Pyetje që Bëhen Shpesh

Pyetje të përgjithshme

  1. Cili është qëllimi i kësaj faqeje?
  2. Kam harruar fjalëkalimin tim. Si mund të rivendos fjalëkalimin tim?
  3. Si mund ta përditësoj postën elektronike të përdorur për t'u identifikuar në llogarinë time?
  4. A është e vërtetë se një kompani, faqe interneti ose individ tjetër mund të marrë një vizë të ShBA-së më shpejt se nëpërmjet këtij shërbimi?
  5. A është e vërtetë se një kompani, një faqe interneti ose individ mund të garantojë lëshimin e një vize të ShBA-së?
  6. Si mund ta mësoj nëse kualifikohen për Programin e Mosnevojitjes së Vizës?
  7. A mund të më ndihmoni me DS-160? Nuk e di se çfarë të vendos në një fushë të caktuar. Nuk mund ta ngarkoj fotografinë time siç duhet. Nuk arrij të marr një email konfirmimi. Nuk mund të printoj asnjë nga faqet e mia të konfirmimit.
  8. Pse përdoret adresa ime e emailit në këtë ueb faqe?
  9. Çfarë do të ndodhë me formularin tim DS-160 online në internet nëse une caktoj një takim në një Seksion Konsullor të Shteteve të Bashkuara ku do ta dorëzoj dukentacionin për aplikim të një vizë, por në fund takimi për intervistë do të caktohet në një Seksion tjetër Konsullor të Shteteve të Bashkuara?
  10. A ka një kërkesë për të siguruar identifikuesit e mediave sociale kur aplikojnë për një vizë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
  11. Çfarë duhet të bëj nëse ka një ndërprerje të energjisë apo shërbimeve, që ndikojnë këtë faqe interneti apo ndonjë prej shërbimeve të lidhura me të? (Shembull: pamundësi për të përfunduar pagesën për vizën në një bankë apo në internet, pamundësi për t'u lidhur me qendrën e shërbimit të klientit, pamundësi për të shkarkuar faturën, etj.)
  12. Si mund të korrigjoj informacionin tim të aplikantit/es nëse bëj ndonjë gabim?
  13. A merret ndonjë masë në Qendrat e Shërbimit për të siguruar shëndetin dhe sigurinë time gjatë kësaj vizite?
  1. Çfarë është një vizë?
  2. Cilat lloje vizash janë të disponueshme?
  3. Dëshiroj të aplikoj për një vizë të dyfishtë C1/D dhe B1/B2. Çfarë duhet të bëj?
  4. Kush vendos nëse unë do të marr një vizë?
  5. Sa kohë duhet për të shqyrtuar aplikimin tim për vizë?
  6. Çfarë është “shqyrtimi administrativ”?
  7. Për sa kohë jam i autorizuar të qëndroj në Shtetet e Bashkuara?
  8. Si mund të aplikoj për dy lloje vizash në të njëjtën kohë?
  9. Pasi do ta marrë vizën, a kam të drejtë të hyj në Shtetet e Bashkuara?
  10. Unë kam ndryshuar emrin tim. A është ende e vlefshme viza ime e Shteteve të Bashkuara me emrin tim të vjetër?
  11. Duhet ta caktoj udhëtimin para intervistë?

Pyetje mbi Rinovimet dhe Zgjatjet e Vizave

  1. Si mund ta zgjas vizën time?
  2. Unë kam një vizë jo-imigruese që do të skadojë së shpejti. A më duhet të kaloj në gjithë procesin e aplikimit për vizë përsëri?

Pyetje mbi pasaportën

  1. Përse më duhet një faqe bosh në pasaportën time?
  2. Unë kam dy nënshtetësi. Cilën pasaportë duhet të përdor për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara?
  3. Pasaporta ime me një vizë të vlefshme është vjedhur. Çfarë duhet të bëj?
  4. Për sa kohë duhet të jetë e vlefshme pasaporta ime që të aplikoj për një vizë të ShBA-së?
  5. Duheshte ta zëvendësoja pasaportën para datës së caktuar të takimit. Cfarë duhet të bëj?
  6. Pasaporta ime ka skaduar por viza ime amerikane është ende aktive. Çfarë duhet të bëj?

