Njoftime

Proklamatat Presidenciale mbi Koronavirusin e ri

4 shkurt, 2021

Hyrja e shtetasve të huaj që ndodheshin fizikisht të pranishëm në listën e mëposhtme të vendeve brenda 14 ditëve para hyrjes së tyre ose përpjekjes për hyrje në Shtetet e Bashkuara është pezulluar, sipas Proklamatave të Presidentit 9984, 9992, 9993, 9996 dhe 10041, Proklamata Presidenciale e lëshuar më 25 janar:

  • Afrika e Jugut;
  • Brazili;
  • Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, duke përjashtuar territoret jashtë shtetit jashtë Evropës;
  • Republika e Irlandës;
  • 26 vendet që përbëjnë Zonën Shengen (Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra)
  • Republika Islamike e Iranit; dhe
  • Republika Popullore e Kinës, duke mos përfshirë Rajonet e Veçanta Administrative të Hong Kongut dhe Makaut.

Ekzistojnë përjashtime të caktuara nga pezullimi i hyrjes, duke përfshirë përjashtime për banorët e përhershëm të ligjshëm të SH.B.A.-së dhe disa anëtarë të familjes së shtetasve të SH.B.A.-së dhe banorë të përhershëm të ligjshëm, ndërmjet përjashtimeve të tjera të renditura në proklamata. Nëse banoni, keni udhëtuar së fundmi ose keni ndërmend të kaloni tranzit apo të udhëtoni në listën e mësipërme të vendeve para udhëtimit tuaj të planifikuar në Shtetet e Bashkuara, ju rekomandojmë që të shtyni takimin tuaj e intervistës për vizë deri në 14 ditë pas largimit tuaj nga vendi(et) subjekt i proklamatës. Për më tepër, nëse jeni duke përjetuar simptoma të ngjashme me gripin ose besoni se mund të keni qenë i ekspozuar ndaj koronavirusit të ri, ju inkurajojmë fuqimisht që të shtyni takimin tuaj me të paktën 14 ditë.

Ju lutemi të vizitoni lidhjen për informacion shtesë: https://travel.state.gov/content/travel/en/News/visas-news/presidential-proclamation-coronavirus.html

Shtrirja e Vlefshmërisë së Tarifës së Vizës

4 shkurt, 2021

Departamenti i Shtetit të U.S, e kupton se një numër i madh aplikuesish/esh për viza e kanë bërë pagesën për procedimin e aplikimit të vizës dhe janë ende duke pritur për të lënë orarin për këtë gjë. Ne po punojmë me dedikim për të rinisur të gjitha proceset e veprimit me vizat, sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të sigurt që të jetë e mundur. Ndërkohë, rrini të qetë se Misioni i U.S do të rrisë kohën e vlefshmërisë së pagesës suaj (të njohur si pgesa MRV) deri më 30 Shtator, 2022. Kjo me qëllim për t'u dhënë mundësinë të gjithë aplikantëve/eve, të cilët/cilat nuk mundën të lenë një takim për vizën, si rrjedhojë e ndërprerjes së veprimeve rutinë konsulore, të lenë një orar dhe/ose një takim për vizë me pagesën tashmë të kryer. Lutemi të vazhdoni të monitoroni këtë adresë për informacion lidhur me kohën kur do t'u rikthehemi veprimeve rutinë për vizat.

Shfuqizimi i Proklamatave Presidenciale 9645 dhe 9983

4 shkurt, 2021

Më 20 Janar 2021, Presidenti Biden nënshkroi një Proklamatë Presidenciale të titulluar "Fundi i Ndalimeve Diskriminuese për Hyrje në Shtetet e Bashkuara". Kjo proklamatë i jep fund kufizimeve të udhëtimit sipas Proklamatave Presidenciale 9645 dhe 9983 që kishin pezulluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të disa shtetasve, të bazuar në llojin e vizës, nga Burma, Eritrea, Irani, Kirgistani, Libia, Nigeria, Koreja e Veriut, Somalia, Sudani, Siria, Tanzania, Venezuela dhe Jemeni. Ju lutemi të vizitoni lidhjen për informacion shtesë: https://travel.state.gov/content/travel/en/News/visas-news/rescission-of-presidential-proclamations-9645-and-9983.html

