Pyetje që Bëhen Shpesh

Pyetje të përgjithshme

  1. Cili është qëllimi i kësaj faqeje?
  2. A është e vërtetë se një kompani, faqe interneti ose individ tjetër mund të marrë një vizë të ShBA-së më shpejt se nëpërmjet këtij shërbimi?
  3. A është e vërtetë se një kompani, një faqe interneti ose individ mund të garantojë lëshimin e një vize të ShBA-së?
  4. Si mund ta mësoj nëse kualifikohen për Programin e Mosnevojitjes së Vizës?
  5. A mund të më ndihmoni me DS-160? Nuk e di se çfarë të vendos në një fushë të caktuar. Nuk mund ta ngarkoj fotografinë time siç duhet. Nuk arrij të marr një email konfirmimi. Nuk mund të printoj asnjë nga faqet e mia të konfirmimit.
  6. Pse përdoret adresa ime e emailit në këtë ueb faqe?
  7. Çfarë do të ndodhë me formularin tim DS-160 online në internet nëse une caktoj një takim në një Seksion Konsullor të Shteteve të Bashkuara ku do ta dorëzoj dukentacionin për aplikim të një vizë, por në fund takimi për intervistë do të caktohet në një Seksion tjetër Konsullor të Shteteve të Bashkuara?
  8. A ka një kërkesë për të siguruar identifikuesit e mediave sociale kur aplikojnë për një vizë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Pyetjet lidhur me vizat

  1. Çfarë është një vizë?
  2. Cilat lloje vizash janë të disponueshme?
  3. Dëshiroj të aplikoj për një vizë të dyfishtë C1/D dhe B1/B2. Çfarë duhet të bëj?
  4. Kush vendos nëse unë do të marr një vizë?
  5. Sa kohë duhet për të shqyrtuar aplikimin tim për vizë?
  6. Çfarë është “shqyrtimi administrativ”?
  7. Për sa kohë jam i autorizuar të qëndroj në Shtetet e Bashkuara?
  8. Si mund të aplikoj për dy lloje vizash në të njëjtën kohë?
  9. Pasi do ta marrë vizën, a kam të drejtë të hyj në Shtetet e Bashkuara?
  10. Unë kam ndryshuar emrin tim. A është ende e vlefshme viza ime e Shteteve të Bashkuara me emrin tim të vjetër?
  11. Duhet ta caktoj udhëtimin para intervistë?

Pyetje mbi Rinovimet dhe Zgjatjet e Vizave

  1. Si mund ta zgjas vizën time?
  2. Unë kam një vizë jo-imigruese që do të skadojë së shpejti. A më duhet të kaloj në gjithë procesin e aplikimit për vizë përsëri?

Pyetje mbi pasaportën

  1. Përse më duhet një faqe bosh në pasaportën time?
  2. Unë kam dy nënshtetësi. Cilën pasaportë duhet të përdor për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara?
  3. Pasaporta ime me një vizë të vlefshme është vjedhur. Çfarë duhet të bëj?
  4. Për sa kohë duhet të jetë e vlefshme pasaporta ime që të aplikoj për një vizë të ShBA-së?
  5. Duheshte ta zëvendësoja pasaportën para datës së caktuar të takimit. Cfarë duhet të bëj?
  6. Pasaporta ime ka skaduar por viza ime amerikane është ende aktive. Çfarë duhet të bëj?

Pyetje mbi pagesën për vizën

  1. Aplikimi im u refuzua. A mund të më rimbursohet pagesa e vizës?
  2. Më ndhodhi një gabim të sistemit kur bëja pagesën time për aplikimin për vizë në internet. A u pranua pagesa ime? Si ta marr numrin e faturës time të pagesës për aplikimin për vizë?
  3. A mund ta shes ose t'ia jap pagesën time (MVR) për vizë dikujt tjetër?
  4. Unë kam paguar shumën e gabuar të tarifës MRV, çfarë duhet të bëj?
  5. Unë e kam paguar shumën MRV pas datës së skadimit, çfarë duhet të bëj?
  6. Unë kam paguar më shumë për tarifën time MRV, çfarë duhet të bëj?
  7. Ku mund t’i gjej kushtet e përgjithshme të pagesës së tarifës së aplikimit për vizë (MRV)?

Pyetje mbi Takimet për Vizë

  1. Më duhet një takim i përshpejtuar dhe nuk ka takime në disponim, Çfarë duhet të bëj?
  2. Si mund ta ricaktoj ose anuloj një takim?
  3. Çfarë ndodh nëse e kam humbur intervistën time?
  4. Ku duhet t’i paraqesë ankesat aplikuesi?
  5. Si mund të shtoj ose të ndryshoj anëtarët për një takim grupi të caktuar?
  6. Kush mund të më shoqëron në intervistë ?
  7. A është e domosdoshme që të gjithë aplikuesit për vizë të paraqiten personalisht në intervistën në konsullatë?
  8. A mund t'i ndrishoj informacionet e mia pas caktimit të një takimit nëse kam bërë ndonjë gabim?