Pyetje mbi pagesën për vizën

  1. Aplikimi im u refuzua. A mund të më rimbursohet pagesa e vizës?
  2. Më ndhodhi një gabim të sistemit kur bëja pagesën time për aplikimin për vizë në internet. A u pranua pagesa ime? Si ta marr numrin e faturës time të pagesës për aplikimin për vizë?
  3. A mund ta shes ose t'ia jap pagesën time (MVR) për vizë dikujt tjetër?
  4. Unë kam paguar shumën e gabuar të tarifës MRV, çfarë duhet të bëj?
  5. Unë e kam paguar shumën MRV pas datës së skadimit, çfarë duhet të bëj?
  6. Unë kam paguar më shumë për tarifën time MRV, çfarë duhet të bëj?
  7. Ku mund t’i gjej kushtet e përgjithshme të pagesës së tarifës së aplikimit për vizë (MRV)?

Pyetje mbi Takimet për Vizë

  1. Më duhet një takim i përshpejtuar dhe nuk ka takime në disponim, Çfarë duhet të bëj?
  2. Çfarë ndodh nëse e kam humbur intervistën time?
  3. Ku duhet t’i paraqesë ankesat aplikuesi?
  4. Si mund të shtoj ose të ndryshoj anëtarët për një takim grupi të caktuar?
  5. Kush mund të më shoqëron në intervistë ?
  6. A është e domosdoshme që të gjithë aplikuesit për vizë të paraqiten personalisht në intervistën në konsullatë?

Pyetje mbi dërgesën e dokumenteve

  1. Si mund t’i ndjek dokumentet e mia që ia kam dërguar Seksionit Konsullor?
  2. Si mund ta marr pasaportën/vizën pasi aplikimi të jetë shqyrtuar?
  3. A mund ta ndryshoj vendin e marrjes së dokumenteve? A mund ta ndryshoj për dërgesë në shtëpi?
  4. Kanë kaluar më shumë se 2 javë që nga intervista ime në Seksionin Konsullor, kur mund t'i marr dokumentet e mia?
  5. A mund ta shpejtoj korrierin që të mi kthejë dokumentet e mia?
  6. A mund të dërgojë dokumentet e mia në Seksionin Konsullor përmes postës?
  7. Kam pranuar udhëzime nga Seksioni Konsullor që duhet të dorëzoj dokumentacion shtesë në lidhje me aplikimin tim për vizë. Çfarë duhet të bëj?
  8. Si mund ta ndjeki procedurën e dorëzimit të dokumentacionit?

Pyetje të Tjera për Procesimin e Vizave

Disponueshmëria për Takime

  1. Unë tashmë e kam planifikuar një takim, por si mund të kontrolloj nëse ka ndonjë mundësi takimi më parë në kohë?
  2. Meqenëse nuk ka takime për intervista, a duhet të përpiqem të aplikoj në një vend tjetër?
  3. A ka një kufi në numrin e herëve që mund të hyj në llogarinë time për të kontrolluar disponueshmërinë e takimit?

Anulimi i Takimit

  1. A duhet të paraqitem në takimin tim nëse kam marrë një lajmërim për anulim të takimit?
  2. Takimi im u anulua. Përse nuk mora një lajmërim me email?
  3. Si mund ta zbuloj nëse takimi im do të anulohet dhe sa kohë përpara do të marr një email lajmërimi nëse ndodh?

Rinovimi i Vizës

  1. Më duhet të rinovoj vizën, por nuk shoh deklarata kualifikuese të heqjes dorë nga intervista e rinovimit. Ku mund t'i gjej deklaratat kualifikuese, në mënyrë që të mos më duhet të marr pjesë në një intervistë për vizë?
  2. Sa është koha e pritjes për të lëshuar një vizë për rastet e rinovimit të vizës?

Takime Emergjence

  1. Kam paraqitur një kërkesë për takim emergjence, por ende jam duke pritur për një përgjigje.
  2. Kërkesa ime për takim emergjence u refuzua. A mund të dërgoj një kërkesë tjetër emergjence?
  3. Kërkesa ime për takim emergjence u miratua, por nuk mund të marr pjesë në takimin në datën e re.

Rinovimi i Vizës

  1. Për sa kohë është e vlefshme tarifa ime për vizë, për të caktuar një takim?
  2. Kam paguar tarifën për vizë, por nuk dua të vazhdoj me aplikimin sepse nevojat e mia për udhëtim kanë ndryshuar, takimi është anuluar disa herë ose për shkak të kohës së gjatë të pritjes për të marrë një takim. A mund të marr një rimbursim?

Statusi i Aplikimeve për Vizë të Dorëzuara

  1. Kam bashkangjitur kërkesën time për rinovimin e vizës shumë javë/muaj më parë dhe do të doja të dija për statusin e aplikimit tim.
  2. Sa kohë do të duhet për procesimin e vizës sime dhe për t’u informuar për statusin e aplikimit tim për vizë?

