Njoftime

Përditësim: Vlefshmëria e Tarifës së Vizës Joemigruese (Tarifa MRV)

11 tetor, 2023

Të gjitha faturat për pagesën e tarifave të vizave të lexueshme nga kompjuteri (MRV), të lëshuara përpara datës 1 Tetor 2022, skaduan më 30 Shtator, 2023. Nuk do të ketë zgjatje të vlefshmërisë së tarifës. Aplikantët/et duhet të kenë caktuar një takim ose të paraqesin një aplikim për heqje dorë nga intervista përpara datës 30 Shtator 2023, për të shmangur pagesën e një tarife të re. Nëse keni paguar tarifën MRV më ose pas datës 1 Tetor, 2022, duhet të keni caktuar takimin brenda një viti nga data e pagesës suaj të MRV. Ju lutemi, kini parasysh se vetë intervista nuk ka nevojë të reaizohet brenda një viti, por duhet të lihet një takim për intervistë në sistem, edhe nëse mund të jetë planifikuar muaj më pas. Për më tepër, aplikantët/et që përdorin tarifat e MRV të paguara përpara datës 1 Tetor 2022 për të rezervuar një takim, këshillohen të mos përpiqen të ndryshojnë datat e takimit të tyre në ose pas datës 1 Tetor 2023. Ky veprim do të rezultojë në humbje, si të vendit origjinal të takimit, ashtu edhe të faturës së tarifës MRV. Aplikantit/es do t'i kërkohet të paguajë një tarifë të re dhe të dorëzojë një paketë të re aplikimi.

Vaksinimi kundër COVID-19 dhe udhëtimi në Shtetet e Bashkuara

5 shtator, 2023

Udhëtimi i mbajtësit të vizës joemigruese: Pasagjerët nuk kanë më nevojë të japin prova se janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të pranuar për COVID-19, për fluturime drejt Shteteve të Bashkuara. Për më shumë informacion, vizitoni faqen https://wwwnc.cdc.gov/travel/page/before-travel.

Aplikantët/et për vizë emigruese: Ligji amerikan i imigracionit kërkon që aplikantët/et për vizë imigruese të bëjnë disa vaksina përpara lëshimit të një vize imigrimi. Për më shumë informacion, vizitoni faqen https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/immigrate/vaccinations.html.

INFORMACION I RËNDËSISHËM LIDHUR ME VLEFSHMËRINË E TARIFËS SUAJ TË VIZËS

10 korrik, 2023

Tarifat e aplikimit për vizë janë të vlefshme për t'u përdorur brenda 365 ditëve nga data e pagesës. Pas 365 ditëve, nëse aplikanti/aplikantja nuk e ka caktuar takimin për intervistë ose nuk ka dorëzuar aplikimin për një vizë jo-emigruese në SHBA (përfshirë vizën e fejesës K), tarifa do të skadojë dhe aplikanti/ja do të humbasë të drejtën për të përdorur tarifën për një aplikim për vizë. Megjithatë, si rezultat i pezullimit të veprimeve konsullore rutinë, për shkak të COVID-19 në fillim të vitit 2020 dhe përpjekjeve të Departamentit të Shtetit të SHBA për të rifilluar të gjitha veprimet rutinë të vizave sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurtë, Departamenti zgjati vlefshmërinë e tarifave të aplikimit për vizë deri në 30 shtator 2023 për të gjitha tarifat që kanë skaduar ndërmjet 20 shkurtit 2020 dhe 30 shtatorit 2022.

Ju lutemi, kontrolloni vlefshmërinë e tarifës suaj për vizë dhe lexoni informacionin e mëposhtëm të rëndësishëm:

