Dokumentet e kërkuara

Pamja e përgjithshme

Në përgatitje për intervistën me Seksionin Konsullor, aplikuesi duhet të grumbullojë dokumentet e duhura që kanë të bëjnë me qëllimin e udhëtimit. Këtu më poshtë jepet lista e sugjeruar e dokumenteve për të gjitha kategoritë e vizave.

Shënim: Mund të kërkohen dokumente shtesë: Ju lutemi shikoni udhëzimet se si të aplikoni për një vizë në faqen e internetit të Ambasadës ose Konsullatës ku do të aplikoni. Dokumentet shtesë mund të kërkohen për të përcaktuar nëse kualifikoheni.

  1. Për aplikimet e vizës që kërkojnë një intervistë personale në Seksionin e Konsullatës, aplikuesit duhet të sjellin me vete dokumentet e kërkuara në intervistë.
  2. Aplikuesit për vizë që nuk kanë nevojë të bëjnë një intervistë personale në Seksionin Konsullor, duhet të përfshijnë gjithë dokumentet e kërkuara për Seksionin Konsullor në paketën e aplikimit që do të dorëzojë aplikuesi.

Dokumentet e Përgjithshme të Kërkuara – Për të gjitha llojet e vizave

Dokumentet e mëposhtme kërkohen për të gjitha llojet e vizave:

  1. Pasaportë e vlefshme për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën gjashtë muaj pas periudhës së qëndrimit në Shtetet e Bashkuara (përveç rasteve kur ka përjashtime të përcaktuara nga marrëveshje specifike të shteteve.)
  2. Pasaporta që përmban vizën e fundit amerikane (nëse është e aplikueshme).
  3. Aplikimi për Vizë Jo-Imigruese, faqja e konfirmimit të Formularit DS-160.
  4. Faqja me Konfirmim dhe Udhëzime për takimin, të shtypura nga kjo faqe interneti.
  5. Një fotografi me ngjyra 5 x 5 cm (2 x 2 inç) bërë brenda 6 muajve të fundit. Detaje të mëtejshme në lidhje me udhëzimet e Departamentit të Shtetit për fotografitë mund të gjenden në: https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/photos.html.
  6. Anëtarët e familjes që ju shoqërojnë, përveçse nëse hyjnë në Shtetet e Bashkuara për një qëllim tjetër, duhet të paraqesin një certifikatë martese (bashkëshort/e) dhe/ose certifikatën e lindjes (për fëmijët e pamartuar nën 21 vjeç), sipas rastit.

Nëse merrni pjesë personalisht në takim, duhet të sillni dokumente origjinale. Nëse gëzoni të drejtën t'i dërgoni dokumentet me postën e shpejtë, duhet të dërgoni pasaportën aktuale të vlefshme dhe pasaportën e mëparshme me vizën e Shteteve të Bashkuara të lëshuar më së fundi (nëse keni), si dhe faqen e konfirmimit të formularit DS-160 dhe kopje të çdo dokumenti mbështetës. Shikoni seksionin më poshtë për një listë të dokumenteve mbështetëse që kërkohen për çdo lloj vize.

Dokumentet Shtesë të Kërkuara – Në vartësi të llojit të vizës

(B) VIZITOR: BIZNES, TURIZËM, TRAJTIM MJEKËSOR

  • Nëse udhëtoni për trajtim mjekësor, duhet të jeni gati të prezentoni dokumentacionin e mëposhtëm:
    • Diagnozën mjekësore nga një doktor vendas, që shpjegon natyrën e sëmundjes dhe arsyen pse nevojitet trajtimi në Shtetet e Bashkuara
    • Letër nga një doktor ose institucion mjekësor në Shtetet e Bashkuara që deklaron gatishmërinë për të trajtuar sëmundjen e diagnostikuar dhe që detajon kohën e llogaritur dhe koston e trajtimit (përfshi pagesat e doktorit, pagesat për qëndrimin në spital dhe të gjitha shpenzimet mjekësore)
    • Provë që transporti, shpenzimet mjekësore dhe të jetesës së pacientit në Shtetet e Bashkuara do të paguhen. Kjo mund të jenë në formën e pasqyrave bankare apo pasqyrave të të ardhurave/kursimeve ose kopje të certifikuara të taksave të paguara (ose të pacientit ose të personit apo organizatës që po paguan trajtimin).
  • Mund të aplikoni për një vizë vizitori B-1 për të punuar përkohësisht në Shtetet e Bashkuara si një punonjës personal ose shtëpiak në situata të kufizuara. Ju dhe punëdhënësi juaj do të kërkohet që të vërtetoni se marrëdhënia e punës i plotëson kushtet e punës dhe të pagës në Shtetet e Bashkuara. Për detaje të mëtejshme se si të aplikoni, vizitoni faqen e internetit të ambasadës lokale të Shteteve të Bashkuara dhe https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visitor.html.