Të tjera

  1. Kam marrë një email që më lajmëron se llogaria ime është çaktivizuar, çfarë mund të bëj?
  2. Nëse e plotësova formularin tim DS-160 në 2020, a më duhet të plotësoj një formular të ri për takimin tim në 2021?

Pyetje të përgjithshme

  1. Cili është qëllimi i kësaj faqeje?

    Departamenti i Shtetit të ShBA-së ka kontraktuar GDIT-në që të ofrojë të gjitha ose disa nga shërbimet e mëposhtme të Vizave Jo-imigruese për SHQIPËRIA:

    1. Informacion për Shërbimin e Vizave (Internet, IVR dhe Qendra e telefonatave)
    2. Pagesën për Marrjes e Vizës
    3. Caktimin e Rishikimit/Intervistës së aplikimit për vizë
    4. Shërbimet e korrierit për dërgimin dhe marrjen e dokumenteve të vizës

    GDIT është i vetmi entitet i autorizuar që të ofron këto shërbime në këtë vend në emër të Departamentit të Shtetit të ShBA-së. Nëse përdorni një kompani tjetër për t’ua ofruar këto shërbime, kompania përsëri duhet të përdorë shërbimet në këtë faqe interneti.

  2. Kam harruar fjalëkalimin tim. Si mund të rivendos fjalëkalimin tim?

    Në faqen "Sign in or Create an Account" (Identifikohu ose Krijo një Llogari), klikoni lidhjen "Forgot your password?" (Keni harruar fjalëkalimin tuaj?). Pastaj shkruani adresën e postës elektronike të lidhur me llogarinë tuaj të përdoruesit. Ne do t'ju dërgojmë një email me udhëzime për rivendosjen e fjalëkalimit tuaj.

  3. Si mund ta përditësoj postën elektronike të përdorur për t'u identifikuar në llogarinë time?

    Vetëm zotëruesi i llogarisë mund të përditësojë adresën e postës elektronike. Pronari i llogarisë duhet së pari të identifikohet në llogari, më pas te menyja Veprimet shkoni te "Account Settings" (Cilësimet e llogarisë) dhe zgjidhni "Update Email" (Përditëso postën elektronike). Nëse një palë e tretë krijoi llogarinë, duhet t'i kontaktoni drejtpërdrejt për të ndryshuar adresën e postës elektronike.

  4. A është e vërtetë se një kompani, faqe interneti ose individ tjetër mund të marrë një vizë të ShBA-së më shpejt se nëpërmjet këtij shërbimi?

    Jo. Të gjitha kompanitë dhe personat duhet të përdorin këtë shërbim, me qëllim që të lenë një takim për vizën. Asnjë individi ose kompanie nuk i jepet përparësi. Të gjitha pretendimet si palë të treta që thonë se mund të garantojnë hyrje më të shpejtë ne shërbimin e Departamentit të Shtetit të ShBA-së janë mashtrime.

    Çfarë ndodh nëse paguaj më shumë para?
    Asnjë individi ose kompanie nuk i jepet më shumë preferencë. Të gjitha pretendimet e tilla janë mashtrime.

  5. A është e vërtetë se një kompani, një faqe interneti ose individ mund të garantojë lëshimin e një vize të ShBA-së?

    Jo. Të gjitha pretendimet e tilla janë mashtrime.

  6. Si mund ta mësoj nëse kualifikohen për Programin e Mosnevojitjes së Vizës?

    Për të përcaktuar nëse i plotësoni kushtet për Programin e Udhëtimit pa Vizë., vizitoni https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visa-waiver-program.html. Gjithashtu mund ta vizitoni edhe faqen e internetit të Sistemit Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA) në https://esta.cbp.dhs.gov/esta.

    Udhëtarët në kategoritë e mëposhtme duhet të marrin një vizë përpara se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pasi nuk kanë më të drejtë të udhëtojnë në kuadër të Programit të Heqjes së Vizave (VWP-Visa Waiver Program):

    • Shtetasit e vendeve të VWP që kanë udhëtuar ose kanë qenë në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë ose Jemenit më ose pas datës 1 mars 2011, (me përjashtime të kufizuara për udhëtime me qëllime diplomatike ose ushtarake në shërbim të një vendi VWP).
    • Shtetasit e vendeve të VWP që kanë udhëtuar ose kanë qenë në Kubë më ose pas datës 12 janar 2021, (me përjashtime të kufizuara për udhëtime me qëllime diplomatike ose ushtarake në shërbim të një vendi të VWP).
    • Shtetasit e vendeve të VWP të cilët janë gjithashtu shtetas të Kubës, Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Iranit, Irakut, Sudanit ose Sirisë.