Pyetje mbi dërgesën e dokumenteve

  1. Si mund t’i ndjek dokumentet e mia që ia kam dërguar Seksionit Konsullor?
  2. Si mund ta marr pasaportën/vizën pasi aplikimi të jetë shqyrtuar?
  3. A mund ta ndryshoj vendin e marrjes së dokumenteve? A mund ta ndryshoj për dërgesë në shtëpi?
  4. Kanë kaluar më shumë se 2 javë që nga intervista ime në Seksionin Konsullor, kur mund t'i marr dokumentet e mia?
  5. A mund ta shpejtoj korrierin që të mi kthejë dokumentet e mia?
  6. A mund të dërgojë dokumentet e mia në Seksionin Konsullor përmes postës?
  7. Kam pranuar udhëzime nga Seksioni Konsullor që duhet të dorëzoj dokumentacion shtesë në lidhje me aplikimin tim për vizë. Çfarë duhet të bëj?
  8. Si mund ta ndjeki procedurën e dorëzimit të dokumentacionit?

Pyetje të përgjithshme

  1. Cili është qëllimi i kësaj faqeje?
  2. Departamenti i Shtetit të ShBA-së ka kontraktuar CSRA-në që të ofrojë të gjitha ose disa nga shërbimet e mëposhtme të Vizave Jo-imigruese për Maqedoni e Veriut dhe Kоsovë:

    1. Informacion për Shërbimin e Vizave (Internet, IVR dhe Qendra e telefonatave)
    2. Pagesën për Marrjes e Vizës
    3. Caktimin e Rishikimit/Intervistës së aplikimit për vizë
    4. Shërbimet e korrierit për dërgimin dhe marrjen e dokumenteve të vizës

    CSRA është i vetmi entitet i autorizuar që të ofron këto shërbime në këtë vend në emër të Departamentit të Shtetit të ShBA-së. Nëse përdorni një kompani tjetër për t’ua ofruar këto shërbime, kompania përsëri duhet të përdorë shërbimet në këtë faqe interneti.

  3. A është e vërtetë se një kompani, faqe interneti ose individ tjetër mund të marrë një vizë të ShBA-së më shpejt se nëpërmjet këtij shërbimi?
  4. Jo. Të gjitha kompanitë dhe individët duhet të përdorin këtë shërbim për të marrë një vizë. Asnjë individi ose kompanie nuk i jepet përparësi. Të gjitha pretendimet si palë të treta që thonë se mund të garantojnë hyrje më të shpejtë ne shërbimin e Departamentit të Shtetit të ShBA-së janë mashtrime.

    Çfarë ndodh nëse paguaj më shumë para?
    Asnjë individi ose kompanie nuk i jepet më shumë preferencë. Të gjitha pretendimet e tilla janë mashtrime.

  5. A është e vërtetë se një kompani, një faqe interneti ose individ mund të garantojë lëshimin e një vize të ShBA-së?
  6. Jo. Të gjitha pretendimet e tilla janë mashtrime.

  7. Si mund ta mësoj nëse kualifikohen për Programin e Mosnevojitjes së Vizës?
  8. Për të përcaktuar nëse i plotësoni kushtet për Programin e Udhëtimit pa Vizë., vizitoni https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visa-waiver-program.html. Gjithashtu mund ta vizitoni edhe faqen e internetit të Sistemit Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA) në https://esta.cbp.dhs.gov/esta.

    Disa udhëtarë që janë qytetarë të një shteti partner të Programit të udhëtimit pa viza mund të mos arrijnë ende të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara në kuadër të këtij programi. Nëse keni udhëtuar në Iran, Irak, Libi, Sudan, Siri, Somali ose Jemen pas muajit mars 2011, atëherë nuk i plotësoni kushtet të ketij programit për udhëtim (ESTA). Në mënyrë të ngjashme, nëse keni shtetësi nga Irani, Iraku, Sudani ose Siria, aplikimi juaj ESTA mund të refuzohet. Këta udhëtarë duhet të aplikojnë për një vizë jo emigruese para datës së dëshiruar të udhëtimit, që të largohen nga vonesa e panevojshme.

    Udhëtarët që duhet të udhëtojnë uregjent, mund të kërkojnë një takim të përshpejtuar për vizë. Për të kërkuar një takim të përshpejtuar për vizë, udhëtari duhet të planifikojë në fillim një takim të rregullt për vizë për datën më të afërt dhe më pas lajmërohuni në llogarinë tuaj zgjedheni lidhjen "Vazhdoni" pastaj klikoni "Kërkoni takim të përshpejtuar" dhe i ndiqni udhëzimet. Në kërkesën udhëtari duhet të përfshijë datën dhe qëllimin e udhëtimit, si dhe një kopje të çdo mesazhi nga Departamenti amerikan i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit që ai/ajo ka marrë në lidhje me statusin e tij/saj të sistemit ESTA dhe, nëse është e vlefshme, pse është refuzuar aplikimi ESTA.

    Më shumë informacione mbi kufizimet për udhëtimin sipas Programit të Udhëtimit pa Vizë, duke përfshirë kërkesën për një pasaportë elektronike, janë të disponueshme në https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visa-waiver-program.html.

