Si të aplikoni / Informacioni i përgjishëm i vizës

Pamja e përgjithshme

Në përgjithesi, një shtetas i një shteti të huaj që kërkon të hyjë në SHBA duhet, së pari, të marrë një vizë të SHBA-së, e cila vendoset në pasaportën e udhëtarit. Disa udhëtarë ndërkombëtare mund të kualifikohen për të hyrë në Shtetet e Bashkuara pa vizë nëse plotësojnë kërkesat e programit të Mosnevojitjes së Vizave për të hyrë në ShBA. Programi i udhëtimit pa vizë (VWP) lejon që udhëtarët, me një pasaportë të vlefshme elektronike, të hyjnë në Shtetet e Bashkuara pa vizë për deri në 90 ditë për arsye biznesi ose turizmi. Për të vërtetuar kualifikimin e juaj për Programin e Udhëtimit Pa Vizë ju lutemi vizitoni https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visa-waiver-program.html. Të gjithë atyre që udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara për arsye tjetër, përveç biznesit ose kënaqësisë, u duhet vizë.


A më duhet vizë për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara?

Maqedoni e Veriut dhe Kоsovë nuk është pjesmarrëse në programin Udhëtimit pa Vizë. Shtetasi i Maqedoni e Veriut dhe Kоsovë duhet të aplikojnë për vizë Jo Imigruese më qëllim të udhethojnë për në Shtetet e Bashkuara..

Megjithatë, nëse udhëtojnë nga Maqedoni e Veriut dhe Kоsovë por janë shtetas i një vend i cili  merr pjesë në Programin e Udhëtimit pa Vizë, ju lutemi autorizoni në Programin e Udhëtimit pa Vizë në https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visa-waiver-program.html të percaktoni nëse jeni qytetar i një vendi qe merr pjesë në Programin e Udhëtimit pa Vizë.

Udhëtarët që kualifikohen për programin e Mosnevojitjes së Vizës për të hyrë në ShBA duhet të marrin autorizim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara duke përdorur Sistemin Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA) në https://esta.cbp.dhs.gov/esta. Udhëtarët aplikimi ESTA i të cilëve është refuzuar dhe përsëri duan të udhëtojnë për të Shtetet e Bashkuara, duhet të plotësojnë një aplikim për Vizë Jo-Imigruese në këtë faqe interneti.

Disa udhëtarë që janë qytetarë të një shteti partner të Programit të udhëtimit pa viza mund të mos arrijnë ende të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara në kuadër të këtij programi. Nëse keni udhëtuar në Iran, Irak, Libi, Sudan, Siri, Somali ose Jemen pas muajit mars 2011, atëherë nuk i plotësoni kushtet të ketij programit për udhëtim (ESTA). Në mënyrë të ngjashme, nëse keni shtetësi nga Irani, Iraku, Sudani ose Siria, aplikimi juaj ESTA mund të refuzohet. Këta udhëtarë duhet të aplikojnë për një vizë jo emigruese para datës së dëshiruar të udhëtimit, që të largohen nga vonesa e panevojshme.

Udhëtarët që duhet të udhëtojnë uregjent, mund të kërkojnë një takim të përshpejtuar për vizë. Për të kërkuar një takim të përshpejtuar për vizë, udhëtari duhet të planifikojë në fillim një takim të rregullt për vizë për datën më të afërt dhe më pas lajmërohuni në llogarinë tuaj zgjedheni lidhjen "Vazhdoni" pastaj klikoni "Kërkoni takim të përshpejtuar" dhe i ndiqni udhëzimet. Në kërkesën udhëtari duhet të përfshijë datën dhe qëllimin e udhëtimit, si dhe një kopje të çdo mesazhi nga Departamenti amerikan i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit që ai/ajo ka marrë në lidhje me statusin e tij/saj të sistemit ESTA dhe, nëse është e vlefshme, pse është refuzuar aplikimi ESTA.

Më shumë informacione mbi kufizimet për udhëtimin sipas Programit të Udhëtimit pa Vizë, duke përfshirë kërkesën për një pasaportë elektronike, janë të disponueshme në https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visa-waiver-program.html.


