Pyetje që Bëhen Shpesh

Pyetje të përgjithshme

  1. Cili është qëllimi i kësaj faqeje?
  2. A është e vërtetë se një kompani, faqe interneti ose individ tjetër mund të marrë një vizë të ShBA-së më shpejt se nëpërmjet këtij shërbimi?
  3. A është e vërtetë se një kompani, një faqe interneti ose individ mund të garantojë lëshimin e një vize të ShBA-së?
  4. Si mund ta mësoj nëse kualifikohen për Programin e Mosnevojitjes së Vizës?
  5. A mund të më ndihmoni me DS-160? Nuk e di se çfarë të vendos në një fushë të caktuar. Nuk mund ta ngarkoj fotografinë time siç duhet. Nuk arrij të marr një email konfirmimi. Nuk mund të printoj asnjë nga faqet e mia të konfirmimit.
  6. Pse përdoret adresa ime e emailit në këtë ueb faqe?
  7. Çfarë do të ndodhë me formularin tim DS-160 online në internet nëse une caktoj një takim në një Seksion Konsullor të Shteteve të Bashkuara ku do ta dorëzoj dukentacionin për aplikim të një vizë, por në fund takimi për intervistë do të caktohet në një Seksion tjetër Konsullor të Shteteve të Bashkuara?
  8. A ka një kërkesë për të siguruar identifikuesit e mediave sociale kur aplikojnë për një vizë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
  9. Çfarë duhet të bëj nëse ka një ndërprerje të energjisë apo shërbimeve, që ndikojnë këtë faqe interneti apo ndonjë prej shërbimeve të lidhura me të? (Shembull: pamundësi për të përfunduar pagesën për vizën në një bankë apo në internet, pamundësi për t'u lidhur me qendrën e shërbimit të klientit, pamundësi për të shkarkuar faturën, etj.)
  10. Si mund të korrigjoj informacionin tim të aplikantit/es nëse bëj ndonjë gabim?
  1. Çfarë është një vizë?
  2. Cilat lloje vizash janë të disponueshme?
  3. Dëshiroj të aplikoj për një vizë të dyfishtë C1/D dhe B1/B2. Çfarë duhet të bëj?
  4. Kush vendos nëse unë do të marr një vizë?
  5. Sa kohë duhet për të shqyrtuar aplikimin tim për vizë?
  6. Çfarë është “shqyrtimi administrativ”?
  7. Për sa kohë jam i autorizuar të qëndroj në Shtetet e Bashkuara?
  8. Si mund të aplikoj për dy lloje vizash në të njëjtën kohë?
  9. Pasi do ta marrë vizën, a kam të drejtë të hyj në Shtetet e Bashkuara?
  10. Unë kam ndryshuar emrin tim. A është ende e vlefshme viza ime e Shteteve të Bashkuara me emrin tim të vjetër?
  11. Duhet ta caktoj udhëtimin para intervistë?

Pyetje mbi Rinovimet dhe Zgjatjet e Vizave

  1. Si mund ta zgjas vizën time?
  2. Unë kam një vizë jo-imigruese që do të skadojë së shpejti. A më duhet të kaloj në gjithë procesin e aplikimit për vizë përsëri?

Pyetje mbi pasaportën

  1. Përse më duhet një faqe bosh në pasaportën time?
  2. Unë kam dy nënshtetësi. Cilën pasaportë duhet të përdor për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara?
  3. Pasaporta ime me një vizë të vlefshme është vjedhur. Çfarë duhet të bëj?
  4. Për sa kohë duhet të jetë e vlefshme pasaporta ime që të aplikoj për një vizë të ShBA-së?
  5. Duheshte ta zëvendësoja pasaportën para datës së caktuar të takimit. Cfarë duhet të bëj?
  6. Pasaporta ime ka skaduar por viza ime amerikane është ende aktive. Çfarë duhet të bëj?