  • Për të kontrolluar datën e skadimit të tarifës së vizës, hyni në llogarinë tuaj në këtë faqen e internetit (https://ais.usvisa-info.com/), klikoni butonin Continue (Vazhdo) dhe përzgjidhni opsionin Payment Reciept (Fatura e Pagesës). Data e skadimit të tarifës së vizës për çdo aplikant/e për vizë është e shënuar në Payment Reciept (Fatura e Pagesës).
  • Nëse nuk e përdorni tarifën përpara datës së skadimit, do t'ju kërkohet të paguani një tarifë të re nëse dëshironi të aplikoni për vizë. Ju mund ta përdorni tarifën e vizës deri në orën 23:59 EST, në datën e skadimit.
  • Nëse e keni përdorur tashmë tarifën tuaj të vizës për të caktuar një takim në të ardhmen (pas datës së skadimit të tarifës së vizës), nuk do të mund ta anuloni ose ricaktoni takimin tuaj pas datës së skadimit, përveç nëse paguani një tarifë të re vize. Takimi juaj aktual është ende i vlefshëm edhe nëse është planifikuar pas datës së skadimit të tarifës së vizës. Ju lutemi merrni masa të paraqiteni në takimin tuaj të planifikuar për intervistë për vizë.
  • Ju NUK do të jeni në gjendje të anuloni ose ricaktoni takimin tuaj pas datës së skadimit të tarifës së vizës. Nëse përpiqeni të anuloni ose ricaktoni takimin tuaj, sistemi do të shfaqë një mesazh paralajmërues që tregon se pagesa juaj e vizës për takimin origjinal ka skaduar dhe nëse dëshironi të vazhdoni me anulimin ose ricaktimin e takimit, sistemi do t'ju kërkojë të paguani një tarifë e re për vizë.
  • Nëse ju mungon takimi i intervistës dhe tarifa e përdorur për të caktuar takimin tashmë ka skaduar, do t'ju kërkohet të paguani një tarifë të re, nëse dëshironi të vazhdoni me aplikimin tuaj për vizë. Merrni masa të paraqiteni në takimin e planifikuar për intervistën tuaj të planifikuar për vizë, për të shmangur pagesën e një tarife të re.
  • Nëse keni marrë pjesë tashmë në takimin tuaj konsullor, por ju është refuzuar sipas seksionit 221(g) të Aktit të Emigracionit dhe Shtetësisë dhe aplikimi juaj për vizë është ende në pritje të shqyrtimit, ju nuk ndikoheni nga data e skadimit të tarifës së vizës sepse aplikanti/ja për vizë është tashmë në proces. Ju duhet të ndiqni udhëzimet e marra gjatë intervistës suaj.

Ju lutemi kontrolloni informacionin e postuar në https://ais.usvisa-info.com/ për informacionin më të përditësuar në lidhje me tarifën dhe takimin tuaj për vizë.

Tarifat e përpunimit të vizave joemigruese

17 qershor, 2023

  • Tarifa e aplikimit për vizat e vizitorëve për biznes ose turizëm (B1/B2 dhe BCC) dhe viza të tjera NIV që nuk bazohen në peticion, të tilla si vizat e studentëve dhe të vizitorëve të shkëmbimit, është 185 USD.
  • Tarifa e aplikimit për disa lloje vizash joemigruese, të bazuara në peticion për punëtorë të përkohshëm (kategoritë H, L, O, P, Q dhe R) është 205 USD.
  • Tarifa e aplikimit për një punonëtor tregtie, investitor dhe aplikant kërkues për në një profesion të specializuar (kategoria E) është $315 USD.

Aplikantët/et që kanë paguar tashmë një tarifë aplikimi për vizë, që është aktualisht e vlefshme dhe nuk ka skaduar, por që nuk janë paraqitur ende për intervistën e tyre për vizë ose janë duke pritur që çështja e tyre të përpunohet, nuk do të pauguajnë tarifa shtesë.

Informacion i rëndësishëm në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e llogarisë suaj në këtë faqe interneti

30 maj, 2023

Privatësia dhe siguria juaj janë të rëndësishme. Ne ju rekomandojmë fuqimisht që në asnjë rrethanë të mos i ndani kredencialet tuaja të hyrjes për këtë sajt, me askënd. Ekipi ynë nuk do të kërkojë kurrë kredencialet tuaja as me telefon, as me e-mail. Ndarja e kredencialeve tuaja mund të rezultojë në keqpërdorim ose kompromentim të informacionit tuaj personal. Për më tepër, përdorimi i mjeteve të automatizuara si bots, skriptet ose ndërfaqe të tjera jo-njerëzore brenda kësaj faqeje është i ndaluar. Mjete të tilla jo vetëm që kanë potencialin të rrezikojnë integritetin e të dhënave tuaja personale, por gjithashtu mund të rezultojnë në vonesa në përpunimin e aplikacionit tuaj. Referojuni politikës së privatësisë dhe kushteve të përdorimit të kësaj faqeje për detaje shtesë. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj në ruajtjen e një standardi të lartë sigurie dhe privatësie.

16 shtator, 2020

Informacion urgjent për aplikantët për vizë

Ju lutemi rishikoni informacionin më poshtë përpara se të planifikoni ose të merrni pjesë në një takim të lidhur me vizën.

Njoftim i Rëndësishëm për Përshtatshmërinë nga Intervista për disa Viza Joemigruese

INFORMACION I RËNDËSISHËM LIDHUR ME VLEFSHMËRINË E TARIFËS SUAJ TË VIZËS

Informacion i rëndësishëm në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e llogarisë suaj në këtë faqe interneti

Vaksinimi kundër COVID-19 dhe udhëtimi në Shtetet e Bashkuara

Tarifat e përpunimit të vizave joemigruese


U.S. Visa and Travel Updates

For the latest information from the U.S. Department of State regarding visa issues and travel to the United States, please visit: https://travel.state.gov/content/travel/en/News/visas-news.html.