CDC Zgjeron Kërkesat e Testit Negativ COVID-19 për të Gjithë Pasagjerët Ajrorë që Hyjnë në Shtetet e Bashkuara

2 shkurt, 2021

Që nga 26 janari, Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (Centers for Disease Control and Prevention - CDC) do të kërkojnë që të gjithë pasagjerët ajrorë që hyjnë në Shtetet e Bashkuara të paraqesin një test negativ COVID-19 (një test zbulimi viral për SARS-CoV-2 të aprovuar ose autorizuar nga autoriteti përkatës kombëtar), të kryer brenda 72 orëve nga nisja. Linjat ajrore duhet të konfirmojnë rezultatin negativ të testit për të gjithë pasagjerët para se të hipin në bord. Linjat ajrore duhet të refuzojnë hipjen e pasagjerëve nëse nuk japin dokumentacionin e një testi negativ ose rikuperimi. Kjo kërkesë është e ndarë nga procesi i aplikimit për vizë. Të gjitha Njoftimet Presidenciale që kufizojnë udhëtimin për shkak të COVID-19 mbeten në vend dhe vazhdojnë të zbatohen për udhëtarët e mundshëm, pavarësisht nga rezultatet e testit ose statusi i vaksinimit. Udhëtarët që mbajnë një Përjashtim prej Interesit Kombëtar gjithashtu mbeten subjekt i të gjitha kërkesave të zbatueshme të testimit para nisjes. Për më shumë informacion mbi heqjen dorë nga kërkesa e testimit, ju lutemi referojuni informacionit specifik të vendit të paraqitur në lidhjet e faqeve të internetit në tabelën më poshtë:

Ireland:
https://ie.usembassy.gov/covid-19-information/

Israel:
https://il.usembassy.gov/covid-19-information/

Italy:
https://it.usembassy.gov/covid-19-information/

Jamaica:
https://jm.usembassy.gov/covid-19-information-jamaica/

Kenya:
https://ke.usembassy.gov/covid-19-information/

Kosovo:
https://xk.usembassy.gov/coronavirus/

Mexico:
https://mx.usembassy.gov/u-s-citizen-services/covid-19-information/

Netherlands:
https://nl.usembassy.gov/covid-19-information-3/

North Macedonia:
https://mk.usembassy.gov/covid-19-information/

Paraguay:
https://py.usembassy.gov/covid-19-information-2/

Peru:
https://pe.usembassy.gov/covid-19-information/

Portugal:
https://pt.usembassy.gov/covid-19-information/

Rwanda:
https://rw.usembassy.gov/health-alert-covid-19-information/

Senegal:
https://sn.usembassy.gov/covid-19-information/

Serbia:
https://rs.usembassy.gov/serbia-covid-19-information/

South Africa:
https://za.usembassy.gov/covid-19-information-2/

Spain:
https://es.usembassy.gov/covid-19-information/

Tanzania:
https://tz.usembassy.gov/covid-19-information/

Trinidad and Tobago:
https://tt.usembassy.gov/covid-19-information/

Turkey:
https://tr.usembassy.gov/covid-19-information-2/

Uganda:
https://ug.usembassy.gov/covid-19-information-page/

United Arab Emirates:
https://ae.usembassy.gov/u-s-citizen-services/covid-19-information/

United Kingdom:
https://uk.usembassy.gov/covid-19-coronavirus-information/

Uruguay:
https://uy.usembassy.gov/covid-19-information/

Zambia:
https://zm.usembassy.gov/covid-19-information-2/

Pyetje dhe përgjigje në lidhje me "Kërkesa për testin negativ Covid-19":

Pyetje: Po prindërit amerikanë që udhëtojnë jashtë shtetit për të kryer birësime ndërkombëtare?