Pyetje mbi pagesën për vizën

  1. Aplikimi im u refuzua. A mund të më rimbursohet pagesa e vizës?
  2. Më ndhodhi një gabim të sistemit kur bëja pagesën time për aplikimin për vizë në internet. A u pranua pagesa ime? Si ta marr numrin e faturës time të pagesës për aplikimin për vizë?
  3. A mund ta shes ose t'ia jap pagesën time (MVR) për vizë dikujt tjetër?
  4. Unë kam paguar shumën e gabuar të tarifës MRV, çfarë duhet të bëj?
  5. Unë e kam paguar shumën MRV pas datës së skadimit, çfarë duhet të bëj?
  6. Unë kam paguar më shumë për tarifën time MRV, çfarë duhet të bëj?
  7. Ku mund t’i gjej kushtet e përgjithshme të pagesës së tarifës së aplikimit për vizë (MRV)?

Pyetje mbi Takimet për Vizë

  1. Më duhet një takim i përshpejtuar dhe nuk ka takime në disponim, Çfarë duhet të bëj?
  2. Si mund ta ricaktoj ose anuloj një takim?
  3. Çfarë ndodh nëse e kam humbur intervistën time?
  4. Ku duhet t’i paraqesë ankesat aplikuesi?
  5. Si mund të shtoj ose të ndryshoj anëtarët për një takim grupi të caktuar?
  6. Kush mund të më shoqëron në intervistë ?
  7. A është e domosdoshme që të gjithë aplikuesit për vizë të paraqiten personalisht në intervistën në konsullatë?

Pyetje mbi dërgesën e dokumenteve

  1. Si mund t’i ndjek dokumentet e mia që ia kam dërguar Seksionit Konsullor?
  2. Si mund ta marr pasaportën/vizën pasi aplikimi të jetë shqyrtuar?
  3. A mund ta ndryshoj vendin e marrjes së dokumenteve? A mund ta ndryshoj për dërgesë në shtëpi?
  4. Kanë kaluar më shumë se 2 javë që nga intervista ime në Seksionin Konsullor, kur mund t'i marr dokumentet e mia?
  5. A mund ta shpejtoj korrierin që të mi kthejë dokumentet e mia?
  6. A mund të dërgojë dokumentet e mia në Seksionin Konsullor përmes postës?
  7. Kam pranuar udhëzime nga Seksioni Konsullor që duhet të dorëzoj dokumentacion shtesë në lidhje me aplikimin tim për vizë. Çfarë duhet të bëj?
  8. Si mund ta ndjeki procedurën e dorëzimit të dokumentacionit?

Pyetje të përgjithshme

  1. Cili është qëllimi i kësaj faqeje?

    Departamenti i Shtetit të ShBA-së ka kontraktuar CSRA-në që të ofrojë të gjitha ose disa nga shërbimet e mëposhtme të Vizave Jo-imigruese për SHQIPËRIA:

    1. Informacion për Shërbimin e Vizave (Internet, IVR dhe Qendra e telefonatave)
    2. Pagesën për Marrjes e Vizës
    3. Caktimin e Rishikimit/Intervistës së aplikimit për vizë
    4. Shërbimet e korrierit për dërgimin dhe marrjen e dokumenteve të vizës

    CSRA është i vetmi entitet i autorizuar që të ofron këto shërbime në këtë vend në emër të Departamentit të Shtetit të ShBA-së. Nëse përdorni një kompani tjetër për t’ua ofruar këto shërbime, kompania përsëri duhet të përdorë shërbimet në këtë faqe interneti.

  2. A është e vërtetë se një kompani, faqe interneti ose individ tjetër mund të marrë një vizë të ShBA-së më shpejt se nëpërmjet këtij shërbimi?

    Jo. Të gjitha kompanitë dhe individët duhet të përdorin këtë shërbim për të marrë një vizë. Asnjë individi ose kompanie nuk i jepet përparësi. Të gjitha pretendimet si palë të treta që thonë se mund të garantojnë hyrje më të shpejtë ne shërbimin e Departamentit të Shtetit të ShBA-së janë mashtrime.

    Çfarë ndodh nëse paguaj më shumë para?
    Asnjë individi ose kompanie nuk i jepet më shumë preferencë. Të gjitha pretendimet e tilla janë mashtrime.

  3. A është e vërtetë se një kompani, një faqe interneti ose individ mund të garantojë lëshimin e një vize të ShBA-së?

    Jo. Të gjitha pretendimet e tilla janë mashtrime.

