Si të aplikoni / Informacioni i përgjishëm i vizës

Pamja e përgjithshme

Në përgjithesi, një shtetas i një shteti të huaj që kërkon të hyjë në SHBA duhet, së pari, të marrë një vizë të SHBA-së, e cila vendoset në pasaportën e udhëtarit. Disa udhëtarë ndërkombëtare mund të kualifikohen për të hyrë në Shtetet e Bashkuara pa vizë nëse plotësojnë kërkesat e programit të Mosnevojitjes së Vizave për të hyrë në ShBA. Programi i udhëtimit pa vizë (VWP) lejon që udhëtarët, me një pasaportë të vlefshme elektronike, të hyjnë në Shtetet e Bashkuara pa vizë për deri në 90 ditë për arsye biznesi ose turizmi. Për të vërtetuar kualifikimin e juaj për Programin e Udhëtimit Pa Vizë ju lutemi vizitoni https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visa-waiver-program.html. Të gjithë atyre që udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara për arsye tjetër, përveç biznesit ose kënaqësisë, u duhet vizë.


A më duhet vizë për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara?

Udhëtarët që kualifikohen për programin e Mosnevojitjes së Vizës për të hyrë në ShBA duhet të marrin autorizim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara duke përdorur Sistemin Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA) në https://esta.cbp.dhs.gov/esta. Udhëtarët aplikimi ESTA i të cilëve është refuzuar dhe përsëri duan të udhëtojnë për të Shtetet e Bashkuara, duhet të plotësojnë një aplikim për Vizë Jo-Imigruese në këtë faqe interneti.

Udhëtarët në kategoritë e mëposhtme duhet të marrin një vizë përpara se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pasi nuk kanë më të drejtë të udhëtojnë në kuadër të Programit të Heqjes së Vizave (VWP-Visa Waiver Program):

  • Shtetasit e vendeve të VWP që kanë udhëtuar ose kanë qenë në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë ose Jemenit më ose pas datës 1 mars 2011, (me përjashtime të kufizuara për udhëtime me qëllime diplomatike ose ushtarake në shërbim të një vendi VWP).
  • Shtetasit e vendeve të VWP që kanë udhëtuar ose kanë qenë në Kubë më ose pas datës 12 janar 2021, (me përjashtime të kufizuara për udhëtime me qëllime diplomatike ose ushtarake në shërbim të një vendi të VWP).
  • Shtetasit e vendeve të VWP të cilët janë gjithashtu shtetas të Kubës, Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Iranit, Irakut, Sudanit ose Sirisë.

Udhëtarët që duhet të udhëtojnë uregjent, mund të kërkojnë një takim të përshpejtuar për vizë. Për të kërkuar një takim të përshpejtuar për vizë, udhëtari duhet të planifikojë në fillim një takim të rregullt për vizë për datën më të afërt dhe më pas lajmërohuni në llogarinë tuaj zgjedheni lidhjen "Vazhdoni" pastaj klikoni "Kërkoni takim të përshpejtuar" dhe i ndiqni udhëzimet. Në kërkesën udhëtari duhet të përfshijë datën dhe qëllimin e udhëtimit, si dhe një kopje të çdo mesazhi nga Departamenti amerikan i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit që ai/ajo ka marrë në lidhje me statusin e tij/saj të sistemit ESTA dhe, nëse është e vlefshme, pse është refuzuar aplikimi ESTA.

Më shumë informacione mbi kufizimet për udhëtimin sipas Programit të Udhëtimit pa Vizë, duke përfshirë kërkesën për një pasaportë elektronike, janë të disponueshme në https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visa-waiver-program.html.


Hapat që nevojiten për të aplikuar për një vizë të ShBA-së

Nëse ju duhet të aplikoni për një vizë që të udhëtoni në ShBA- procesi përfshin hapat e mëposhtëm:

  1. Përcaktoni llojin e vizës që ju duhet për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Informacioni rreh llojeve të vizave mund të gjendet në https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/all-visa-categories.html.
  2. Plotësoni formularin e aplikimit DS-160 në internet. DS-160 është një formular i qeverisë së ShBA-së në internet dhe mund të plotësohet në https://ceac.state.gov/CEAC. Secili aplikues duhet ta plotësojë këtë formular përpara se të përdorë shërbimet në këtë faqe interneti.
  3. Kthehuni në këtë faqe interneti dhe plotësoni hapat e mëtejshëm të aplikimit për të catkaur një takim në Seksionin Konsullor:
    • Krijoni një llogari përdoruesi.
    • Shtoni informacionin e aplikuesit/eses për të plotësuar regjistrimin.
    • Vendosni numrin e konfirmimit DS-160 për secilin aplikues që aplikon për një vizë.
    • Jepni një adresë apo zgjidhni një vend ku dëshironi të merrni dokumentat tuaja nga Seksioni Konsullor.
    • Paguani tarifën/at për vizën e jo-imigrantit (MRV) duke përdorur një prej mënyrave të mundshme në vendin ku jetoni. Shih Tarifat për vizë për variante të mundshëm pagimi.
    • Caktoni një takim në Seksionin Konsullor.
  4. Ndiqni takimin në Sekcionin Konsullor.
  5. Pas intervistës tuaj, ndiqni udhëzimet specifike të dhëna nga seksioni konsullor ose kontrolloni këtë faqe interneti për statusin e vizës dhe informacione për dërgimin.