    Udhëtarët që duhet të udhëtojnë uregjent, mund të kërkojnë një takim të përshpejtuar për vizë. Për të kërkuar një takim të përshpejtuar për vizë, udhëtari duhet të planifikojë në fillim një takim të rregullt për vizë për datën më të afërt dhe më pas lajmërohuni në llogarinë tuaj zgjedheni lidhjen "Vazhdoni" pastaj klikoni "Kërkoni takim të përshpejtuar" dhe i ndiqni udhëzimet. Në kërkesën udhëtari duhet të përfshijë datën dhe qëllimin e udhëtimit, si dhe një kopje të çdo mesazhi nga Departamenti amerikan i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit që ai/ajo ka marrë në lidhje me statusin e tij/saj të sistemit ESTA dhe, nëse është e vlefshme, pse është refuzuar aplikimi ESTA.

    Më shumë informacione mbi kufizimet për udhëtimin sipas Programit të Udhëtimit pa Vizë, duke përfshirë kërkesën për një pasaportë elektronike, janë të disponueshme në https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/tourism-visit/visa-waiver-program.html.

  7. A mund të më ndihmoni me DS-160? Nuk e di se çfarë të vendos në një fushë të caktuar. Nuk mund ta ngarkoj fotografinë time siç duhet. Nuk arrij të marr një email konfirmimi. Nuk mund të printoj asnjë nga faqet e mia të konfirmimit.

    Ky është vetëm një shërbim për informacionin dhe caktimin e takimeve të vizave. Çdo këshillë për t’ju ndihmuar ose për t’ju dhënë informacion ose ndihmë për formularin DS-160 mund të gjendet në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të ShBA-së. Përgjigjet për pyetjet e shpeshta mbi formularin e aplikimit DS-160 mund të gjenden në https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/forms/ds-160-online-nonimmigrant-visa-application/ds-160-faqs.html.

  8. Pse përdoret adresa ime e emailit në këtë ueb faqe?

    Adresa juaj e emailit do të shfrytëzohet si emër i përdoruesit për të hyrë në llogarinë tuaj. Të gjitha njoftimet prej kësaj ueb faqeje do të dërgohen në adresën e emailit me të cilën jeni regjistruar. Në qoftë se ju nuk pranoni asnjë email nga usvisa-info.com, Ju lutemi shikoni folderat tuaj "Spam" dhe "Junk".

  9. Çfarë do të ndodhë me formularin tim DS-160 online në internet nëse une caktoj një takim në një Seksion Konsullor të Shteteve të Bashkuara ku do ta dorëzoj dukentacionin për aplikim të një vizë, por në fund takimi për intervistë do të caktohet në një Seksion tjetër Konsullor të Shteteve të Bashkuara?

    Për informacione të kësaj situatë specifike, vizitoni faqen për pyetjet e shpeshta mbi formularin DS-160 https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/forms/ds-160-online-nonimmigrant-visa-application/ds-160-faqs.html.

  10. A ka një kërkesë për të siguruar identifikuesit e mediave sociale kur aplikojnë për një vizë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

    Më 31Maj, 2019, Departmenti i Shtetit rinovoi formularët e aplikimit për viza, për emigrantë dhe jo-emigrantë, për të kërkuar informacion shtesë, përfshi edhe identifikues të mediave sociale, prej pjesës më të madhe të aplikuesëve për vizë amerikane në mbarë botën. Për më shumë informacion, lutemi t'i referoheni përgjigjeve të Departmentit të Shtetit ndaj Pyetjeve më Frekuente.

  11. Çfarë duhet të bëj nëse ka një ndërprerje të energjisë apo shërbimeve, që ndikojnë këtë faqe interneti apo ndonjë prej shërbimeve të lidhura me të? (Shembull: pamundësi për të përfunduar pagesën për vizën në një bankë apo në internet, pamundësi për t'u lidhur me qendrën e shërbimit të klientit, pamundësi për të shkarkuar faturën, etj.)

    Nëse nuk do të jeni në gjendje të plotësoni një prej veprimeve të kërkuara, të përshkruara në këtë faqe, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, mosfunksionimit të internetit apo telefonit, apo rrethana të tjera të ngajshme që prekin komunitetin tuaj, lutemi të riprovoni pasi këto probleme të jenë zgjidhur. Nëse ende nuk keni sukses në plotësimin e veprimeve të kërkuara, lutemi të Na Kontaktoni duke përdorur informacionin në këtë link https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv/information/contact_us. Lutemi të shpjegoni llojin e problemit që po përjetoni, shërbimin që u ndërpre dhe kërkoni udhëzime se çfarë duhet të bëni më pas.