  9. A mund të më ndihmoni me DS-160? Nuk e di se çfarë të vendos në një fushë të caktuar. Nuk mund ta ngarkoj fotografinë time siç duhet. Nuk arrij të marr një email konfirmimi. Nuk mund të printoj asnjë nga faqet e mia të konfirmimit.
  10. Ky është vetëm një shërbim për informacionin dhe caktimin e takimeve të vizave. Çdo këshillë për t’ju ndihmuar ose për t’ju dhënë informacion ose ndihmë për formularin DS-160 mund të gjendet në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të ShBA-së. Përgjigjet për pyetjet e shpeshta mbi formularin e aplikimit DS-160 mund të gjenden në https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/forms/ds-160-online-nonimmigrant-visa-application/ds-160-faqs.html.

  11. Pse përdoret adresa ime e emailit në këtë ueb faqe?
  12. Adresa juaj e emailit do të shfrytëzohet si emër i përdoruesit për të hyrë në llogarinë tuaj. Të gjitha njoftimet prej kësaj ueb faqeje do të dërgohen në adresën e emailit me të cilën jeni regjistruar. Në qoftë se ju nuk pranoni asnjë email nga usvisa-info.com, Ju lutemi shikoni folderat tuaj "Spam" dhe "Junk".

  13. Çfarë do të ndodhë me formularin tim DS-160 online në internet nëse une caktoj një takim në një Seksion Konsullor të Shteteve të Bashkuara ku do ta dorëzoj dukentacionin për aplikim të një vizë, por në fund takimi për intervistë do të caktohet në një Seksion tjetër Konsullor të Shteteve të Bashkuara?
  14. Për informacione të kësaj situatë specifike, vizitoni faqen për pyetjet e shpeshta mbi formularin DS-160 https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/forms/ds-160-online-nonimmigrant-visa-application/ds-160-faqs.html.

  15. A ka një kërkesë për të siguruar identifikuesit e mediave sociale kur aplikojnë për një vizë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
  16. Më 31Maj, 2019, Departmenti i Shtetit rinovoi formularët e aplikimit për viza, për emigrantë dhe jo-emigrantë, për të kërkuar informacion shtesë, përfshi edhe identifikues të mediave sociale, prej pjesës më të madhe të aplikuesëve për vizë amerikane në mbarë botën. Për më shumë informacion, lutemi t'i referoheni përgjigjeve të Departmentit të Shtetit ndaj Pyetjeve më Frekuente.

Pyetjet lidhur me vizat

  1. Çfarë është një vizë?
  2. Qytetarët amerikanë dhe banorët e përhershëm të ligjshëm amerikanë nuk është e nevojshme të marrin një vizë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Në përgjithësi, një qytetar i një shteti të huaj që kërkon të hyjë në Shtetet e Bashkuara duhet të marrë në fillim një vizë amerikane. Udhëtarë të caktuar ndërkombëtarë mund të kenë të drejtën të hyjnë në Shtetet e Bashkuara pa vizë, nëse plotësojnë kërkesat për programin e heqjes së vizës amerikane. Për informacione të mëtejshme, vizitoni faqen e internetit të Departamentit të Shtetit në http://www.travel.state.gov.

  3. Cilat lloje vizash janë të disponueshme?
  4. Ka disa lloje të ndryshme vizash jo-imigruese për udhëtim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara. Lloji i vizës që ju nevojitet varet nga qëllimi i udhëtimit tuaj. Për informacion mbi të gjitha llojet e vizave ju lutemi vizitoni https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/all-visa-categories.html.

  5. Dëshiroj të aplikoj për një vizë të dyfishtë C1/D dhe B1/B2. Çfarë duhet të bëj?
  6. Duhet të plotësoni një formular aplikimi për vizë DS-160 në internet dhe të paguani një tarifë për vizën për të caktuar një takim për vizën tuaj C1/D.

    Në momentin e intervistës, duhet të informoni oficerin konsullor që dëshironi të aplikoni për një vizë të dyfishtë C1/D dhe B1/B2.

    Shënim: Aplikimi për vizë të dyfishtë është për vizën C1/D; nuk pranohet asnjë kombinim tjetër i vizave jo emigruese.

  7. Kush vendos nëse unë do të marr një vizë?
  8. Sipas ligjit amerikan, Departamenti i Shtetit ka përgjegjësinë për lëshimin e vizave, dhe pjesa më e madhe e vizave lëshohet në një nga Ambasadat ose Konsullatat e Departamentit të Shtetit jashtë vendit. Një zyrë konsullore e Shteteve të Bashkuara do të shqyrtojë aplikimin tuaj në kohën e intervistës dhe do të vendosë nëse kualifikoheni për një vizë.

    Një vizë nuk e lejon hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Një vizë thjesht tregon se aplikimi juaj është shqyrtuar nga një oficer konsullor i Shteteve të Bashkuara në një Ambasadë ose një Konsullatë të Shteteve të Bashkuara, dhe se oficeri ka vendosur se ju keni të drejtë të udhëtoni në pikën e hyrjes për një qëllim specifik.

    As CSRA dhe asnjë anëtar i personelit tonë nuk luan rol ose nuk ndikon në rezultatin e aplikimit tuaj për vizë.