  4. Si mund ta mësoj nëse kualifikohen për Programin e Mosnevojitjes së Vizës?

    Për të përcaktuar nëse i plotësoni kushtet për Programin e Udhëtimit pa Vizë., vizitoni https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visa-waiver-program.html. Gjithashtu mund ta vizitoni edhe faqen e internetit të Sistemit Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA) në https://esta.cbp.dhs.gov/esta.

    Disa udhëtarë që janë qytetarë të një shteti partner të Programit të udhëtimit pa viza mund të mos arrijnë ende të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara në kuadër të këtij programi. Nëse keni udhëtuar në Republikën Popullore Demkratike të Koresë, Iranit, Irakut, Libisë, Sudanit, Sirisë, Somalisë, ose Jemenit, pas Marsit të 2011-ës, nuk jeni e/i lejuar të udhëtoni nën Programin "Visa Waiver". Po ashtu, nëse keni një kombësi të dytë nga Republika Popullore Demokratike e Koresë, Iranit, Irakut, Sudanit apo Sirisë, nuk jeni i/e lejuar të udhëtoni nën Progrmain "Visa Waiver". Këta udhëtarë duhet të aplikojnë për një vizë jo emigruese para datës së dëshiruar të udhëtimit, që të largohen nga vonesa e panevojshme.

    Udhëtarët që duhet të udhëtojnë uregjent, mund të kërkojnë një takim të përshpejtuar për vizë. Për të kërkuar një takim të përshpejtuar për vizë, udhëtari duhet të planifikojë në fillim një takim të rregullt për vizë për datën më të afërt dhe më pas lajmërohuni në llogarinë tuaj zgjedheni lidhjen "Vazhdoni" pastaj klikoni "Kërkoni takim të përshpejtuar" dhe i ndiqni udhëzimet. Në kërkesën udhëtari duhet të përfshijë datën dhe qëllimin e udhëtimit, si dhe një kopje të çdo mesazhi nga Departamenti amerikan i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit që ai/ajo ka marrë në lidhje me statusin e tij/saj të sistemit ESTA dhe, nëse është e vlefshme, pse është refuzuar aplikimi ESTA.

    Më shumë informacione mbi kufizimet për udhëtimin sipas Programit të Udhëtimit pa Vizë, duke përfshirë kërkesën për një pasaportë elektronike, janë të disponueshme në https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visa-waiver-program.html.

  5. A mund të më ndihmoni me DS-160? Nuk e di se çfarë të vendos në një fushë të caktuar. Nuk mund ta ngarkoj fotografinë time siç duhet. Nuk arrij të marr një email konfirmimi. Nuk mund të printoj asnjë nga faqet e mia të konfirmimit.

    Ky është vetëm një shërbim për informacionin dhe caktimin e takimeve të vizave. Çdo këshillë për t’ju ndihmuar ose për t’ju dhënë informacion ose ndihmë për formularin DS-160 mund të gjendet në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të ShBA-së. Përgjigjet për pyetjet e shpeshta mbi formularin e aplikimit DS-160 mund të gjenden në https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/forms/ds-160-online-nonimmigrant-visa-application/ds-160-faqs.html.

  6. Pse përdoret adresa ime e emailit në këtë ueb faqe?

    Adresa juaj e emailit do të shfrytëzohet si emër i përdoruesit për të hyrë në llogarinë tuaj. Të gjitha njoftimet prej kësaj ueb faqeje do të dërgohen në adresën e emailit me të cilën jeni regjistruar. Në qoftë se ju nuk pranoni asnjë email nga usvisa-info.com, Ju lutemi shikoni folderat tuaj "Spam" dhe "Junk".

  7. Çfarë do të ndodhë me formularin tim DS-160 online në internet nëse une caktoj një takim në një Seksion Konsullor të Shteteve të Bashkuara ku do ta dorëzoj dukentacionin për aplikim të një vizë, por në fund takimi për intervistë do të caktohet në një Seksion tjetër Konsullor të Shteteve të Bashkuara?

    Për informacione të kësaj situatë specifike, vizitoni faqen për pyetjet e shpeshta mbi formularin DS-160 https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/forms/ds-160-online-nonimmigrant-visa-application/ds-160-faqs.html.