Rinovimi i Vizës pa Intervistë

Ka disa Seksione Konsullore që kanë një proces rinovimi të vizave, ku aplikantët/et e kualifikuar/a, mund të mos kërkojnë një intervistë personalisht. Kualifikimi përcaktohet në bazë të përgjigjeve të dhëna gjatë procesit të caktimit të takimeve. Megjithatë, zyrtarët konsullorë rezervojnë të drejtën për të kërkuar një intervistë për çdo aplikant/e për vizë.

Aplikantëve/eve të kualifkuar/a për procesin e “Heqjes Dorë nga Intervista për Rinovim” do t'u jepen udhëzime se si të dërgojnë ose dorëzojnë dokumentet e tyre në seksionin konsullor të zgjedhur, pas përfundimit të caktimit të takimit për vizë përmes kësaj faqeje interneti.

Kërkesat specifike mund të ndryshojnë sipas vendit, por në përgjithësi, për t'u kualifikuar për heqje dorë nga intervista e rinovimit, aplikantët/et duhet të plotësojnë disa nga ose të gjitha kërkesat e mëposhtme:

  1. Rinovimi i një vize të lëshuar në vendin ku po aplikoni që, ose është ende e vlefshme, ose e skaduar brenda 12 deri në 48 muajve të fundit
  2. Të jeni shtetas/e vendas/e ose banor/e i/e përhershëm/e i/e vendit ku paraqitet aplikimi dhe të jeni fizikisht i/e pranishëm/e në vend
  3. Të 10 shenjat e gishtërinjve janë marrë në momentin e lëshimit të vizës së fundit
  4. Viza e mëparshme nuk është humbur, vejdhur apo revokuar
  5. Aplikimi më i fundit për vizë nuk u refuzua
  6. Plotësoni kërkesat e tjera të kualifikimit sipas rastit

Vizitoni faqen e internetit të Ambasadës ose Konsullatës së U.S. (SHBA) për informacione specifike për secilin vend lidhur me procesin e heqjes dorë nga intervista e rinovimit në https://www.usembassy.gov/.


Heqja Dorë nga Bazuar në Moshë

Ka disa Seksione Konsullore që kanë një proces për heqjen dorë nga intervistat, bazuar në kriteret e moshës. Kualifikimi përcaktohet në bazë të përgjigjeve të dhëna gjatë procesit të caktimit të takimeve. Megjithatë, zyrtarët konsullorë rezervojnë të drejtën për të kërkuar një intervistë për çdo aplikant/e për vizë.

Aplikantëve/eve të kualifkuar/a për procesin e “Heqjes Dorë nga Intervista për Rinovim” do t'u jepen udhëzime se si të dërgojnë ose dorëzojnë dokumentet e tyre në seksionin konsullor të zgjedhur, pas përfundimit të caktimit të takimit për vizë përmes kësaj faqeje interneti.

Kërkesat specifike mund të ndryshojnë sipas vendit, por në përgjithësi, sa më poshtë mund të kualifikohen për heqje dorë nga intervista e rinovimit, bazuar në moshë:

  • Aplikantët nën moshën 14 vjeç ose mbi moshën 79 vjeç (duke qenë se nuk u kërkohet t'u merren shenjat e gishtave).

    Shënim: Kur aplikoni për vizë në Meksikë, aplikantët/et duhet të jenë nën moshën 7 vjeç për t'u kualifikuar për Heqjen Dorë nga Intervista.

Vizitoni faqen e internetit të Ambasadës ose Konsullatës së U.S. (SHBA) për informacione specifike për vendin lidhur me procesin e heqjes dorë nga intervista në https://www.usembassy.gov/.


Zbulimi i një gabimi në vizën tuaj

Informacioni i printuar në një vizë të lëshuar nga ShBA-ja duhet të jetë i njëjtë me informacionin në pasaportën e aplikuesit. Nëse zbuloni një gabim (gabim shtypi, gabim në datën e lindjes, gabim në datën e skadimit, etj.) në vizën tuaj amerikane, aplikanti ose një përfaqësues i autorizuar mund të dërgojnë një email në adresën: TiranaUSConsulate@state.gov.


Viza e Refuzuar

Nëse një aplikuesit i është refuzuar viza, zyrtari konsullor do t’i japë aplikuesit një letër në të cilën do të shpjegohet pse i është refuzuar viza.

Nëse letra e refuzimit ka të shënuar 214(b), do të shpjegojë në përgjithësi se aplikimi nuk kualifikohet për një vizë në ndjekje të ligjeve të imigracionit të SHBA-së. Nëse aplikuesi zgjedh të aplikojë sërish, ai duhet të paraqesë një aplikim të ri, të paguajë një pagesë të re për vizën dhe duhet të japë informacion se si kanë ndryshuar rrethanat që nga aplikimi i mëparshëm për vizë.

Nëse letra e refuzimit ka të shënuar 221(g), në përgjithësi do të përfshijë veprime shtesë që duhet të kryejë aplikuesi për të vazhduar me aplikimin e tyre për vizë. Letra do të ketë edhe udhëzime se si të kryhen hapat shtesë të kërkuar. Aplikuesit nuk do t'i duhet ta paguajë përsëri tarifën e aplikimit për vizë.

Në disa raste aplikimet kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm administrativ, që mund ta vonojë gjykimin për vizë. Në rast se shqyrtimi administrativ kërkohet, letra po ashtu do të ketë të shënuar 221(g) dhe do të jepen udhëzime shtesë.

Për më shumë informacione mbi refuzimet e vizave, vizitoni faqen e internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore të Departamentit të Shtetit në adresë interneti.