    Nëse jeni duke realizaur pagesën e vizës suaj në internet shembuj: duke përdorur një kartë debiti, kartë krediti apo transferime elektronike fondesh) dhe nuk jeni i/e sigurt që pagesa juaj u realizua para se të ndodhte ndërprerja, MOS PROVONI të bëni pagesë edhe njëherë. Lutemi të Na Kontaktoni duke përdorur informacionin në linkun https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv/information/contact_us. Lutemi të shpjegoni llojin e problematikës, shërbimin që u ndërpre dhe pyseni nëse pagesa juaj u realizua apo jo. Lutemi të keni parasysh se pagesat për vizën janë të parimbursueshme.

  12. Si mund të korrigjoj informacionin tim të aplikantit/es nëse bëj ndonjë gabim?

    Departmenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara e kufizon informacionin që mund të ndryshoni, pasi e keni krijuar një llogari tuajën në këtë sistem:

    • Mund të ndryshoni adresën tuaj të e-mailit dhe numrin e telefonit në çdo kohë.
    • Mund të ndryshoni numrin e pashaportës tuaj ose numrin DS-160 vetëm një (1) herë pasi është bërë pagesa.
    • NUK mund të ndryshoni emrin, mbiemrin, vendin ku është lëshuar pashaporta, vendin e lindjes, ditën e lindjes apo gjininë, informacion i lidhur me profilin tuaj të aplikantit/es, pas kryerjes së pagesës së vizës.
    • Për të korrigjuar informacion tjetër, nëse e keni të vendosur një datë takimi, duhet të anuloni takimin tuaj me qëllim që të korrigjoni informacionin. Nëse nuk e keni vendosur ende një takim, duhet të hyni në llogarinë tuaj, klikoni në ikonën që ndodhet lart, në anën e djathtë të emrit të aplikantit/es dhe zgjidhni "Edit” (Korrigjoni).
  13. A merret ndonjë masë në Qendrat e Shërbimit për të siguruar shëndetin dhe sigurinë time gjatë kësaj vizite?

    Masat e sigurisë në Qendrat e Shërbimit, që ndihmojnë aplikantët/et për viza në SHBA, kanë ndryshuar për shkak të pandemisë së COVID-19. Qendrat e Shërbimit ndjekin ligjet, rregulloret dhe udhëzimet për mbrojtjen civile, lokale dhe të shtetit, lidhur me përdorimin e pajisjeve, larjen e duarve, sterizilimin e mjediseve, etj. Aplikantët/et duhet të kontrollojnë rregulloret lokale dhe të planifikojnë në përputhje vizitën e tyre në Qendrën e Shërbimit.

    Duke hyrë në Qendrën e Shërbimit, ju bini dakord me sa vijon:

    1. Nuk po kaloni simptoma të ngjashme me gripin.
    2. Nuk keni temperaturë. Ju rekomandojmë të masni temperaturën tuaj para vizitës në Qendrën e Shërbimit.
    3. Nuk keni qenë në afrimitet, në 14 ditët e fundit, me ndokënd i cili/e cila, me aq sa ju mund të dini, po vlerësohet apo është diagnostikuar me COVID-19.
    4. Do të mbani një maskë gjatë gjithë kohës që do të jeni në Qendrën e Shërbimit. Do ta hiqni maskën vetëm kur ju udhëzojnë t'a bëni gjatë mbledhjes së të dhënave biometrike (kur është e nevojshme).
    5. Do të ruani distancën e përcaktuar nga aplikantët/et e tjerë/a dhe respektoni të gjitha shenjat e distancimit, shënimet në dysheme dhe kufizimet e të ulurit.
    6. Do të përdorni pajisjet e ofruara pë larje duarsh/dezinfektim.
    7. Do të ndiqni udhëzimet e punonjësve të Qendrës së Shërbimit ndërkohë që ata/ato ju drejtojnë nëpër mjediset e brendshme.

Pyetje mbi Rinovimet dhe Zgjatjet e Vizave

  1. Si mund ta zgjas vizën time?

    Nëse doni ta zgjasni qëndrimin tuaj të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara, duhet të plotësoni një kërkesë drejtuar Shërbimeve të Shteteve të Bashkuara për Shtetësinë dhe Imigracionin përpara se qëndrimi juaj i autorizuar të përfundojë. Nëse qëndroni në Shtetet e Bashkuara më gjatë se sa jeni autorizuar, mund të ndaloheni që të ktheheni dhe/ose mund të largoheni (dëboheni) nga Shtetet e Bashkuara. Kontrolloni datën për periudhën e qëndrimit tuaj që nënpunësit të Departamentit të doganëve dhe mbrojte të kufirëve, për të përcaktuar datën kurrë skadon autorizimi i qëndrimit tuaj. Për të mësuar më shumë rreth zgjatjes së vizës tuaj, ju lutemi vizitoni faqen e USCIS në në https://www.uscis.gov/visit-united-states/extend-your-stay.