Përgjigjje: Qytetarët amerikanë që kryejnë birësime jashtë shtetit duhet të rishikojnë udhëzimet e CDC-së në lidhje me udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi zbatohet si për prindërit ashtu edhe për fëmijët.

Pyetje: A do të fillojë Departamenti i Shtetit të kërkojë prova të një vaksinimi ose testi COVID-19 për aplikantët për vizë?

Përgjigjje: Nuk kemi për të njoftuar asnjë ndryshim për kërkesat për vizë në këtë kohë. Informacioni në lidhje me vaksinat e kërkuara për aplikantët për viza emigruese mund të gjendet në faqen tonë të internetit: https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/immigrate/the-immigrant-visa-process/step-10-prepare-for-the-interview/medical-examination-faqs.html.

Pyetje: Duke qenë se CDC ka filluar të kërkojë teste negative për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, a do të jenë në gjendje shtetasit e huaj me një test negativ ose vaksinë të marrin një vizë/të hyjnë në Shtetet e Bashkuara edhe nëse normalisht do të kufizoheshin nga një prej Proklamatave Presidenciale? Nëse ndonjë shtetas i huaj merr një Përjashtim të Interesit Kombëtar, a do të përjashtohet ai nga kërkesa për test negativ?

Përgjigjje: Të gjitha Proklamatat Presidenciale që kufizojnë udhëtimin për shkak të COVID-19 mbeten në fuqi dhe vazhdojnë të zbatohen për udhëtarët e mundshëm të zbatueshëm, pavarësisht nga rezultatet e testit ose statusi i vaksinimit. Udhëtarët që mbajnë një Përjashtim të Interesit Kombëtar gjithashtu mbeten subjekt i të gjitha kërkesave të zbatueshme të testimit para nisjes. Për më shumë informacion në lidhje me kërkesat për testim, ne ju referojmë te Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pyetje: Nëse fuqia juaj punëtore tani po vaksinohet, a do të rifilloni shërbimet e plota për vizë në të gjitha vendet e shërbimit?

Përgjigjje: Shëndeti dhe siguria si e fuqisë punëtore ashtu edhe e klientëve tanë mbetet kryesorja. Ambasadat dhe konsullatat amerikane po punojnë për të rifilluar shërbimet rutinë të vizave në bazë të vendndodhjes, në përputhje me të dhënat e shëndetit publik dhe kushtet vendore. Ne do të rifillojmë të gjitha shërbimet në të gjithë botën kur është e sigurt dhe e përshtatshme për ta bërë këtë. Shikoni faqen e internetit të çdo ambasade apo konsullate amerikane për informacion në lidhje me statusin e funksionimit dhe cilat shërbime ofron aktualisht.

Ambasadat dhe konsullatat tona kanë vendosur masa mbrojtëse për të mbajtur të sigurt stafin dhe klientët, duke përfshirë zbatimin e distancimit fizik në dhomat tona të pritjes, planifikimin e më pak intervistave në të njëjtën kohë, dezinfektimin e shpeshtë të zonave me prekje të lartë dhe ndjekjen e rregullave lokale të shëndetit dhe sigurisë. Këto masa mbrojtëse të nevojshme kanë zvogëluar përkohësisht kapacitetin e përpunimit të vizave në shumë nga vendndodhjet tona, duke u kërkuar atyre që t'i japin përparësi rasteve më urgjente dhe kritike. Për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e aplikantëve për vizë, këto masa do të qëndrojnë në fuqi edhe pasi i gjithë stafi ynë të ketë marrë vaksinat COVID-19.

Pyetje: Ka raportime për shtetas të huaj që udhëtojnë për në Florida për të marrë vaksina. A lejohet kjo sipas ligjit?

Përgjigjje: Kërkimi i trajtimit mjekësor në Shtetet e Bashkuara është një qëllim i lejuar i udhëtimit për individët që kanë një vizë vizitori të vlefshme; mund të gjeni më shumë informacion këtu: https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visitor.html. Për pyetje në lidhje me hyrjen në Shtetet e Bashkuara sipas Programit të Heqjes Dorë nga Viza, ne ju referojmë te Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Për pyetje në lidhje me të drejtën e individëve për të marrë vaksinën në Shtetet e Bashkuara si pjesë e një grupi prioritar, ne ju referojmë tek autoritetet lokale të shëndetit.