Kur merrni pjesë personalisht në një intervistë konsullore, mund të kërkohen dokumente shtesë për të përcaktuar nëse kualifikoheni për vizë. Nëse kualifikoheni për të MOS marrë pjesë personalisht në një intervistë konsullore, dorëzoni vetëm listën e dokumenteve të kërkuara të renditura në mënyrë specifike në faqen e udhëzimeve.

Për shembull, dokumentet shtesë të kërkuara për një intervistë individuale mund të përfshijnë prova për:

  • Qëllimin e udhëtimit tuaj
  • Qëllimin për t'u larguar nga Shtetet e Bashkuara pas udhëtimit tuaj; dhe/ose
  • Aftësinë tuaj për të paguar të gjitha kostot e udhëtimit tuaj.
  • Dëshmia për punësimin tuaj dhe/ose lidhjet familjare mund të jenë të mjaftueshme për të treguar qëllimin e udhëtimit tuaj dhe qëllimin tuaj për t'u kthyer në shtetin tuaj të origjinës.
  • Nëse nuk mund t'i mbuloni të gjitha kostot për udhëtimin tuaj, mund të paraqitni dëshmi se një person tjetër do të mbulojë disa ose të gjitha kostot për udhëtimin tuaj.

(C) KALIMI TRANSIT NË SHTETET E BASHKUARA

  • Provë për të kaluar transit në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që udhëtoni për në një vend tjetër dhe qellimin për t'u larguar nga Shtetet e Bashkuara.
  • Provë se keni fonde të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
  • Provë për të treguar se aplikuesi ka një vend banimi jashtë ku qellon të kthehet në fund të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Kjo gjë në përgjithësi provohet duke paraqitur prova të familjes, profesionit, pronës, punësimit ose lidhjeve dhe angazhimeve të tjera në disa shtetet përveç Shteteve të Bashkuara, të mjaftueshme për ta bërë aplikuesin të kthehet aty në fund të qëndrimit të tij/të saj.

(D) ANËTAR I EKUIPAZHIT

  • Letër/kontratë nga kompania punëdhënëse në të cilën të deklarohet kohëzgjatja e punës dhe nëse është e mundur, pikat e hyrjes për në Shtetet e Bashkuara.

(E) TREGTAR TRAKTATI OSE INVESTITOR TRAKTATI

  • Aplikimi Jo-Imigrues për Tregtar Traktati/Investitor Traktati, Formulari DS-156E.
  • Dokumente që përcaktojnë identitetin e shtetësisë së kompanisë tuaj.
  • Një letër nga punëdhënësi që detajon pozicionin tuaj dhe që deklaron se zotëroni aftësi tejet të specializuara thelbësore për funksionimin efikas të kompanisë ose se ju jeni një punonjës ekzekutiv ose menaxher.
  • Dëshmi për tregti substanciale ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendit tuaj.
  • Vizitoni https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/employment/treaty-trader-investor-visa-e.html për të parë kërkesat shtesë për dokumentacion.

(E3) AUSTRALIAN NË PROFESION TË VEÇANTË

  • Formulari ETA 9035, të shënuar qartë si "E3 - Australi – të shqyrtohet." Shënim: Ky formular është njoftimi i një Aplikimi të miratuar të Kushteve të Punës (LCA) që punëdhënësi i Shteteve të Bashkuara merr nga Departamenti i Punës (DOL).
  • Një letër ofertë pune me specifikimet e pagës nga punëdhënësi në Shtetet e Bashkuara, që tregon se aplikuesi do të angazhohet në një profesion të specializuar.
  • Një kopje të vërtetuar të diplomës së huaj dhe provë se është e barasvlershme me diplomën e kërkuar në SHBA ose një kopje të vërtetuar të një diplome bakalaureate ose një diplome të një niveli më të lartë, siç kërkohet nga profesioni i specializuar.
  • Një kopje të vërtetuar për çdo licencë të kërkuar ose lejeve të tjera zyrtare për të praktikuar profesionin në shtetin ku do të punohet. Nëse licencimi nuk është i nevojshëm menjëherë pas pranimit, aplikuesit do t'i nevojitet provë që licenca e kërkuar do të merret brenda një kohe të arsyeshme pas pranimit.

