Vizat për Diplomatët, Përfaqësuesit Qeveritarë, Personelin e Ambasadave, Personelin e NATO-s, Hulumtuesit Fulbright

Diplomatët, Përfaqësuesit Qeveritarë, Personeli i Ambasadave, Personeli i NATO-s

Vizat diplomatike (A), për organizatat ndërkombëtare (G) dhe vizat për NATO-n ju lëshohen diplomatëve dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Në përgjithësi, lloji i vizës së kërkuar për një diplomant ose zyrtar tjetër qeveritar varet nga qëllimi i tyre i udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara. Ka kërkesa shumë specifike të cilat duhen plotësuar nga aplikuesi për t’u kualifikuar për një vizë A, G ose NATO, në zbatim të ligjit të imigracionit të Shteteve të Bashkuara.

Shumica e personave që mbajnë pasaportë diplomatike dhe personave që aplikojnë për viza zyrtare përjashtohen nga pagesa e aplikimit për vizë. Aplikuesit që aplikojnë për këto kategori vizas, NUK DUHET TË PËRDORIN KËTË SHËRBIM sepse pagesa e aplikimit për vizë nuk rimbursohet edhe nëse paguhet gabimisht.

Për më shumë informacion ju lutemi konsultohuni me zyrën administrative të qeverisë ose të agjencisë tuaj përgjegjëse për çështjet e vizave.

Për informacion shtesë mbi vizat Diplomatike dhe Zyrtare vizitoni https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/other-visa-categories/visas-diplomats.html

Për informacion shtesë mbi vizat NATO vizitoni https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/other-visa-categories/visa-employees-nato.html

Diplomatët, përfaqësuesit e qeverisë, personeli i ambasadave, personeli i organizatave ndërkombëtare dhe NATO-s duhet që aplikimet e tyre t’i dorëzojnë direkt te Ambasada/Konsullata.

Për të marrë informacione specifike mbi mënyrën se si ta filloni këtë proces, vizitoni faqen e internetit të ambasadës në adresë interneti.


Pjesëmarrësit në bursat Fulbright ose në programe të tjera të sponsorizuara nga qeveria amerikane

Personave që studiojnë me Fulbright ose aplikantëve/eve të tjerë/a për Viza të tipit (J) për Programe të Shkëmbimit, të sponsorizuar nga Qeveria e U.S., nuk u kërkohet të paguajnë tarifat e përpunimit të aplikimit për vizë nëse janë të përfshirë në një Departament të Shtetit, një Agjenci të U.S. për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ose një program edukues dhe kulturor shkëmbimi, të sponsorizuar nga Qeveria e U.S., me një numër serial të programit që fillon me G-1, G-2, G-3 ose G-7, të shtypur në formularin DS-2019, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Vizitorëve/eve të Shkëmbimit (J).

Lidhje të dobishme:
Viza (J) për Programin e Vizitorëve të Shkëmbimit
Programet e Shkëmbimit të Zyrës së Çështjeve për Arsimin dhe Kulturën

Është përgjegjësia e secilit udhëtar të përcaktojë nëse i nevojitet ose jo një pagesë për vizën.

Nëse një udhëtar duhet të aplikojë për vizë për të cilën i duhet të bëjë një pagesë vize, udhëtari duhet të përdorë këtë shërbim për të caktuar një takim për të aplikuar për vizë. Zgjidhni opsionin "Unë e kam plotësuar formularin DS-160 për të aplikuar për vizë amerikane joimigruese dhe duhet të aplikojë për vizë." nga faqja NIV (Vizat Jo-Imigruese).

Nëse udhëtari kualifikohet që të udhëtojë pa e bërë pagesën për vizë, ata duhet të kontaktojnë direkt Seksionin Konsullor ku dëshirojnë të aplikojnë direkt te:

Pristinavisas@state.gov