  9. Sa kohë duhet për të shqyrtuar aplikimin tim për vizë?
  10. Koha që do t'i duhet Seksionit Konsullor për të shqyrtuar aplikimin tuaj për vizë mund të varet nga:

    • plotësia e aplikimit tuaj për vizë
    • sasia e verifikimit që kërkon aplikimi juaj për vizë mund të ndikojë mbi kohën që duhet për të shqyrtuar aplikimin tuaj
    • Seksionit Konsullor mund të konstatojë se duhet të paraqisni informacion shtesë përpara se të merret një vendim mbi aplikimin tuaj

    Nëse doni të llogaritni se sa gjatë duhet të pritni për të marrë një takim për intervistë, ju lutemi vizitoni mjetin e Departamentit të Shtetit të ShBA-së në internet https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/wait-times.html. Ky mjet në internet do t’ju thotë edhe se sa kohë do të duhet që të shqyrtohet viza në Seksionin Konsullor, pasi të jetë marrë një vendin nga një zyrtar i Konsullatës për të lëshuar një vizë. Ju lutemi vini re se koha e shqyrtimit nuk përfshin kohën e kërkuar për shqyrtimin administrativ.

  11. Çfarë është “shqyrtimi administrativ”?
  12. Është e dmosdoshme një periudhë më të gjatë për përpunimin administrativ për disa aplikime për vizë, dha ajo merr më shumë kohë pas intervistën me ndonjë nënpunës kunsullor dhe kërkuesi. Aplikuesit informohen për këtë gjatë intervistës me nënpunësin kunsullor. Pas intervistës, statusin e aplikimit tuaj për vizë mund ta ndjekni në https://ceac.state.gov/CEAC ose, ndiqni udhëzimet lokale që i keni marrë gjatë intervistës. Për më shumë informacione për përpunimin administrativ ose për pyetje dhe raste specifike, vizitoni https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/administrative-processing-information.html ose faqen e internetit të Seksionit Konsullor.

  13. Për sa kohë jam i autorizuar të qëndroj në Shtetet e Bashkuara?
  14. Aplikantët duhet të jenë të ndërgjegjshëm se një vizë nuk garanton hyrjen e tyre në Shtetet e Bashkuara. Ligjërisht, viza specifikon periudhën gjatë së cilës mbajtësi i saj mund të aplikojë në pikën e hyrjes për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

    Në pikën e hyrjes, një oficer i imigracionit i Shteteve të Bashkuara nga Departamenti për Sigurinë Kombëtare (DHS) vendos nëse do të lejoheni të hyni dhe për sa kohë mund të qëndroni për një vizitë të caktuar, si pjesë e procesit të Pranimit. Vetëm oficeri i imigracionit i Shteteve të Bashkuara ka autoritetin t'ju lejojë të hyni në Shtetet e Bashkuara. Për informacione të mëtejshme, shikoni "Pranimi në Shtetet e Bashkuara dhe kohëzgjatja e qëndrimit tuaj" https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/visa-expiration-date.html.

  15. Si mund të aplikoj për dy lloje vizash në të njëjtën kohë?
  16. Ky shërbim i lejon aplikuesit të paguajnë dhe të caktojnë vetëm një takim për vizë në kohën e caktuar. Seksioni Konsullor mund ta lejojë aplikuesin që të intervistohet të paguajë për një vizë të dytë gjatë takimit të caktuar për vizën e parë.

    Procedura e aplikimit për dy lloje vizash në të njëjtën kohë:

    1. Përdorni këtë faqe interneti ose shërbimin telefonik për të bërë pagesën e vizës dhe për të caktuar një takim për një lloj vize për të cilën doni të aplikoni.
    2. Paraqituni në takimin e caktuar për vizë.
      • Sigurohuni që të keni sjell me vetë të gjithë dokumentacionin për llojin e caktuar të vizës.
      • Përveç kësaj, sigurohuni që të sillni dokumentet dhe pagesën për llojin e dytë të vizës (e pacaktuar).
      • Duhet ti përcaktoni të dy llojet e vizave në formularin tuaj DS-160 në https://ceac.state.gov/genniv.
    3. Në takimin e caktuar, ndiqni udhëzimet e Oficerit Konsullor për të plotësuar procesin e aplikimit për një vizë të dytë, përfshi pagesën për vizën e dytë.
  17. Pasi do ta marrë vizën, a kam të drejtë të hyj në Shtetet e Bashkuara?
  18. Një vizë nuk garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara, por lejon që një qytetat i huaj të udhëtojë për në një pikë hyrjeje të Shteteve të Bashkuara dhe të kërkojë leje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Oficerët e imigracionit të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare kanë autoritetin që të lejojnë ose të refuzojnë hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Kjo faqe interneti (https://www.cbp.gov/travel/international-visitors) për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit të Shteteve të Bashkuara ka më shumë informacione për hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

    Nga data 29 nëntor 2016, qytetarët kinezë me viza 10-vjeçare B1, B2 ose B1/B2 në pasaportat e Republikës Popullore të Kinës kërkohet që të përditësojnë informacionet e tyre biografike dhe informacione të tjera nga aplikimi i tyre për vizë nëpërmjet Sistemit elektronik të përditësimit për vizat (EVUS) para se të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara. Ky përditësim duhet të kryhet çdo dy vjet ose pas marrjes së një pasaporte të re ose të një vize B1, B2 ose B1/B2, cila të ndodhë më parë.