(F) STUDENT AKADEMIK OSE QË MËSON GJUHËN

  • Formulari I-20, Certifikatë e Përshtatshmërisë për status studenti jo-imigruese (F-1 ose M-1) për studentë akademikë që nuk mësojnë gjuhën dhe studime profesionale. Aplikuesi duhet të paraqesë një Formular të krijuar nga SEVIS, I-20 i cili i është dhënë aplikuesit nga shkolla e tij apo e saj. Aplikuesi dhe zyrtari i shkollës duhet ta nënshkruajnë formularin I-20.
  • Konfirmimi i tarifës së Sistemit të vizave të studentëve dhe të shkëmbimit (SEVIS) I-901. Për më shumë informacione se kush kërkohet të paguajë këtë tarifë, shikoni programin SEVP në internet në: http://www.fmjfee.com.

Kur merrni pjesë personalisht në një intervistë konsullore, mund të kërkohen dokumente shtesë për të përcaktuar nëse kualifikoheni për vizë. Nëse kualifikoheni për të MOS marrë pjesë personalisht në një intervistë konsullore, dorëzoni vetëm listën e dokumenteve të kërkuara të renditura në mënyrë specifike në faqen e udhëzimeve.

Për shembull, dokumentet shtesë të kërkuara për një intervistë individuale mund të përfshijnë prova për:

  • Qëllimin e udhëtimit tuaj
  • Qëllimin për t'u larguar nga Shtetet e Bashkuara pas udhëtimit tuaj; dhe/ose
  • Aftësinë tuaj për të paguar të gjitha kostot e udhëtimit tuaj.
  • Dëshmia për punësimin tuaj dhe/ose lidhjet familjare mund të jenë të mjaftueshme për të treguar qëllimin e udhëtimit tuaj dhe qëllimin tuaj për t'u kthyer në shtetin tuaj të origjinës.
  • Nëse nuk mund t'i mbuloni të gjitha kostot për udhëtimin tuaj, mund të paraqitni dëshmi se një person tjetër do të mbulojë disa ose të gjitha kostot për udhëtimin tuaj.

(H) PUNONJËS I PËRKOHSHËM

  • Numri i pranimit për peticionin tuaj të miratuar siç paraqitet në Peticionin për një punonjës jo imigrant Formulari I-129 ose Njoftimi për veprim Formulari I-797 nga USCIS (nuk aplikohet për aplikantët për vizë H1B1).
  • Një ofertë për punë nga punëdhënësi në Shtetet e Bashkuara dhe një aplikim i miratuar dhe i certifikuar i Departamentit të Punës (aplikohet vetëm për aplikantët për vizë H1B1).

(I) MEDIA dhe GAZETARËT

  • Provë e punësimit
  • Një kopje e Kartës zyrtare të Identitetit të shtypit, nëse është e aplikueshme

(J) VIZITOR SHKËMBIMI

  • Certifikata Origjinale e Përshtatshmërisë për Statusin e Vizitorit/es për Shkëmbime, Formulari DS-2019 - Një Formular DS-2019 i krijuar nga SEVIS, ofrohet nga sponsori i programit pasi ai ndërfut informacionin e vizitorit/es për shkëmbim në sistemin SEVIS. Të gjithë vizitorët e shkëmbimit, përfshi bashkëshortët/et dhe fëmijët e mitur, duhet të regjistrohen në Sistemin e Informacionit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit (SEVIS). Secili person merr një Formular DS-2019 të veçantë.
  • Plani i Trajnimit/Plani i Vendosjes së Praktikës, Formulari DS-7002 – Përveç Formularit DS 2019, pjesëmarrësve në kategoritë e të stazhierëve dhe praktikantëve J-1 ju kërkohet Formulari DS 7002 (bazuar në Kutinë 7 në Formularin DS-2019). Mësoni më shumë rreth programeve të stazhierëve dhe praktikantëve në https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/study.html.
  • Konfirmimi i tarifës së Sistemit të vizave të studentëve dhe të shkëmbimit (SEVIS) I-901. Për më shumë informacione se kush kërkohet të paguajë këtë tarifë, shikoni programin SEVP në internet në: http://www.fmjfee.com.

Kur merrni pjesë personalisht në një intervistë konsullore, mund të kërkohen dokumente shtesë për të përcaktuar nëse kualifikoheni për vizë. Nëse kualifikoheni për të MOS marrë pjesë personalisht në një intervistë konsullore, dorëzoni vetëm listën e dokumenteve të kërkuara të renditura në mënyrë specifike në faqen e udhëzimeve.

