Përpunimi grupor Kompanitë, Agjencitë e udhëtimeve dhe Organizata të tjera

Pamja e përgjithshme

Grupet me 10 ose me më shumë aplikantë që udhëtojnë së bashku mund të kualifikohen për një akses të veçantë te "Përpunuesi i grupit", i cili do t’i lejojë të përdorin informacione dhe të planifikojnë takimet së bashku nëpërmjet kësaj faqeje interneti. Grupet duhet të përfshijnë persona që udhëtojnë me të njëjtin itinerar, si p.sh. grupe shkollore, individë që udhëtojnë për të marrë pjesë në një eveniment të organizuar nga një sponsor, biznes ose organizatë e vetme, interpretues ose punëtorë bazuar në një peticion, etj.

Nëse nuk i plotësoni kriteret për aksesin te "Përpunuesi i grupit", mund të krijoni një llogari dhe ta planifikoni nëpërmjet procesit normal për vizat joemigruese.

Nëse mendoni se mund të kualifikoheni për aksesin te "Përpunuesi i grupit", një përfaqësues i grupit duhet të ndjekë hapat më poshtë:

  1. Krijoni një llogari
  2. Klikoni te lidhja "Veprimet” lart djathtas
  3. Zgjidhni "Parametrat e llogarisë" dhe klikoni në "Kërkesë për para-miratim, për pozicionin: Proçesor Grupi"
  4. Plotësoni formularin e kërkesës dhe "dorëzojeni"
  5. Kërkesa juaj do të rishikohet nga Seksioni Konsullor dhe do të merrni një email me vendimin e marrë.

Në qoftë se ju tashmë keni marrë akses si "Përfaqësues i grupit" dhe keni nevojë për ndihmë me disa detaje teknike, rreth pagimit të taksave administrative ose në lidhje me llogarinë tuaj (adresа e e-mailit dhe fjalëkalimi), dërgoni një e-mail në adresën: Group_Processing_ALB@visaops.net.