Vizat Imigruese

Kjo faqe interneti nuk përmban informacion për Procesimin e dokumentëve për Vizë Imigruese në Maqedoni e Veriut.

Kjo faqe interneti nuk ofron ndihmë për Përpunimin e Vizave Imigruese në Maqedoni. Ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Seksionit Konsullor në https://mk.usembassy.gov/sq/visas-sq/immigrant-visas-sq/.

Shënim: Nëse jeni një aplikues për vizë imigruese dhe jeni intervistuar përpara datës 24 janar 2013 e ju janë dhënë udhëzime për të caktuar një takim të mëtejshëm nëpërmjet këtij shërbimi, ju lutemi dërgoni një email te consularskopje@state.gov. Jepni emrin dhe mbiemrin e plotë të aplikuesit, datën e intervistës së parë dhe numrin e çështjes së Vizës Imigruese në email.

Informacion mbi Vizat Imigruese

Shtetasit e huaj që dëshirojnë të imigrojnë dhe të jetojnë përgjtithnjë në Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin procedurat specifike për të aplikuar për Vizë Imigruese. Viza Imigruese, e cila është leshuar në Seksionin Konsullor, Ju mundëson që të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara dhe të bëheni një Rezident i Përhershëm i Ligjshëm (LPR). Do të keni të drejtë të jetoni dhe të punoni në ShBA përgjithmonë. Më shumë informata mund të gjeni këtu: United States Citizenship and Immigration Services (USCIS).

Procesi i aplikimit për Vizë Imigruese

Ka disa hapa që duhen ndjekur për të kompletuar aplikimin për Vizë Imigruese. Detajet e këtij procesi mund të gjeni në travel.state.gov. Hapat e mëposhtëm fillojnë me supozimin se Ju e keni parashtruar Peticionin në USCIS.

Informacion Ligjor: Kjo faqe interneti si dhe shërbimi i qendrës së telefonatave nuk japin informacion për procesimin e dokumentëve në USCIS, NVC, KCC ose në Seksionin Konsullor.

Hapi 1 – Peticioni është parashtruar (Në pritje të aprovimit nga USCIS)

Kontrolloni statusin e peticionit tuaj në faqën e internetit të USCIS -it.

Hapi 2 – Peticioni është aprovuar (Përpunim në NVC)

Me pranimin e njoftimit se peticioni është aprovuar nga USCIS dhe është dërguar te Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) ose KCC për të procesuar, ju lutemi vizitoni NVC për hapat e mëtejshëm për procesimin në NVC.

NVC, KCC ose Seksioni Konsullor do të dërgojë udhëzime të detajuara për hapat e mëtejshëm si dhe datën e intervistës.

Hapi 3 – Përgatitje për Intervistë

Për të mësuar rreth Përgatitjes së Intervistës, klikoni këtu.

Hapi 4 – Paraqitja për intervistën tuaj për vizë në Seksionin Konsullor

Ju duhet të paraqiteni në intervistë në datën e caktuar nga NVC, KCC ose Seksioni Konsullor. Ju lutemi, sjelleni dokumentacionin e kërkuar në takimin tuaj për vizë.

Hapi 5 – Pas Intervistës për vizë

Pasi të keni kryer intervistën në Seksionin Konsullor, Ju mund ta gjurmoni statusin e aplikimit tuaj në https://ceac.state.gov/CEAC.