    Regjistrimi në sistemin EVUS është i disponueshëm në https://www.evus.gov. Aktualisht nuk ka asnjë tarifë për regjistrimin në sistemin EVUS. Deri sa të zbatohet një tarifë, udhëtarët mund të regjistrohen në sistemin EVUS pa tarifa. Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve (CBP) do t'i informojë vazhdimisht mbajtësit e vizave për informacione të reja në https://www.cbp.gov/evus.

    自2016年11月29日起,所有持中华人民共和国护照和10年期B1、B2或B1/B2签证的中国公民赴美前,必须通过签证更新电子系统(EVUS)更新与签证申请有关的个人信息和其它信息。此更新须每两年进行一次,或者在获得新护照或新的B1、B2或B1/B2签证时进行更新,以先到期者为准。

    EVUS登记网站为 https://www.evus.gov。目前EVUS登记不收费。在实施收费规定之前,旅客可免费进行登记。美国国土安全部海关和边境保护局(CBP)将通过网站 https://www.cbp.gov/evus 向签证持有人公布最新信息。

  19. Unë kam ndryshuar emrin tim. A është ende e vlefshme viza ime e Shteteve të Bashkuara me emrin tim të vjetër?
  20. Nëse emri juaj është ndryshuar në mënyrë ligjore nëpërmjet martesës, divorcit ose një ndryshimi emri me urdhër gjykate, do të duhet të merrni një pasaportë të re. Pasi të keni një pasaportë të re, Departamenti i Shtetit rekomandon që të aplikoni për një vizë të re të Shteteve të Bashkuara për ta bërë më të lehtë të udhëtoni nga dhe për në Shtetet e Bashkuara.

  21. Duhet ta caktoj udhëtimin para intervistë?
  22. Reptësisht rekomandohet që aplikuesit mos e rezervojnë udhëtimin deri sa ta marrin pasaportën dhe vizën e tyre.

Pyetje mbi Rinovimet dhe Zgjatjet e Vizave

  1. Si mund ta zgjas vizën time?
  2. Nëse doni ta zgjasni qëndrimin tuaj të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara, duhet të plotësoni një kërkesë drejtuar Shërbimeve të Shteteve të Bashkuara për Shtetësinë dhe Imigracionin përpara se qëndrimi juaj i autorizuar të përfundojë. Nëse qëndroni në Shtetet e Bashkuara më gjatë se sa jeni autorizuar, mund të ndaloheni që të ktheheni dhe/ose mund të largoheni (dëboheni) nga Shtetet e Bashkuara. Kontrolloni datën për periudhën e qëndrimit tuaj që nënpunësit të Departamentit të doganëve dhe mbrojte të kufirëve, për të përcaktuar datën kurrë skadon autorizimi i qëndrimit tuaj. Për të mësuar më shumë rreth zgjatjes së vizës tuaj, ju lutemi vizitoni faqen e USCIS në në https://www.uscis.gov/visit-united-states/extend-your-stay.

  3. Unë kam një vizë jo-imigruese që do të skadojë së shpejti. A më duhet të kaloj në gjithë procesin e aplikimit për vizë përsëri?
  4. Po, çdoherë të keni parasysh se kurrë aplikoni për një vizë pa marrë parasysh që viza e juaj akoma është e flefshme duhet ta plotësoni dhe përcjellni gjithë procesin e aplikimit. Megjithëatë, të gjitha ata të një grupëmoshe të caktuar ose ata qe po renovojnë një vizë të mëparshme amerikane mund të kenë të drejtën të aplikojnë për një vizë pa marrë pjesë në intervistën konsullore. E drejta për programnin “Heqjes së intervistës” do të përcaktohet gjatë kohës që aplikuesi vazhdon procesin e planifikimit të një takimit. Përcaktimi do të kryhet duke bazuar përgjigjeve të dhëna për kriteret kualifikuese.

Pyetje mbi pasaportën

  1. Përse më duhet një faqe bosh në pasaportën time?
  2. Vizat Jo-Imigruese të ShBA-së kërkojnë një fletë të plotë të pasaportës që të printohen. Ju lutemi sigurohuni që pasaporta juaj të ketë të paktën 1-2 faqe bosh pa viza/vula për të printuar vizën dhe vulat përkatëse të hyrjes.

  3. Unë kam dy nënshtetësi. Cilën pasaportë duhet të përdor për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara?
  4. Nëse keni nënshtetësi të dyfishtë dhe nuk jeni shtetas i ShBA-së, duhet të zgjidhni nënshtetësinë me të cilën doni të hyni në Shtetet e Bashkuara. Duhet të hyni dhe të largoheni nga Shtetet e Bashkuara duke përdorur të njëjtën pasaportë.