Pyetje: Çfarë do të ndodhë me shtetasit amerikanë ose shtetasit e huaj që paraqesin rezultate negative të falsifikuara ose të paligjshme të testit COVID në mënyrë që të përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara?

Përgjigjje: Sipas urdhrit nga CDC, udhëtarët duhet të paraqesin një rezultat testimi të verifikuar, të dokumentuar te kompania ajrore e tyre në mënyrë që të udhëtojnë. Individëve që zbulohet se kanë dhënë rezultate të falsifikuara ose të paligjshme të testimit mund t'u refuzohet hipja në bord dhe/ose hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ne ju referojmë te CDC, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Transportit për informacion mbi zbatimin.

Pyetje: A do të lejohen udhëtarët të kërkojnë heqjen dorë nga kërkesa e testimit të CDC (përjashtime) për arsye urgjence ose humanitare në Ambasada dhe Konsullata?

Përgjigjje: Heqja dorë nga kërkesa e testimit mund të jepet nga CDC në një rast jashtëzakonisht të kufizuar sipas rastit kur duhet të ndodhin udhëtime të jashtëzakonshme urgjence, të tilla si evakuimi mjekësor urgjent, për të ruajtur shëndetin ose sigurinë e dikujt dhe testimi nuk mund të kryhet para udhëtimit. Individët që besojnë se plotësojnë kriteret do të gjejnë informacione se si të kërkojnë heqjen dorë në rast urgjence urgjencës në faqen e internetit të Ambasadës ose Konsullatës më të afërt të SHBA. Nuk ka heqje dore në dispozicion përmes këtij procesi për individët që rezultojnë pozitivë me COVID-19.

Pyetje: Nëse jam vaksinuar, a duhet të paraqes një test negativ COVID për të fluturuar në Shtetet e Bashkuara? Pse?

Përgjigjje: Të gjithë udhëtarët e moshës dy vjeç e lart i nënshtrohen urdhrit, madje edhe ata që kanë marrë një vaksinë COVID-19. Për pyetje në lidhje me kërkesat e testimit, ne ju referojmë te CDC, e cila ka informacion mbi Kërkesën për Provë Testi Negativ COVID-19 ose Shërim nga COVID-19 për të gjithë Pasagjerët Ajrorë që Mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara dhe Pyetjet e Bëra Shpesh në lidhje me Vaksinimin ndaj COVID-19.

Pezullimi i Hyrjes së Disa Emigrantëve dhe Joimigrantëve të Caktuar Që Paraqesin një Rrezik për Tregun e Punës në SHBA

1 janar, 2021

Më 31 Dhjetor 2020, Presidenti nënshkroi një Njoftim Presidencial mbi Pezullimin e Hyrjes së Emigrantëve dhe Joimigrantëve të Cilët Vazhdojnë të Paraqesin një Rrezik për Tregun e Punës të Shteteve të Bashkuara. Ky njoftim zgjeron Njoftimet Presidenciale (P.P.) 10014 dhe 10052 deri më 31 mars 2021. P.P. 10014 pezullon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të aplikantëve të caktuar të vizave emigruese, ndërsa P.P. 10052 pezullon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të aplikantëve të caktuar të vizave joimigruese të cilët paraqesin rrezik për tregun e punës në SHBA gjatë rimëkëmbjes ekonomike pas shpërthimit të ri të koronavirusit. Konkretisht, pezullimi në P.P. 10052 zbatohet për aplikantët për viza H-1B, H-2B dhe L-1; Aplikantët e vizave J-1 që marrin pjesë në programet e praktikës, praktikantit, mësuesit, këshilltarit të kampit, au pair ose punës në verë; dhe çdo bashkëshort ose fëmijë i aplikantëve të mbuluar që aplikojnë për viza H-4, L-2, ose J-2. Shtetasit amerikanë, banorët me qëndrim të përhershëm të ligjshëm dhe të huajt që janë ose ishin brenda Shteteve të Bashkuara ose ata që mbajnë viza të vlefshme jo-emigruese ose emigruese në datën efektive nuk i nënshtrohen pasojave të këtij njoftimi.

