Shërbimi i korrierit për dokumentet e vizës

Përmbledhje

Shërbimet e korrierit janë përfshirë në shërbimet që mbështesin procesin e aplikimit për vizë. Shërbimet e korrierit mund të përfshijnë dërgimin dhe marrjen e dokumenteve nga Seksioni Konsullor i ShBA-së.

Menjëherë sapo korrieri t’i caktojë një numër ndjekjeje, çdo dërgesë që ka të bëjë me aplikimin për vizë, ju dërgohet një email i automatizuar. Pasi numri i ndjekjes t’i jetë caktuar një dërgese, statusi i dokumenteve mund të ndiqet duke përdorur këtë faqe interneti, shërbimin tonë të zërit interaktiv ose faqen e internetit të korrierit.

Pasi të lexoni informacionet më poshtë, nëse keni ende probleme ose shqetësime në lidhje me kthimin e dokumenteve tuaja, ndiqni udhëzimet për Problemet me dërgimin e dokumenteve në faqen Na kontaktoni të kësaj faqeje interneti.


Shërbimi i kthimit të dokumenteve nga korrieri

Të gjithë dokumentet do të kthehen aplikuesit nga korrieri (në vendin e kthimit ose në adresën e shënuar).

Shënim: Çdo aplikim për vizë amerikane është unik. Ky shërbim nuk ofron informacione për sa kohë Seksioni konsullor do ta shqyrtojë aplikimin për vizë. Kur Seksioni Konsullor i ShBA-së t'ia lëshojë dokumentet korrierit, do të duhen deri në 3 ditë pune dokumentet të jenë gati për t’u marrë në vendin e kthimit ose në adresën e shenuar.

Shërbimi i kthimit të dokumenteve duke përdorur vendin e zgjedhur të kthimit

Aplikuesit njoftohen me email kur dokumentet e vizës janë gati për t’u marrë, në një vend kthimi të korrierit. Aplikuesit duhet të provojnë identitetin e tyre duke përdorur njërën nga metodat e mëposhtme:

  1. Aplikuesit që marrin dokumentet e tyre personale duhet të provojnë identitetin e tyre me një nga format e mëposhtme të dokumentacionit:
    • Kartën zyrtare të identitetit ose kartën shtetërore (me fotografi)
    • Patentën zyrtare të makinës (me fotografi)
    • Certifikatën e lindjes
  2. Prindërit që tërheqin dokumentet për fëmijët e tyre duhet të ofrojnë provë të marrëdhënies së tyre duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:
    • Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës ose dekretit të adoptimit, me të paktën emrin e plotë ligjor të njërit prind të shënuar në dokument.
    • Prindi duhet të provojë identitetin duke paraqitur njërin nga dokumentet e renditura në pikën 1 me të njëjtit emër në certifikatën e lidhjes së fëmijës ose në dekretin e adoptimit.
  3. Aplikuesit e rritur mund të autorizojnë një palë të tretë që të marrin dokumentet e tyre të pasaportës. Pala e tretë duhet të paraqesë dokumentet e mëposhtme:
    • Një letër autorizimi të nënshkruar nga aplikuesi që përmban emrin e plotë ligjor të palës së tretë.
    • Një fotokopje të njërit prej dokumenteve identifikuese të aplikuesit të renditur në pikën 1.
    • Pala e tretë duhet po ashtu të identifikojë veten me një prej dokumenteve të renditur në pikën 1. Emri në dokumentin identifikues duhet të jetë i njëjtë me emrin në letrën e autorizimit.

Çdo pasaportë që nuk tërhiqet brenda 30 ditësh do t'i kthehet Seksionit Konsullor nga ka ardhur.


Shërbimi i dërgimit të dokumenteve nga korrieri

Në disa raste, duke aplikuar për vizë, aplikuesit do të mundësohet të dërgojë dokumentet mbështetës, duke mos u paraqitur personalisht në Seksionin Konsullor. Në raste të tilla, duke caktuar terminin në këtë faqë e internetit, do t'ju dërgohet udhëzimet se si ta printoni Çertifikatën për Autorizimin e Korrierit. Çertifikata për autorizimin e korrierit i mundëson aplikuesit të dërgojë dokumentet në Seksionin Konsullor nëpërmjet korrierit, pa pagesë.

Lokacionet e Shërbimit Korrier

Nëse vendet për të lënë këto dokumente nuk janë të përshtatshme, mund të përdorni një korrier të zgjedhur nga ju dhe me shpenzimet tuaja për të dërguar dokumentet në Seksionin Konsullor.