  8. A ka një kërkesë për të siguruar identifikuesit e mediave sociale kur aplikojnë për një vizë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

    Më 31Maj, 2019, Departmenti i Shtetit rinovoi formularët e aplikimit për viza, për emigrantë dhe jo-emigrantë, për të kërkuar informacion shtesë, përfshi edhe identifikues të mediave sociale, prej pjesës më të madhe të aplikuesëve për vizë amerikane në mbarë botën. Për më shumë informacion, lutemi t'i referoheni përgjigjeve të Departmentit të Shtetit ndaj Pyetjeve më Frekuente.

  9. Çfarë duhet të bëj nëse ka një ndërprerje të energjisë apo shërbimeve, që ndikojnë këtë faqe interneti apo ndonjë prej shërbimeve të lidhura me të? (Shembull: pamundësi për të përfunduar pagesën për vizën në një bankë apo në internet, pamundësi për t'u lidhur me qendrën e shërbimit të klientit, pamundësi për të shkarkuar faturën, etj.)

    Nëse nuk do të jeni në gjendje të plotësoni një prej veprimeve të kërkuara, të përshkruara në këtë faqe, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, mosfunksionimit të internetit apo telefonit, apo rrethana të tjera të ngajshme që prekin komunitetin tuaj, lutemi të riprovoni pasi këto probleme të jenë zgjidhur. Nëse ende nuk keni sukses në plotësimin e veprimeve të kërkuara, lutemi të Na Kontaktoni duke përdorur informacionin në këtë link https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv/information/contact_us. Lutemi të shpjegoni llojin e problemit që po përjetoni, shërbimin që u ndërpre dhe kërkoni udhëzime se çfarë duhet të bëni më pas.

    Nëse jeni duke realizaur pagesën e vizës suaj në internet shembuj: duke përdorur një kartë debiti, kartë krediti apo transferime elektronike fondesh) dhe nuk jeni i/e sigurt që pagesa juaj u realizua para se të ndodhte ndërprerja, MOS PROVONI të bëni pagesë edhe njëherë. Lutemi të Na Kontaktoni duke përdorur informacionin në linkun https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv/information/contact_us. Lutemi të shpjegoni llojin e problematikës, shërbimin që u ndërpre dhe pyseni nëse pagesa juaj u realizua apo jo. Lutemi të keni parasysh se pagesat për vizën janë të parimbursueshme.

  10. Si mund të korrigjoj informacionin tim të aplikantit/es nëse bëj ndonjë gabim?

    Departmenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara e kufizon informacionin që mund të ndryshoni, pasi e keni krijuar një llogari tuajën në këtë sistem:

    • Mund të ndryshoni adresën tuaj të e-mailit dhe numrin e telefonit në çdo kohë.
    • Mund të ndryshoni numrin e pashaportës tuaj vetëm një (1) herë pasi është bërë pagesa.
    • NUK mund të ndryshoni emrin, mbiemrin, vendin ku është lëshuar pashaporta, vendin e lindjes, ditën e lindjes apo gjininë, informacion i lidhur me profilin tuaj të aplikantit/es, pas kryerjes së pagesës së vizës.
    • Për të korrigjuar informacion tjetër, nëse e keni të vendosur një datë takimi, duhet të anuloni takimin tuaj me qëllim që të korrigjoni informacionin. Nëse nuk e keni vendosur ende një takim, duhet të hyni në llogarinë tuaj, klikoni në ikonën që ndodhet lart, në anën e djathtë të emrit të aplikantit/es dhe zgjidhni "Edit” (Korrigjoni).

