Përmbledhja për vizën imigruese

Shtetasit e huaj që dëshirojnë të imigrojnë dhe të jetojnë në mënyrë të përhershme në Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin procedura specifike për të aplikuar për një vizë imigruese. Viza imigruese e lëshuar nga Seksioni Konsullor Amerikan ju lejon që të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara për t'u pranuar si një Banor i përhershëm i ligjshëm. Pasi të pranoheni, ju do të keni të drejtën të jetoni dhe të punoni në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të përhershme. Më shumë informacione mund të gjenden në Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigracionin të Shteteve të Bashkuara (USCIS).

Nuk mund të filloni procesin vetë dhe duhet të keni një peticion të miratuar. Për informacione shtesë se si të paraqisni një peticion, shikoni faqen e internetit të shërbimit USCIS.

Procesi i vizës imigruese

Për procesin e vizës imigruese kërkohen disa hapa për plotësimin e aplikimit. Detajet e procesit janë të disponueshme në http://www.travel.state.gov. Hapat më poshtë fillojnë duke supozuar se e keni paraqitur një peticion për shërbimin USCIS.

Mohimi i përgjegjësisë: Kjo faqe interneti dhe shërbimet përkatëse të qendrës telefonike nuk mund të ofrojnë informacione për statusin ose në lidhje me përpunimin në shërbimin USCIS, NVC, KCC ose në Seksionin Konsullor Amerikan.

Hapi 1 - Paraqitja e peticionit (në pritje të miratimit nga USCIS)

Kontrolloni statusin e një peticioni imigrimi të paraqitur në faqen e internetit të USCIS.


Hapi 2 - Peticioni i miratuar

Nëse keni marrë një njoftim se peticioni juaj i imigrantit është miratuar nga USCIS dhe është transferuar te Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) për përpunim të mëtejshëm, vizitoni https://travel.state.gov/content/visas/en/immigrate/immigrant-process/approved.html për të mësuar mbi hapat e tjerë për përpunimin në NVC https://travel.state.gov/content/visas/en/immigrate/immigrant-process/approved/contact.html.

Programi i Vizave të diversitetit (DV) administrohet nga Departamenti amerikan i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (KCC). Për informacione, vizitoni https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/immigrate/diversity-visa-program-entry/diversity-visa-instructions.html.

Qendra NVC, KCC ose Seksioni Konsullor Amerikan do t'ju sigurojë njoftime dhe udhëzime për veprime të mëtejshme dhe për datën(at) e intervistës.


Hapi 3 - Përgatitja për intervistën

PARALAJMËRIM: Nëse nuk keni marrë një letër/e-mail për takim lidhur me aplikimin për Vizën tuaj të Imigrantit, nuk jeni gati për të plotësuar aplikim në këtë faqe interneti. (Referojuni hapit 1 dhe 2 më sipër.)

Për të mësuar për përgatitjen për intervistën, klikoni këtu.

Nëse keni marrë një letër/e-mail për takim nga NVC, KCC, apo nga Seksioni Konsullor i ShBA-së (U.S. Consular Section), do ju duhet të vazhdoni me veprimet e nevojshme në këtë faqe interneti si pjesë e përgatitjes për intervistën. Shikoni më poshtë:

  • Regjistrohuni për shërbimet e kthimit të dokumenteve

    Të gjithë/a aplikantët/et për Vizën e Imigrantit, të cilët/at kanë marrë një letër/e-mail për takim, duhet të regjistrohen në këtë faqe për rikthimin e dokumentave pas shqyrtimit të aplikimit. Për më shumë informacione, shikoni Shërbimet e postës së shpejtë për dokumentet e vizës.

    Të gjithë/a aplikantët/et për Vizën e Imigrantit, të cilët/at kanë marrë një letër/e-mail për takim, duhet të krijojnë një llogari të re. Nëse keni krijuar një llogari, hyni te (/sq-mk/iv/users/sign_in.iv) për të vazhduar.


Hapi 4 - Paraqituni për takimin në Seksionin Konsullor

Paraqituni në takimin e shënuar në letrën/e-mailin e marrë nga NVC, KCC, apo Seksioni Kosnullor. Mos harroni që të sillni të gjitha dokumentet e kërkuara në takimin tuaj.


Hapi 5 - Pas takimit

Pas pjesëmarrjes në takimin në Seksionin Konsullor Amerikan, mund të ndiqni statusin e aplikimit tuaj për vizë në https://ceac.state.gov/CEAC.

Nëse aplikimi për vizë miratohet (shikoni https://ceac.state.gov/CEAC), kthimi i dokumenteve me postën e shpejtë mund të monitorohet në këtë faqe interneti. Ju lutemi identifikohuni.