  5. Pasaporta ime me një vizë të vlefshme është vjedhur. Çfarë duhet të bëj?
  6. Nëse pasaporta juaj me Formularin tuaj I-94 ju ka humbur ose jua kanë vjedhur, duhet t’i zëvendësoni menjëherë. Duhet të kryeni disa veprime. Për më shumë informata, shikoni Pasaportat, Vizat dhe Formularët I-94 të humbur ose të vjedhur https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/lost-stolen-visas.html.

  7. Për sa kohë duhet të jetë e vlefshme pasaporta ime që të aplikoj për një vizë të ShBA-së?
  8. Pasaporta duhet të jetë e vlefshme së pakti 6 muaj pas periudhës që aplikuesi ka qëllim të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara përveçse kur ka përjashtime të veçanta në marrëveshjet me një shtet specifik. Për përjashtimet përkatëse. https://www.cbp.gov/document/bulletins/six-month-club-update Gjithashtu, për më shumë informacione, mund ta vizitoni faqen https://travel.state.gov/content/visas/en.html.

  9. Duheshte ta zëvendësoja pasaportën para datës së caktuar të takimit. Cfarë duhet të bëj?
  10. Aplikuesi mund të paraqitet në një takim të caktuar dhe të paraqesë një pasaportë të re. Nëse aplikuesi nuk mund të marrë një pasaportë të re përpara datës së caktuar të takimit, aplikuesi duhet ta anulojë ose ricaktojë takimin. Aplikuesi nuk mund të aplikojë për vizë pa pasaportë të vlefshme Ju lutemi paraqisni një kopje të raportit të policisë nëse ju është vjedhur pasaporta.

  11. Pasaporta ime ka skaduar por viza ime amerikane është ende aktive. Çfarë duhet të bëj?
  12. Përveç rasteve kur është anulluar ose revokuar, viza është e vlefshme deri në datën e skadimit. Nëse viza e juaj është e vlefshme mund të udhëtoni në SHBA me të dyja pasaportat e juaja, deri sa viza e juaj është e vlefshme dhe nuk është skaduar, si dhe është vizë përkatëse për udhëtimin tuaj. Të dyja pasaportat duhet të tregojnë të njëjtën shtetësi dhe emri i titullarit duhet të jetë identik në të dyja pasaportat. Ju lutemi vini re: Viza nuk garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Përcaktimi përfundimtar i hyrjes varet plotësisht nga nënpunësi i CBP-së që kontrollon dokumentacionin.

Pyetje mbi pagesën për vizën

  1. Aplikimi im u refuzua. A mund të më rimbursohet pagesa e vizës?
  2. Jo. Tarifa që keni paguar është pagesë për aplikimin. Të gjithë ata që aplikojnë për një vizë të ShBA-së kudo në botë duhet ta paguajnë këtë tarifë, e cila mbulon koston e shqyrtimit të aplikimit tuaj.

  3. Më ndhodhi një gabim të sistemit kur bëja pagesën time për aplikimin për vizë në internet. A u pranua pagesa ime? Si ta marr numrin e faturës time të pagesës për aplikimin për vizë?
  4. Pagesat e tarifës MRV nuk rimbursohen. Nëse keni hasur në një defekt të sistemit kur bëni pagesën për aplikimin për vizë në internet, mos u përpiqni të bëni një pagesë tjetër. Hyni në llogarinë tuaj dhe shkoni te faqja "Llogaria ime", klikoni mbi lidhjen "Vazhdo" dhe ndiqni udhëzimet.

  5. A mund ta shes ose t'ia jap pagesën time (MVR) për vizë dikujt tjetër?
  6. Pagesat e aplikimit për vizë nuk rimbursohen dhe nuk transferohen. Ju nuk mund ta shisni ose ta këmbeni pagesën për vizë me dikë tjetër.

  7. Unë kam paguar shumën e gabuar të tarifës MRV, çfarë duhet të bëj?
  8. Hyni në llogarinë tuaj. Shkoni në faqen tuaj kryesore “Llogaria ime”, klikoni mbi “Vazhdo” dhe ndiqni udhëzimet.

  9. Unë e kam paguar shumën MRV pas datës së skadimit, çfarë duhet të bëj?
  10. Hyni në llogarinë tuaj. Shkoni në faqen tuaj kryesore “Llogaria ime”, klikoni mbi “Vazhdo” dhe ndiqni udhëzimet.

  11. Unë kam paguar më shumë për tarifën time MRV, çfarë duhet të bëj?
  12. Nëse keni pyetje ose shqetësime rreth pagesës, ju lutemi përdorni funksionin “Na kontaktoni” në këtë faqe interneti.

  13. Ku mund t’i gjej kushtet e përgjithshme të pagesës së tarifës së aplikimit për vizë (MRV)?
  14. Të gjitha informatat në lidhje me pagesën e aplikimit për vizë (MRV) mund t'i gjeni këtu.