  2. Unë kam një vizë jo-imigruese që do të skadojë së shpejti. A më duhet të kaloj në gjithë procesin e aplikimit për vizë përsëri?

    Po, çdoherë të keni parasysh se kurrë aplikoni për një vizë pa marrë parasysh që viza e juaj akoma është e flefshme duhet ta plotësoni dhe përcjellni gjithë procesin e aplikimit. Megjithëatë, të gjitha ata të një grupëmoshe të caktuar ose ata qe po renovojnë një vizë të mëparshme amerikane mund të kenë të drejtën të aplikojnë për një vizë pa marrë pjesë në intervistën konsullore. E drejta për programnin “Heqjes së intervistës” do të përcaktohet gjatë kohës që aplikuesi vazhdon procesin e planifikimit të një takimit. Përcaktimi do të kryhet duke bazuar përgjigjeve të dhëna për kriteret kualifikuese.

Pyetje mbi pasaportën

  1. Përse më duhet një faqe bosh në pasaportën time?

    Vizat Jo-Imigruese të ShBA-së kërkojnë një fletë të plotë të pasaportës që të printohen. Ju lutemi sigurohuni që pasaporta juaj të ketë të paktën 1-2 faqe bosh pa viza/vula për të printuar vizën dhe vulat përkatëse të hyrjes.

  2. Unë kam dy nënshtetësi. Cilën pasaportë duhet të përdor për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara?

    Nëse keni nënshtetësi të dyfishtë dhe nuk jeni shtetas i ShBA-së, duhet të zgjidhni nënshtetësinë me të cilën doni të hyni në Shtetet e Bashkuara. Duhet të hyni dhe të largoheni nga Shtetet e Bashkuara duke përdorur të njëjtën pasaportë.

  3. Pasaporta ime me një vizë të vlefshme është vjedhur. Çfarë duhet të bëj?

    Nëse pasaporta juaj me Formularin tuaj I-94 ju ka humbur ose jua kanë vjedhur, duhet t’i zëvendësoni menjëherë. Duhet të kryeni disa veprime. Për më shumë informata, shikoni Pasaportat, Vizat dhe Formularët I-94 të humbur ose të vjedhur https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/lost-stolen-visas.html.

  4. Për sa kohë duhet të jetë e vlefshme pasaporta ime që të aplikoj për një vizë të ShBA-së?

    Pasaporta duhet të jetë e vlefshme së pakti 6 muaj pas periudhës që aplikuesi ka qëllim të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara përveçse kur ka përjashtime të veçanta në marrëveshjet me një shtet specifik. Për përjashtimet përkatëse. https://www.cbp.gov/document/bulletins/six-month-club-update Gjithashtu, për më shumë informacione, mund ta vizitoni faqen https://travel.state.gov/content/visas/en.html.

  5. Duheshte ta zëvendësoja pasaportën para datës së caktuar të takimit. Cfarë duhet të bëj?

    Aplikuesi mund të paraqitet në një takim të caktuar dhe të paraqesë një pasaportë të re. Nëse aplikuesi nuk mund të marrë një pasaportë të re përpara datës së caktuar të takimit, aplikuesi duhet ta anulojë ose ricaktojë takimin. Aplikuesi nuk mund të aplikojë për vizë pa pasaportë të vlefshme Ju lutemi paraqisni një kopje të raportit të policisë nëse ju është vjedhur pasaporta.

  6. Pasaporta ime ka skaduar por viza ime amerikane është ende aktive. Çfarë duhet të bëj?

    Përveç rasteve kur është anulluar ose revokuar, viza është e vlefshme deri në datën e skadimit. Nëse viza e juaj është e vlefshme mund të udhëtoni në SHBA me të dyja pasaportat e juaja, deri sa viza e juaj është e vlefshme dhe nuk është skaduar, si dhe është vizë përkatëse për udhëtimin tuaj. Të dyja pasaportat duhet të tregojnë të njëjtën shtetësi dhe emri i titullarit duhet të jetë identik në të dyja pasaportat. Ju lutemi vini re: Viza nuk garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Përcaktimi përfundimtar i hyrjes varet plotësisht nga nënpunësi i CBP-së që kontrollon dokumentacionin.