Pyetje mbi Rinovimet dhe Zgjatjet e Vizave

  1. Si mund ta zgjas vizën time?

    Nëse doni ta zgjasni qëndrimin tuaj të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara, duhet të plotësoni një kërkesë drejtuar Shërbimeve të Shteteve të Bashkuara për Shtetësinë dhe Imigracionin përpara se qëndrimi juaj i autorizuar të përfundojë. Nëse qëndroni në Shtetet e Bashkuara më gjatë se sa jeni autorizuar, mund të ndaloheni që të ktheheni dhe/ose mund të largoheni (dëboheni) nga Shtetet e Bashkuara. Kontrolloni datën për periudhën e qëndrimit tuaj që nënpunësit të Departamentit të doganëve dhe mbrojte të kufirëve, për të përcaktuar datën kurrë skadon autorizimi i qëndrimit tuaj. Për të mësuar më shumë rreth zgjatjes së vizës tuaj, ju lutemi vizitoni faqen e USCIS në në https://www.uscis.gov/visit-united-states/extend-your-stay.

  2. Unë kam një vizë jo-imigruese që do të skadojë së shpejti. A më duhet të kaloj në gjithë procesin e aplikimit për vizë përsëri?

    Po, çdoherë të keni parasysh se kurrë aplikoni për një vizë pa marrë parasysh që viza e juaj akoma është e flefshme duhet ta plotësoni dhe përcjellni gjithë procesin e aplikimit. Megjithëatë, të gjitha ata të një grupëmoshe të caktuar ose ata qe po renovojnë një vizë të mëparshme amerikane mund të kenë të drejtën të aplikojnë për një vizë pa marrë pjesë në intervistën konsullore. E drejta për programnin “Heqjes së intervistës” do të përcaktohet gjatë kohës që aplikuesi vazhdon procesin e planifikimit të një takimit. Përcaktimi do të kryhet duke bazuar përgjigjeve të dhëna për kriteret kualifikuese.

Pyetje mbi pasaportën

  1. Përse më duhet një faqe bosh në pasaportën time?

    Vizat Jo-Imigruese të ShBA-së kërkojnë një fletë të plotë të pasaportës që të printohen. Ju lutemi sigurohuni që pasaporta juaj të ketë të paktën 1-2 faqe bosh pa viza/vula për të printuar vizën dhe vulat përkatëse të hyrjes.

  2. Unë kam dy nënshtetësi. Cilën pasaportë duhet të përdor për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara?

    Nëse keni nënshtetësi të dyfishtë dhe nuk jeni shtetas i ShBA-së, duhet të zgjidhni nënshtetësinë me të cilën doni të hyni në Shtetet e Bashkuara. Duhet të hyni dhe të largoheni nga Shtetet e Bashkuara duke përdorur të njëjtën pasaportë.

  3. Pasaporta ime me një vizë të vlefshme është vjedhur. Çfarë duhet të bëj?

    Nëse pasaporta juaj me Formularin tuaj I-94 ju ka humbur ose jua kanë vjedhur, duhet t’i zëvendësoni menjëherë. Duhet të kryeni disa veprime. Për më shumë informata, shikoni Pasaportat, Vizat dhe Formularët I-94 të humbur ose të vjedhur https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/lost-stolen-visas.html.

  4. Për sa kohë duhet të jetë e vlefshme pasaporta ime që të aplikoj për një vizë të ShBA-së?

    Pasaporta duhet të jetë e vlefshme së pakti 6 muaj pas periudhës që aplikuesi ka qëllim të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara përveçse kur ka përjashtime të veçanta në marrëveshjet me një shtet specifik. Për përjashtimet përkatëse. https://www.cbp.gov/document/bulletins/six-month-club-update Gjithashtu, për më shumë informacione, mund ta vizitoni faqen https://travel.state.gov/content/visas/en.html.

  5. Duheshte ta zëvendësoja pasaportën para datës së caktuar të takimit. Cfarë duhet të bëj?

    Aplikuesi mund të paraqitet në një takim të caktuar dhe të paraqesë një pasaportë të re. Nëse aplikuesi nuk mund të marrë një pasaportë të re përpara datës së caktuar të takimit, aplikuesi duhet ta anulojë ose ricaktojë takimin. Aplikuesi nuk mund të aplikojë për vizë pa pasaportë të vlefshme Ju lutemi paraqisni një kopje të raportit të policisë nëse ju është vjedhur pasaporta.