Pyetje mbi Takimet për Vizë

  1. Më duhet një takim i përshpejtuar dhe nuk ka takime në disponim, Çfarë duhet të bëj?
  2. Ju mund të kërkoni një takim të përshpejtuar. Për të kërkuar një takim të përshpejtuar, në fillim caktoni një takim të zakonshëm në datën më të afërt të mundshme. Më pas hyni te llogaria juaj, klikoni te “Vazhdoni”, zgjidhni "Kërkoni një takim të përshpejtuar" dhe ndiqni udhëzimet. Takimet e përshpejtuara do të jepen vetëm sipas gjykimit të Seksionit Konsullor. Rrethanat që mund të merren parasysh për takime të përshpejtuara përfshijnë:

    1. Një vdekje e papritur të një të afërmit, një sëmundje e rënde ose një aksident i cila ka lë pasoja të rënda dhe jeta juaj është në rezik, ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara.
    2. Një trajtim mjekësor urgjent për aplikuesin ose fëmijën e tij/saj të mitur.
    3. Aplikuesi për llojen e vizës Shkëmbimi i Studentëve dhe Programi i Vizitoreve te Shkëmbimit (F/M/J) nevojitet formulari I-20 ose DS-2019 i cili ka një datë e cila është më parë se takimit të parë për vizë.
    4. Një udhëtim i papritur për në Shtetet e Bashkuara për qëllime tregtare urgjente që paraqiten brenda 10 ditëve pas takimit të parë për vizë.
    5. Një vizitë e papritur që ka një rëndësi të madhe kulturore, politike, gazetareske, sportive ose ekonomike që mund të paraqitet brenda 10 ditëve pas takimit të parë për vizë.
  3. Si mund ta ricaktoj ose anuloj një takim?
  4. Mund ta anuloni ose ta riplanifikoni një takim vetëm nëse data e takimit është në të ardhmen. Për të anuluar ose për të riplanifikuar një takim, duhet të hyni te sistemit dhe të klikoni te “Vazhdoni”, zgjidhni opsionin për "Anulimin e takimit" ose "Riplanifikimin e takimit" dhe më pas ndiqni udhëzimet e dhëna.

  5. Çfarë ndodh nëse e kam humbur intervistën time?
  6. Nëse e keni humbur intervistën, aplikuesi duhet të hyjë në sistem, të shkojë te faqja kryesore "Llogaria ime", të zgjedhë lidhjen "Takim i Humbur" dhe të ndjekë udhëzimet. Ta keni parasysh se aplikuesit duhet të presin 24 orë pasatj të kërkojnë pëlqim për ritakimin për takimin e humbur.

  7. Ku duhet t’i paraqesë ankesat aplikuesi?
  8. Zgjidhni lidhjen “Na kontaktoni” në fund të faqes së internetit dhe ndiqni udhëzimet.

  9. Si mund të shtoj ose të ndryshoj anëtarët për një takim grupi të caktuar?
  10. Nëse doni të shtoni ose të ndryshoni anëtarët e grupit pasi keni caktuar një takim, duhet ta anuloni takimin e grupit tuaj, duhet të shtoni ose të ndryshoni anëtarët e grupit dhe pastaj të caktoni sërish takimin e grupit.

    Ju lutemi vini re,varësisht prej disponimit, nuk ka garanci që ju do të mund të caktoni të njëjtën datë dhe orë siç e keni caktuar në fillim.

  11. Kush mund të më shoqëron në intervistë ?
  12. Në përgjithësi, vetëm ata që aplikojnë për vizë janë autorizuar të hyjnë në Seksionin Konsullor. Prindërit ose kujdestarët ligjorë janë të lejuar të shoqërojnë fëmijët e tyre të mitur. Per më shumë informata lidhur me kujdestaret ose përkthyes, ju lutemi vizitoni web faqen e Seksionit Konsullor.

  13. A është e domosdoshme që të gjithë aplikuesit për vizë të paraqiten personalisht në intervistën në konsullatë?
  14. Të gjithë ata që po e rinovojnë vizën amerikane të mëparshme apo ata qe plotësojnë kritere të tjera të lidhura me moshën, mund të kualifikohen për programin "Heqjes së intervistës". E drejta do të përcaktohet gjatë kohës që aplikuesi vazhdon procesin e planifikimit të një takimit. Gjithsesi nënpunësit konsullor e kanë të drejtën të vendosin për atë se cili aplikues duhet të jetë i pranishum në një intervistë.

  15. A mund t'i ndrishoj informacionet e mia pas caktimit të një takimit nëse kam bërë ndonjë gabim?
  16. Në rastin nëse keni caktuar një takim, duhet ta anulloni takimin që ti ndrishoni informacionet tuaja. Nëse nuk keni caktuar një takim, duhet të hyni në sistem, pastaj në faqen kryesore “Llogaria ime” të hyni në llogarin tuaj, dhe ta zgjidhni lidhjen "Cilësime" e cila qendet në anen e majtë të emrit të kërkuesit dhe duhet ta zgjedhni "Ndrisho".

Pyetje mbi dërgesën e dokumenteve

  1. Si mund t’i ndjek dokumentet e mia që ia kam dërguar Seksionit Konsullor?
  2. Korrieri jep një numër të dërgesës për të sjellë dokumentet. Ju lutemi kërkojeni këtë numër nga agjenti i korrierit kur dorëzoni dokumentet për t'u dërguar. Statusi i dërgesës tuaj mund të ndiqet nëpërmjet faqes së internetit të korrierit.