Hapat që nevojiten për të aplikuar për një vizë të ShBA-së

Nëse ju duhet të aplikoni për një vizë që të udhëtoni në ShBA- procesi përfshin hapat e mëposhtëm:

  1. Përcaktoni llojin e vizës që ju duhet për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Informacioni rreh llojeve të vizave mund të gjendet në https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/all-visa-categories.html.
  2. Plotësoni formularin e aplikimit DS-160 në internet. DS-160 është një formular i qeverisë së ShBA-së në internet dhe mund të plotësohet në https://ceac.state.gov/CEAC. Secili aplikues duhet ta plotësojë këtë formular përpara se të përdorë shërbimet në këtë faqe interneti.
  3. Kthehuni në këtë faqe interneti dhe plotësoni hapat e mëtejshëm të aplikimit për të catkaur një takim në Seksionin Konsullor:
    • Krijoni një llogari përdoruesi
    • Vendosni numrin e konfirmimit DS-160 për secilin aplikues që aplikon për një Vizë
    • Plotësoni procesin e kthimit të dokumenteve nga korrieri
    • Paguani tarifën(at) e aplikimit për vizë jo imigruese (MRV)
    • Caktoni një takim në Seksionin Konsullor
  4. Ndiqni takimin në Sekcionin Konsullor.
  5. Pas intervistës tuaj, ndiqni udhëzimet specifike të dhëna nga seksioni konsullor ose kontrolloni këtë faqe interneti për statusin e vizës dhe informacione për dërgimin.

Shënim: Aplikantët e një grupmoshe të caktuar që rinovojnë një vizë të mëparshme të Shteteve të Bashkuara mund të kenë të drejtën të aplikojnë për një vizë pa marrë pjesë në një intervistë konsullore. Përshtatshmëria për anulimin e intervistës do të përcaktohet ndërkohë që aplikanti kryen procesin e planifikimit të një takimi nëpërmjet kësaj faqeje. Vendimi do të merret bazuar në përgjigjet e dhëna për kriteret kualifikuese.


Zbulimi i një gabimi në vizën tuaj

Informacioni i printuar në një vizë të lëshuar nga ShBA-ja duhet të jetë i njëjtë me informacionin në pasaportën e aplikuesit. Nëse zbuloni një gabim (gabim drejtshkrimi, gabim në datën e lindjes, gabim në datën e skadencës, etj) në vizën tuaj të ShBA-së, aplikuesi ose personi i autorizuar aplikuesi ose përfaqësuesi i autorizuar mund të dërgojë e-mail në consularskopje@state.gov dhe të presë udhëzime të mëtutjeshme nga Seksioni Konsullor.


Viza e Refuzuar

Nëse një aplikuesit i është refuzuar viza, zyrtari konsullor do t’i japë aplikuesit një letër në të cilën do të shpjegohet pse i është refuzuar viza.

Nëse letra e refuzimit ka të shënuar 214(b), do të shpjegojë në përgjithësi se aplikimi nuk kualifikohet për një vizë në ndjekje të ligjeve të imigracionit të SHBA-së. Nëse aplikuesi zgjedh të aplikojë sërish, ai duhet të paraqesë një aplikim të ri, të paguajë një pagesë të re për vizën dhe duhet të japë informacion se si kanë ndryshuar rrethanat që nga aplikimi i mëparshëm për vizë.

Nëse letra e refuzimit ka të shënuar 221(g), në përgjithësi do të përfshijë veprime shtesë që duhet të kryejë aplikuesi për të vazhduar me aplikimin e tyre për vizë. Letra do të ketë edhe udhëzime se si të kryhen hapat shtesë të kërkuar. Aplikuesit nuk do t'i duhet ta paguajë përsëri tarifën e aplikimit për vizë.

Në disa raste aplikimet kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm administrativ, që mund ta vonojë gjykimin për vizë. Në rast se shqyrtimi administrativ kërkohet, letra po ashtu do të ketë të shënuar 221(g) dhe do të jepen udhëzime shtesë.

Nëse keni nevojë për informata specifike në lidhje me Refuzimin e Vizës, Ju lutemi klikoni linkun: https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/visa-denials.html.