  6. Pasaporta ime ka skaduar por viza ime amerikane është ende aktive. Çfarë duhet të bëj?

    Përveç rasteve kur është anulluar ose revokuar, viza është e vlefshme deri në datën e skadimit. Nëse viza e juaj është e vlefshme mund të udhëtoni në SHBA me të dyja pasaportat e juaja, deri sa viza e juaj është e vlefshme dhe nuk është skaduar, si dhe është vizë përkatëse për udhëtimin tuaj. Të dyja pasaportat duhet të tregojnë të njëjtën shtetësi dhe emri i titullarit duhet të jetë identik në të dyja pasaportat. Ju lutemi vini re: Viza nuk garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Përcaktimi përfundimtar i hyrjes varet plotësisht nga nënpunësi i CBP-së që kontrollon dokumentacionin.

Pyetje mbi pagesën për vizën

  1. Aplikimi im u refuzua. A mund të më rimbursohet pagesa e vizës?

    Jo. Tarifa që keni paguar është pagesë për aplikimin. Të gjithë ata që aplikojnë për një vizë të ShBA-së kudo në botë duhet ta paguajnë këtë tarifë, e cila mbulon koston e shqyrtimit të aplikimit tuaj.

  2. Më ndhodhi një gabim të sistemit kur bëja pagesën time për aplikimin për vizë në internet. A u pranua pagesa ime? Si ta marr numrin e faturës time të pagesës për aplikimin për vizë?

    Pagesat e tarifës MRV nuk rimbursohen. Nëse keni hasur në një defekt të sistemit kur bëni pagesën për aplikimin për vizë në internet, mos u përpiqni të bëni një pagesë tjetër. Hyni në llogarinë tuaj dhe shkoni te faqja "Llogaria ime", klikoni mbi lidhjen "Vazhdo" dhe ndiqni udhëzimet.

  3. A mund ta shes ose t'ia jap pagesën time (MVR) për vizë dikujt tjetër?

    Pagesat e aplikimit për vizë nuk rimbursohen dhe nuk transferohen. Ju nuk mund ta shisni ose ta këmbeni pagesën për vizë me dikë tjetër.

  4. Unë kam paguar më shumë për tarifën time MRV, çfarë duhet të bëj?

    Nëse keni pyetje ose shqetësime rreth pagesës, ju lutemi përdorni funksionin “Na kontaktoni” në këtë faqe interneti.

  5. Ku mund t’i gjej kushtet e përgjithshme të pagesës së tarifës së aplikimit për vizë (MRV)?

    Të gjitha informatat në lidhje me pagesën e aplikimit për vizë (MRV) mund t'i gjeni këtu.

Pyetje mbi Takimet për Vizë

  1. Më duhet një takim i përshpejtuar dhe nuk ka takime në disponim, Çfarë duhet të bëj?

    Ju mund të kërkoni një takim të përshpejtuar. Për të kërkuar një takim të përshpejtuar, në fillim caktoni një takim të zakonshëm në datën më të afërt të mundshme. Më pas hyni te llogaria juaj, klikoni te “Vazhdoni”, zgjidhni "Kërkoni një takim të përshpejtuar" dhe ndiqni udhëzimet. Takimet e përshpejtuara do të jepen vetëm sipas gjykimit të Seksionit Konsullor. Rrethanat që mund të merren parasysh për takime të përshpejtuara përfshijnë:

    1. Një vdekje e papritur të një të afërmit, një sëmundje e rënde ose një aksident i cila ka lë pasoja të rënda dhe jeta juaj është në rezik, ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara.
    2. Një trajtim mjekësor urgjent për aplikuesin ose fëmijën e tij/saj të mitur.
    3. Aplikuesi për llojen e vizës Shkëmbimi i Studentëve dhe Programi i Vizitoreve te Shkëmbimit (F/M/J) nevojitet formulari I-20 ose DS-2019 i cili ka një datë e cila është më parë se takimit të parë për vizë.
    4. Një udhëtim i papritur për në Shtetet e Bashkuara për qëllime tregtare urgjente që paraqiten brenda 10 ditëve pas takimit të parë për vizë.
    5. Një vizitë e papritur që ka një rëndësi të madhe kulturore, politike, gazetareske, sportive ose ekonomike që mund të paraqitet brenda 10 ditëve pas takimit të parë për vizë.
  2. Si mund ta ricaktoj ose anuloj një takim?