Pyetje mbi pagesën për vizën

  1. Aplikimi im u refuzua. A mund të më rimbursohet pagesa e vizës?

    Jo. Tarifa që keni paguar është pagesë për aplikimin. Të gjithë ata që aplikojnë për një vizë të ShBA-së kudo në botë duhet ta paguajnë këtë tarifë, e cila mbulon koston e shqyrtimit të aplikimit tuaj.

  2. Më ndhodhi një gabim të sistemit kur bëja pagesën time për aplikimin për vizë në internet. A u pranua pagesa ime? Si ta marr numrin e faturës time të pagesës për aplikimin për vizë?

    Pagesat e tarifës MRV nuk rimbursohen. Nëse keni hasur në një defekt të sistemit kur bëni pagesën për aplikimin për vizë në internet, mos u përpiqni të bëni një pagesë tjetër. Hyni në llogarinë tuaj dhe shkoni te faqja "Llogaria ime", klikoni mbi lidhjen "Vazhdo" dhe ndiqni udhëzimet.

  3. A mund ta shes ose t'ia jap pagesën time (MVR) për vizë dikujt tjetër?

    Pagesat e aplikimit për vizë nuk rimbursohen dhe nuk transferohen. Ju nuk mund ta shisni ose ta këmbeni pagesën për vizë me dikë tjetër.

  4. Unë kam paguar më shumë për tarifën time MRV, çfarë duhet të bëj?

    Nëse keni pyetje ose shqetësime rreth pagesës, ju lutemi përdorni funksionin “Na kontaktoni” në këtë faqe interneti.

  5. Ku mund t’i gjej kushtet e përgjithshme të pagesës së tarifës së aplikimit për vizë (MRV)?

    Të gjitha informatat në lidhje me pagesën e aplikimit për vizë (MRV) mund t'i gjeni këtu.

Pyetje mbi Takimet për Vizë

  1. Më duhet një takim i përshpejtuar dhe nuk ka takime në disponim, Çfarë duhet të bëj?

    Ju mund të kërkoni një takim të përshpejtuar. Për të kërkuar një takim të përshpejtuar, në fillim caktoni një takim të zakonshëm në datën më të afërt të mundshme. Më pas hyni te llogaria juaj, klikoni te “Vazhdoni”, zgjidhni "Kërkoni një takim të përshpejtuar" dhe ndiqni udhëzimet. Takimet e përshpejtuara do të jepen vetëm sipas gjykimit të Seksionit Konsullor. Rrethanat që mund të merren parasysh për takime të përshpejtuara përfshijnë:

    1. Një vdekje e papritur të një të afërmit, një sëmundje e rënde ose një aksident i cila ka lë pasoja të rënda dhe jeta juaj është në rezik, ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara.
    2. Një trajtim mjekësor urgjent për aplikuesin ose fëmijën e tij/saj të mitur.
    3. Aplikuesi për llojen e vizës Shkëmbimi i Studentëve dhe Programi i Vizitoreve te Shkëmbimit (F/M/J) nevojitet formulari I-20 ose DS-2019 i cili ka një datë e cila është më parë se takimit të parë për vizë.
    4. Një udhëtim i papritur për në Shtetet e Bashkuara për qëllime tregtare urgjente që paraqiten brenda 10 ditëve pas takimit të parë për vizë.
    5. Një vizitë e papritur që ka një rëndësi të madhe kulturore, politike, gazetareske, sportive ose ekonomike që mund të paraqitet brenda 10 ditëve pas takimit të parë për vizë.
    6. Një aplikant/e për vizë turistike/vizitor për biznes (B1/B2), i cili/e cila ka marrë një refuzim nga Sistemi Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA).

    Rrethanat e shqyrtuara për takimet e shpejtuara mund të ndryshojnë. Kur kërkoni një takim të shpejtë, do të shihni listën e rrethanave të pranueshme në vendin ku po aplikoni për vizë.

  2. Çfarë ndodh nëse e kam humbur intervistën time?

    Nëse e keni humbur intervistën, aplikuesi duhet të hyjë në sistem, të shkojë te faqja kryesore "Llogaria ime", të zgjedhë lidhjen "Takim i Humbur" dhe të ndjekë udhëzimet. Ta keni parasysh se aplikuesit duhet të presin 24 orë pasatj të kërkojnë pëlqim për ritakimin për takimin e humbur.

  3. Ku duhet t’i paraqesë ankesat aplikuesi?

    Zgjidhni lidhjen “Na kontaktoni” në fund të faqes së internetit dhe ndiqni udhëzimet.