Për shembull, dokumentet shtesë të kërkuara për një intervistë individuale mund të përfshijnë prova për:

  • Qëllimin e udhëtimit tuaj
  • Qëllimin për t'u larguar nga Shtetet e Bashkuara pas udhëtimit tuaj; dhe/ose
  • Aftësinë tuaj për të paguar të gjitha kostot e udhëtimit tuaj.
  • Dëshmia për punësimin tuaj dhe/ose lidhjet familjare mund të jenë të mjaftueshme për të treguar qëllimin e udhëtimit tuaj dhe qëllimin tuaj për t'u kthyer në shtetin tuaj të origjinës.
  • Nëse nuk mund t'i mbuloni të gjitha kostot për udhëtimin tuaj, mund të paraqitni dëshmi se një person tjetër do të mbulojë disa ose të gjitha kostot për udhëtimin tuaj.

(K) I/E FEJUARI(A) OSE BASHKËSHORTI(JA) E NJË SHTETASI TË SHBA-së

(L) I TRANSFERUAR BRENDA KOMPANISË

(M) STUDENT PROFESIONAL/JOAKADEMIK

  • Formulari I-20 – Shkolla do të dërgojë një Formular I-20 të krijuar nga SEVIS pasi të ketë vendosur informacionin e studentit në bazën e të dhënave SEVIS. Studenti dhe zyrtari i shkollës duhet të nënshkruajnë Formularin I-20. Të gjithë studentët, bashkëshortët(et) e tyre, nëse duhet të banojnë në Shtetet e Bashkuara me studentin, duhet të regjistrohen në Sistemin e Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit (SEVIS). Secili person merr një Formular I-20 të veçantë.
  • Konfirmimi i tarifës së Sistemit të vizave të studentëve dhe të shkëmbimit (SEVIS) I-901. Për më shumë informacione se kush kërkohet të paguajë këtë tarifë, shikoni programin SEVP në internet në: http://www.fmjfee.com.

Kur merrni pjesë personalisht në një intervistë konsullore, mund të kërkohen dokumente shtesë për të përcaktuar nëse kualifikoheni për vizë. Nëse kualifikoheni për të MOS marrë pjesë personalisht në një intervistë konsullore, dorëzoni vetëm listën e dokumenteve të kërkuara të renditura në mënyrë specifike në faqen e udhëzimeve.

Për shembull, dokumentet shtesë të kërkuara për një intervistë individuale mund të përfshijnë prova për:

  • Qëllimin e udhëtimit tuaj
  • Qëllimin për t'u larguar nga Shtetet e Bashkuara pas udhëtimit tuaj; dhe/ose
  • Aftësinë tuaj për të paguar të gjitha kostot e udhëtimit tuaj.
  • Dëshmia për punësimin tuaj dhe/ose lidhjet familjare mund të jenë të mjaftueshme për të treguar qëllimin e udhëtimit tuaj dhe qëllimin tuaj për t'u kthyer në shtetin tuaj të origjinës.
  • Nëse nuk mund t'i mbuloni të gjitha kostot për udhëtimin tuaj, mund të paraqitni dëshmi se një person tjetër do të mbulojë disa ose të gjitha kostot për udhëtimin tuaj.

(O) I HUAJ ME AFTËSI TË JASHTËZAKONSHME

  • Numri i faturës për peticionin tuaj të miratuar siç paraqitet në Peticionin tuaj për një Punonjës Jo-Imigrues, Formulari I-129, ose Njoftimi i Veprimit, Formulari I-797, nga USCIS.

(P) I HUAJ I NJOHUR NË BOTË

  • Numri i faturës për peticionin tuaj të miratuar siç paraqitet në Peticionin tuaj për një Punonjës Jo-Imigrues, Formulari I-129, ose Njoftimi i Veprimit, Formulari I-797, nga USCIS.

(Q) VIZITOR SHKËMBIMI KULTUROR

(R) PUNONJËS FETAR

(T) VIKTIMË E TRAFIKIMIT

  • Formulari I-797, Njoftimi i Veprimit, nga USCIS ku të tregohet miratimi i Formularit I-914, Shtojca A

(TD/TN) PROFESIONIST I NAFTA-s

  • Provë e punësimit

(U) VIKTIMË E AKTIVITETIT KRIMINAL

  • Formulari I-797, Njoftimi i Veprimit, nga USCIS ku të tregohet miratimi i peticionit jo-imigrues U