    Mund ta anuloni ose ta riplanifikoni një takim vetëm nëse data e takimit është në të ardhmen. Për të anuluar ose për të riplanifikuar një takim, duhet të hyni te sistemit dhe të klikoni te “Vazhdoni”, zgjidhni opsionin për "Anulimin e takimit" ose "Riplanifikimin e takimit" dhe më pas ndiqni udhëzimet e dhëna.

  3. Çfarë ndodh nëse e kam humbur intervistën time?

    Nëse e keni humbur intervistën, aplikuesi duhet të hyjë në sistem, të shkojë te faqja kryesore "Llogaria ime", të zgjedhë lidhjen "Takim i Humbur" dhe të ndjekë udhëzimet. Ta keni parasysh se aplikuesit duhet të presin 24 orë pasatj të kërkojnë pëlqim për ritakimin për takimin e humbur.

  4. Ku duhet t’i paraqesë ankesat aplikuesi?

    Zgjidhni lidhjen “Na kontaktoni” në fund të faqes së internetit dhe ndiqni udhëzimet.

  5. Si mund të shtoj ose të ndryshoj anëtarët për një takim grupi të caktuar?

    Nëse doni të shtoni ose të ndryshoni anëtarët e grupit pasi keni caktuar një takim, duhet ta anuloni takimin e grupit tuaj, duhet të shtoni ose të ndryshoni anëtarët e grupit dhe pastaj të caktoni sërish takimin e grupit.

    Ju lutemi vini re,varësisht prej disponimit, nuk ka garanci që ju do të mund të caktoni të njëjtën datë dhe orë siç e keni caktuar në fillim.

  6. Kush mund të më shoqëron në intervistë ?

    Në përgjithësi, vetëm ata që aplikojnë për vizë janë autorizuar të hyjnë në Seksionin Konsullor. Prindërit ose kujdestarët ligjorë janë të lejuar të shoqërojnë fëmijët e tyre të mitur. Per më shumë informata lidhur me kujdestaret ose përkthyes, ju lutemi vizitoni web faqen e Seksionit Konsullor.

  7. A është e domosdoshme që të gjithë aplikuesit për vizë të paraqiten personalisht në intervistën në konsullatë?

    Të gjithë ata që po e rinovojnë vizën amerikane të mëparshme apo ata qe plotësojnë kritere të tjera të lidhura me moshën, mund të kualifikohen për programin "Heqjes së intervistës". E drejta do të përcaktohet gjatë kohës që aplikuesi vazhdon procesin e planifikimit të një takimit. Gjithsesi nënpunësit konsullor e kanë të drejtën të vendosin për atë se cili aplikues duhet të jetë i pranishum në një intervistë.

Pyetje mbi dërgesën e dokumenteve

  1. Si mund t’i ndjek dokumentet e mia që ia kam dërguar Seksionit Konsullor?

    Korrieri jep një numër të dërgesës për të sjellë dokumentet. Ju lutemi kërkojeni këtë numër nga agjenti i korrierit kur dorëzoni dokumentet për t'u dërguar. Statusi i dërgesës tuaj mund të ndiqet nëpërmjet faqes së internetit të korrierit.

  2. Si mund ta marr pasaportën/vizën pasi aplikimi të jetë shqyrtuar?

    Koha e përpunimit të aplikimeve për vizë dhe printimit të një vize të miratuar të ShBA-së ndryshon për secilin aplikues individual. Pasi të keni ndjekur intervistën në Seksionin Konsullor të ShBA-së, mund të ndiqni statusin e aplikimit tuaj për vizë në https://ceac.state.gov/CEAC.

    Ndjekja e kthimit të dokumentit tuaj do të fillojë kur Seksioni Konsullor i ShBA-së t'ia lëshojë dokumentet korrierit. Ju do të merrni një emaili që do t’ju njoftojë se kur i është caktuar numri i dërgesës dokumenteve tuaja.

    Ju mund ta ndiqni statusin e dërgesës duke hyrë në këtë faqe interneti dhe duke klikuar mbi lidhjen e numrit të dërgesës, i cili do t'ju çojë te faqja e internetit të korrierit për informacionin më të fundit të ndjekjes.