  3. Si mund ta marr pasaportën/vizën pasi aplikimi të jetë shqyrtuar?
  4. Koha e përpunimit të aplikimeve për vizë dhe printimit të një vize të miratuar të ShBA-së ndryshon për secilin aplikues individual. Pasi të keni ndjekur intervistën në Seksionin Konsullor të ShBA-së, mund të ndiqni statusin e aplikimit tuaj për vizë në https://ceac.state.gov/CEAC.

    Ndjekja e kthimit të dokumentit tuaj do të fillojë kur Seksioni Konsullor i ShBA-së t'ia lëshojë dokumentet korrierit. Ju do të merrni një emaili që do t’ju njoftojë se kur i është caktuar numri i dërgesës dokumenteve tuaja.

    Ju mund ta ndiqni statusin e dërgesës duke hyrë në këtë faqe interneti dhe duke klikuar mbi lidhjen e numrit të dërgesës, i cili do t'ju çojë te faqja e internetit të korrierit për informacionin më të fundit të ndjekjes.

  5. A mund ta ndryshoj vendin e marrjes së dokumenteve? A mund ta ndryshoj për dërgesë në shtëpi?
  6. Afati për të ndryshuar lokacionin se ku do të dorëzohet dokumentacioni i juaj është 24 orë para intervistës suaj. Pas kohës së përcaktuar, opsioni për të ndryshuar lokacionin e postës së shpejtë do të deaktivated nga llogaria juaj dhe nuk do të lejohen ndryshimet e mëtejshme të postës së shpejtë.

  7. Kanë kaluar më shumë se 2 javë që nga intervista ime në Seksionin Konsullor, kur mund t'i marr dokumentet e mia?
  8. Koha e përpunimit të një aplikimi për vizë varet nga Seksioni Konsullor. Ju lutemi vizitoni https://ceac.state.gov/CEAC për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Nëse kanë kaluar më shumë se 5 ditë pune që kur është lëshuar viza juaj dhe ende nuk keni marrë një numër dërgese të korrierit, ju lutemi ndiqni udhëzimet në faqen Na kontaktoni.

  9. A mund ta shpejtoj korrierin që të mi kthejë dokumentet e mia?
  10. Jo. Kur Seksioni Konsullor ia ka dërguar dokumentin(et) korrierit, paketës mund t'i duhen 1-3 ditë pune për t'u dërguar.

  11. A mund të dërgojë dokumentet e mia në Seksionin Konsullor përmes postës?
  12. Dokumentacionin e juaj për aplikim për vizë mund ti dorëzoni në Seksioni Konsullor vetëm nëse merrni udhëzime që ta bëni këtë gjë në fund të procesit të caktimit të takimit për vizë. Për informacione për atë se cilat perosna kualifikohen për dorëzimin e dokumentacionit për aplikimin për vizë nëpërmjet postës, shikoni në https://ais.usvisa-info.com/sq-mk/niv/information/courier#courier_send.

  13. Kam pranuar udhëzime nga Seksioni Konsullor që duhet të dorëzoj dokumentacion shtesë në lidhje me aplikimin tim për vizë. Çfarë duhet të bëj?
  14. Mund të dërgoni dokumentacion shtesë në Seksioni Konsullor vetëm nëse keni marrë një letër ose një email me udhëzime të caktuara duke përfshirë listën e dokumentacionin e kërkuar që duhet ta dërgoni me postën e shpejtë. Për të dërguar dokumentacion në Seksioni Konsullor pa pagesë, ndiqni udhëzimet se si ta printoni Çertifikatën për Autorizimin e Korrierit pa pagesë. Nëse keni probleme gjatë printimit të Çertifikatës për Autorizimin e Korrierit ndiqni udhëzimet për Problemet me dorëzimin e dokumenteve në faqen "Na kontaktoni" në këtë faqe të interneti. Për listë me lokacione të autorizuara për dorëzimin e dokumentacionit, vizitoni faqen: https://ais.usvisa-info.com/sq-mk/niv/information/courier#courier_send.

  15. Si mund ta ndjeki procedurën e dorëzimit të dokumentacionit?
  16. Hyni në llogarinë tuaj dhe nën opsioni Statusi klikoni te lidhja e Numrit i transportit të postës së shpejtë. Faqja do të hapët dhe do ta paraqet statusin e dorëzimit. Nëse në statusin tuaj nuk paraqitet Numri i transportit të postës së shpejtë, pasaporta juaj nuk është përpunuar dhe mund që akoma përpunohet. Pas pjesëmarrjes në intervistën në Seksionin Konsullor të Shteteve të Bashkuara, mund ta ndjekni gjendjen e zgjidhjes së aplikimit tuaj për vizë në https://ceac.state.gov/CEAC ose, nëse është e zbatueshme, ndiqni udhëzimet lokale që i keni marrë gjatë intervistës. Nëse paraqiten probleme ose shqetësime të tjera në lidhje me kthimin e dokumentacionin, ose nëse kanë kaluar më shumë se 5 ditë pune që nga lëshimi i vizës tuaj dhe Numri i transportit të postës së shpejtë nuk është ende i disponueshëm, ndiqni udhëzimet për Problemet me dorëzimin e dokumentacionin në faqen të internetit "Na kontaktoni".