Pyetjet më të shpeshta për viza imigruese

Informacionet të përgjithshme

  1. Cili është qëllimi i kësaj faqeje?

Informacione për vizat imigruese

  1. Ҫfarë është një viza imigrimi?
  2. Një peticion është regjistruar në emrin tim që të mund të aplikoj për një vizë imigruese, por është akoma në pritje nga shërbimi USCIS. Si mund ta kontrolloj statusin e një peticioni në pritje?
  3. Sa kushton të aplikosh për një vizë imigruese?

Takimi i intervistës për vizë imigruese

  1. Ҫështja ime është në Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC) - si mund të kontaktoj me ata?
  2. Si do ta mësoj se kur është planifikuar intervista ime?
  3. Ҫfarë duhet të sjell në intervistë?
  4. Unë përfundova intervistën dhe u refuzova sipas Paragrafit 221(g) për dokumentacione ose informacione shtesë. Unë jam gati t'i dorëzoj - si ta bëj këtë? A është e nevojshme të paraqitem përsëri në Ambasadë?

Paketat e Dokumenteve të Vizave dhe Vizën e Modernizuar të Emigrantëve

  1. Kohët e fundit kisha intervisten per vize emigracioni në ambasadën / konsullatën dhe mora pasaportën dhe vizën time. Megjithatë, unë nuk mora një pako të dokumenteve në një zarf të mbyllur për të marrë me vete në avion per në Shtetet e Bashkuara. Avokati / kërkuesi / miqtë po thonë se unë nuk mund të fluturoj pa një te tille. Cfare duhet te bej?
  2. Nuk e mbaj mend nëse i dergova dokumentet e mia civile dhe financiare në mënyrë elektronike ose me postë. A ka ndonjë mënyrë tjetër që të përcaktoj nëse viza ime është shqyrtuar nën procesin pa letra?
  3. Unë njoh njerëz të tjerë që kanë marrë viza emigruese dhe ata duhej të kishin me vete nje zarf te mbyllur në Portin e Hyrjes së SHBA. Pse është procesi i ndryshëm për ta?

Banorët e përhershëm të ligjshëm (Mbajtësit e Kartës jeshile)

  1. Unë kam një Kartë jeshile (Green Card) që do të skadojë dhe nuk kam marrë një të re. Si mund të hyj përsëri në Shtetet e Bashkuara? A jam unë pa status?
  2. Unë kam një Kartë jeshile (Green Card), por kam qenë jashtë Shteteve të Bashkuara për mbi një vit. Si të marr leje për të rihyrë në Shtetet e Bashkuara?

Informacionet të përgjithshme

  1. Cili është qëllimi i kësaj faqeje?
  2. Ju lutemi vizitoni faqet e mëposhtme informuese për të mësuar më shumë për shërbimet e ofruara në këtë faqe interneti për aplikantët për viza imigruese dhe banorët e përhershëm të ligjshëm në SHBA:

Informacione për vizat imigruese

  1. Ҫfarë është një viza imigrimi?
  2. Një viza imigruese është një dokument i lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që ju lejon të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara për të aplikuar për pranimin si një Banor i përhershëm i ligjshëm (LRP). Më shumë informacione mund të gjeni në Shërbimet për imigracionin dhe shtetësinë në Shtetet e Bashkuara (USCIS).

  3. Një peticion është regjistruar në emrin tim që të mund të aplikoj për një vizë imigruese, por është akoma në pritje nga shërbimi USCIS. Si mund ta kontrolloj statusin e një peticioni në pritje?
  4. Mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj te kontrolli i statusit të peticionit të imigrimit të regjistruar në USCIS website.

    Kjo faqe interneti dhe shërbimet përkatëse të qendrave telefonike nuk mund të ofrojnë statusin e një peticioni të regjistruar në shërbimin USCIS.

  5. Sa kushton të aplikosh për një vizë imigruese?
  6. Tarifat ndryshojnë bazuar në tipin e vizës. Për më shumë informacione, shikoni https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/fees/fees-visa-services.html.

Takimi i intervistës për vizë imigruese

  1. Ҫështja ime është në Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC) - si mund të kontaktoj me ata?
  2. Mund të kontaktoni me Qendrën Kombëtare të Vizave me anë të emailit në https://secureforms.travel.state.gov/ask-nvc.php. Sigurohuni që të përfshini numrin(at) e çështjes dhe emrin dhe mbiemrin e plotë të aplikantit në mesazhin tuaj.

  3. Si do ta mësoj se kur është planifikuar intervista ime?
  4. Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), KCC ose Seksioni Konsullor do t'ju dërgojnë njoftime për datën, kohën dhe vendndodhjen e intervistës për ju, për përfaqësuesin e peticionit dhe avokatin tuaj se kur është planifikuar intervista juaj.

  5. Ҫfarë duhet të sjell në intervistë?
  6. Ju lutemi, ndiqni letrën/e-mailin me udhëzimet e dhëna nga NVC, KCC, apo Skesioni Konsullor, që do ju ndihmojnë për t'u përgatitur për intervistën.