  3. A mund ta ndryshoj vendin e marrjes së dokumenteve? A mund ta ndryshoj për dërgesë në shtëpi?

    Afati për të ndryshuar lokacionin se ku do të dorëzohet dokumentacioni i juaj është 24 orë para intervistës suaj. Pas kohës së përcaktuar, opsioni për të ndryshuar lokacionin e postës së shpejtë do të deaktivated nga llogaria juaj dhe nuk do të lejohen ndryshimet e mëtejshme të postës së shpejtë.

  4. Kanë kaluar më shumë se 2 javë që nga intervista ime në Seksionin Konsullor, kur mund t'i marr dokumentet e mia?

    Koha e përpunimit të një aplikimi për vizë varet nga Seksioni Konsullor. Ju lutemi vizitoni https://ceac.state.gov/CEAC për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Nëse kanë kaluar më shumë se 5 ditë pune që kur është lëshuar viza juaj dhe ende nuk keni marrë një numër dërgese të korrierit, ju lutemi ndiqni udhëzimet në faqen Na kontaktoni.

  5. A mund ta shpejtoj korrierin që të mi kthejë dokumentet e mia?

    Jo. Kur Seksioni Konsullor ia ka dërguar dokumentin(et) korrierit, paketës mund t'i duhen 1-3 ditë pune për t'u dërguar.

  6. A mund të dërgojë dokumentet e mia në Seksionin Konsullor përmes postës?

    Dokumentacionin e juaj për aplikim për vizë mund ti dorëzoni në Seksioni Konsullor vetëm nëse merrni udhëzime që ta bëni këtë gjë në fund të procesit të caktimit të takimit për vizë. Për informacione për atë se cilat perosna kualifikohen për dorëzimin e dokumentacionit për aplikimin për vizë nëpërmjet postës, shikoni në https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv/information/courier#courier_send.

  7. Kam pranuar udhëzime nga Seksioni Konsullor që duhet të dorëzoj dokumentacion shtesë në lidhje me aplikimin tim për vizë. Çfarë duhet të bëj?

    Mund të dërgoni dokumentacion shtesë në Seksioni Konsullor vetëm nëse keni marrë një letër ose një email me udhëzime të caktuara duke përfshirë listën e dokumentacionin e kërkuar që duhet ta dërgoni me postën e shpejtë. Për të dërguar dokumentacion në Seksioni Konsullor pa pagesë, ndiqni udhëzimet se si ta printoni Çertifikatën për Autorizimin e Korrierit pa pagesë. Nëse keni probleme gjatë printimit të Çertifikatës për Autorizimin e Korrierit ndiqni udhëzimet për Problemet me dorëzimin e dokumenteve në faqen "Na kontaktoni" në këtë faqe të interneti. Për listë me lokacione të autorizuara për dorëzimin e dokumentacionit, vizitoni faqen: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv/information/courier#courier_send.

  8. Si mund ta ndjeki procedurën e dorëzimit të dokumentacionit?

    Hyni në llogarinë tuaj dhe nën opsioni Statusi klikoni te lidhja e Numrit i transportit të postës së shpejtë. Faqja do të hapët dhe do ta paraqet statusin e dorëzimit. Nëse në statusin tuaj nuk paraqitet Numri i transportit të postës së shpejtë, pasaporta juaj nuk është përpunuar dhe mund që akoma përpunohet. Pas pjesëmarrjes në intervistën në Seksionin Konsullor të Shteteve të Bashkuara, mund ta ndjekni gjendjen e zgjidhjes së aplikimit tuaj për vizë në https://ceac.state.gov/CEAC ose, nëse është e zbatueshme, ndiqni udhëzimet lokale që i keni marrë gjatë intervistës. Nëse paraqiten probleme ose shqetësime të tjera në lidhje me kthimin e dokumentacionin, ose nëse kanë kaluar më shumë se 5 ditë pune që nga lëshimi i vizës tuaj dhe Numri i transportit të postës së shpejtë nuk është ende i disponueshëm, ndiqni udhëzimet për Problemet me dorëzimin e dokumentacionin në faqen të internetit "Na kontaktoni".