Informacion urgjent për aplikantët për vizë në lidhje me koronavirusin e ri

16 shtator, 2020

Për shkak të pandemisë globale COVID-19, Qeveria e SHBA ka vendosur kufizime dhe kërkesa që mund të ndikojnë në udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara. Ju lutemi rishikoni informacionin më poshtë përpara se të planifikoni ose të merrni pjesë në një takim të lidhur me vizën.

Proklamatat Presidenciale mbi Koronavirusin e ri

Shtrirja e Vlefshmërisë së Tarifës së Vizës

CDC Zgjeron Kërkesat e Testit Negativ COVID-19 për të Gjithë Pasagjerët Ajrorë që Hyjnë në Shtetet e Bashkuara

Shfuqizimi i Proklamatave Presidenciale 9645 dhe 9983:


U.S. Visa and Travel Updates

For the latest information from the U.S. Department of State regarding visa issues and travel to the United States, please visit: https://travel.state.gov/content/travel/en/News/visas-news.html.

VISAS: National Interest Exemptions for Certain Professional Athletes and their Essential Staff and Dependents

2 qershor, 2020

On May 22, Department of Homeland Security (DHS) Acting Secretary Wolf signed an order exempting certain foreign professional athletes who compete in professional sporting events organized by certain leagues from Presidential Proclamations 9984, 9992, 9993, and 9996. This exemption only applies to certain professional athletes, essential staff, team and league leadership, spouses, and dependents. Individuals who believe they may qualify under this exemption should ask their athletic league representative to contact DHS for guidance on whether they are exempted.

  • If you have a valid visa and have questions about this order, please contact your athletic league representative to clear proposed travel with DHS.
  • If your athletic league or group has been exempted by DHS and you require a visa to travel, follow the instructions on the website of your nearest Embassy or Consulate to complete your application and request a visa appointment.
  • Embassies and consulates have canceled all routine immigrant and nonimmigrant visa appointments as of March 20, 2020, but will continue to provide emergency and mission-critical visa services as resources and local conditions allow.  Travel by individuals excepted by DHS under this order may qualify as mission-critical. Please see these notices which contain detailed information about the current status of visa services worldwide and visa restrictions related to the COVID-19 global pandemic:  https://travel.state.gov/content/travel/en/traveladvisories/ea/covid-19-visa-services-and-restrictions.html.

Covid-19 - Visa Services and Restrictions

21 maj, 2020

In response to significant worldwide challenges related to the COVID-19 pandemic, the Department of State has temporarily suspended routine visa services at all U.S. Embassies and Consulates. Embassies and consulates have canceled all routine immigrant and nonimmigrant visa appointments as of March 20, 2020, but will continue to provide emergency and mission-critical visa services as resources and local conditions allow. We will resume routine visa services as soon as possible but are unable to provide a specific date at this time. Please see these notices which contain detailed information about the current status of visa services worldwide and visa restrictions related to the COVID-19 global pandemic: https://travel.state.gov/content/travel/en/traveladvisories/ea/covid-19-visa-services-and-restrictions.html.

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

6 shtator, 2019

Duke filluar nga data 1 tetor 2019, të gjithë qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të aplikojnë për vizë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë.

Klikuni këtu për të caktuar termin për një vizë Joimigruese, në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë.

Extension of Validity for Venezuelan Passports

12 qershor, 2019

As of June 7, 2019 the Department of State recognizes that previously issued Venezuelan passports and “prorrogas” have been extended by decree of interim Venezuelan President Guaido for an additional five years past their printed date of expiration. Passports rendered valid by this decree will be accepted for visa and other consular services.