  7. Unë përfundova intervistën dhe u refuzova sipas Paragrafit 221(g) për dokumentacione ose informacione shtesë. Unë jam gati t'i dorëzoj - si ta bëj këtë? A është e nevojshme të paraqitem përsëri në Ambasadë?
  8. Letra që ju është dhënë nga Oficeri konsullor gjatë intervistës ju jep udhëzime për mënyrën si ta plotësoni aplikimin tuaj. Ju lutemi ndiqni udhëzimet në këtë letër.

Paketat e Dokumenteve të Vizave dhe Vizën e Modernizuar të Emigrantëve

  1. Kohët e fundit kisha intervisten per vize emigracioni në ambasadën / konsullatën dhe mora pasaportën dhe vizën time. Megjithatë, unë nuk mora një pako të dokumenteve në një zarf të mbyllur për të marrë me vete në avion per në Shtetet e Bashkuara. Avokati / kërkuesi / miqtë po thonë se unë nuk mund të fluturoj pa një te tille. Cfare duhet te bej?
  2. Departamenti i Shtetit ka filluar përpunimin elektronik të disa aplikimeve për vizë emigrimi. Nëse Qendra Kombëtare e Vizave ose ambasada / konsullata e cila ka kryer intervistën tuaj për vizë kërkoi që në mënyrë elektronike të dorëzoni dokumentet tuaja mbështetëse civile dhe financiare nëpërmjet portalit CEAC, atëherë viza juaj është marre ne shqyrtim nën procesin e ri elektronik. Nëse nuk është njoftuar në mënyrë specifike nga ambasada / konsullata e cila ju ka intervistuar dhe ka shqyrtuar vizën, NUK ju kërkohet të mbani në dorë një paketë dokumentash në një zarf të mbyllur për të paraqitur në Portin e Hyrjes në SHBA. Sigurohuni që dokumentet tuaja janë transmetuar në mënyrë elektronike nga Departamenti i Shtetit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (DHS / BKP), agjensia që inspekton të gjithë emigrantët që hyjnë në vend. Kur të arrini në Kontrollin e Emigracionit në Portin e Hyrjes në SHBA, oficeret e BKP-së do të kenë akses/qasje në të gjithë informacionin e kërkuar për të përpunuar hyrjen tuaj në Shtetet e Bashkuara. Ky proces i ri elektronik do të pershpejtoje përpunimin e aplikimit për vizë emigrimi dhe hyrjes në Shtetet e Bashkuara.

  3. Nuk e mbaj mend nëse i dergova dokumentet e mia civile dhe financiare në mënyrë elektronike ose me postë. A ka ndonjë mënyrë tjetër që të përcaktoj nëse viza ime është shqyrtuar nën procesin pa letra?
  4. Po. Shikoni vizën tuaj. Nëse nuk keni nevojë për një pako me dokumenta, viza juaj do të ketë një shënim nga këndi i poshtëm djathtas i fotos tuaj që thotë "IV DOCS in CCD".

  5. Unë njoh njerëz të tjerë që kanë marrë viza emigruese dhe ata duhej të kishin me vete nje zarf te mbyllur në Portin e Hyrjes së SHBA. Pse është procesi i ndryshëm për ta?
  6. Përpunimi elektronik i disa aplikimeve për vizë emigrimi filloi në vitin 2018. Për të kthyer të gjitha llojet e ndryshme të vizave të emigrantëve në përpunimin elektronik do të duhen disa vite. Deri në përfundimin e procesit, disa mbajtës të vizave të emigrimit do të kenë nevojë të dorëzojnë një pako dokumentash në një zarf të mbyllur në Portin e Hyrjes në SHBA. Këta individë nuk do të kenë shënimin "IV DOCS in CCD" të shtypura në këndin e poshtëm të djathtë të vizës së tyre.

Banorët e përhershëm të ligjshëm (Mbajtësit e Kartës jeshile)

  1. Unë kam një Kartë jeshile (Green Card) që do të skadojë dhe nuk kam marrë një të re. Si mund të hyj përsëri në Shtetet e Bashkuara? A jam unë pa status?
  2. Jo. Ju nuk jeni pa status. Sidoqoftë ju duhet një leje transportimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

    Për më shumë informacione, shikoni http://travel.state.gov/content/visas/en/immigrate/returning-residents.html.

  3. Unë kam një Kartë jeshile (Green Card), por kam qenë jashtë Shteteve të Bashkuara për mbi një vit. Si të marr leje për të rihyrë në Shtetet e Bashkuara?
  4. Do të duhet të aplikoni për një vizë për banor që rikthehet, e cila do t'ju lejojë të pranoheni në Shtetet e Bashkuara.

    Për më shumë informacione, shikoni http://travel.state.gov/content/visas/en/immigrate/returning-residents.html.