  4. Si mund të shtoj ose të ndryshoj anëtarët për një takim grupi të caktuar?

    Nëse doni të shtoni ose të ndryshoni anëtarët e grupit pasi keni caktuar një takim, duhet ta anuloni takimin e grupit tuaj, duhet të shtoni ose të ndryshoni anëtarët e grupit dhe pastaj të caktoni sërish takimin e grupit.

    Ju lutemi vini re,varësisht prej disponimit, nuk ka garanci që ju do të mund të caktoni të njëjtën datë dhe orë siç e keni caktuar në fillim.

  5. Kush mund të më shoqëron në intervistë ?

    Në përgjithësi, vetëm ata që aplikojnë për vizë janë autorizuar të hyjnë në Seksionin Konsullor. Prindërit ose kujdestarët ligjorë janë të lejuar të shoqërojnë fëmijët e tyre të mitur. Per më shumë informata lidhur me kujdestaret ose përkthyes, ju lutemi vizitoni web faqen e Seksionit Konsullor.

  6. A është e domosdoshme që të gjithë aplikuesit për vizë të paraqiten personalisht në intervistën në konsullatë?

    Të gjithë ata që po e rinovojnë vizën amerikane të mëparshme apo ata qe plotësojnë kritere të tjera të lidhura me moshën, mund të kualifikohen për programin "Heqjes së intervistës". E drejta do të përcaktohet gjatë kohës që aplikuesi vazhdon procesin e planifikimit të një takimit. Gjithsesi nënpunësit konsullor e kanë të drejtën të vendosin për atë se cili aplikues duhet të jetë i pranishum në një intervistë.

Pyetje mbi dërgesën e dokumenteve

  1. Si mund t’i ndjek dokumentet e mia që ia kam dërguar Seksionit Konsullor?

    Korrieri jep një numër të dërgesës për të sjellë dokumentet. Ju lutemi kërkojeni këtë numër nga agjenti i korrierit kur dorëzoni dokumentet për t'u dërguar. Statusi i dërgesës tuaj mund të ndiqet nëpërmjet faqes së internetit të korrierit.

  2. Si mund ta marr pasaportën/vizën pasi aplikimi të jetë shqyrtuar?

    Koha e përpunimit të aplikimeve për vizë dhe printimit të një vize të miratuar të ShBA-së ndryshon për secilin aplikues individual. Pasi të keni ndjekur intervistën në Seksionin Konsullor të ShBA-së, mund të ndiqni statusin e aplikimit tuaj për vizë në https://ceac.state.gov/CEAC.

    Ndjekja e kthimit të dokumentit tuaj do të fillojë kur Seksioni Konsullor i ShBA-së t'ia lëshojë dokumentet korrierit. Ju do të merrni një emaili që do t’ju njoftojë se kur i është caktuar numri i dërgesës dokumenteve tuaja.

    Ju mund ta ndiqni statusin e dërgesës duke hyrë në këtë faqe interneti dhe duke klikuar mbi lidhjen e numrit të dërgesës, i cili do t'ju çojë te faqja e internetit të korrierit për informacionin më të fundit të ndjekjes.

  3. A mund ta ndryshoj vendin e marrjes së dokumenteve? A mund ta ndryshoj për dërgesë në shtëpi?

    Afati për të ndryshuar lokacionin se ku do të dorëzohet dokumentacioni i juaj është 24 orë para intervistës suaj. Pas kohës së përcaktuar, opsioni për të ndryshuar lokacionin e postës së shpejtë do të deaktivated nga llogaria juaj dhe nuk do të lejohen ndryshimet e mëtejshme të postës së shpejtë.

  4. Kanë kaluar më shumë se 2 javë që nga intervista ime në Seksionin Konsullor, kur mund t'i marr dokumentet e mia?

    Koha e përpunimit të një aplikimi për vizë varet nga Seksioni Konsullor. Ju lutemi vizitoni https://ceac.state.gov/CEAC për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Nëse kanë kaluar më shumë se 5 ditë pune që kur është lëshuar viza juaj dhe ende nuk keni marrë një numër dërgese të korrierit, ju lutemi ndiqni udhëzimet në faqen Na kontaktoni.

  5. A mund ta shpejtoj korrierin që të mi kthejë dokumentet e mia?

    Jo. Kur Seksioni Konsullor ia ka dërguar dokumentin(et) korrierit, paketës mund t'i duhen 1-3 ditë pune për t'u dërguar.

  6. A mund të dërgojë dokumentet e mia në Seksionin Konsullor përmes postës?

    Dokumentacionin e juaj për aplikim për vizë mund ti dorëzoni në Seksioni Konsullor vetëm nëse merrni udhëzime që ta bëni këtë gjë në fund të procesit të caktimit të takimit për vizë. Për informacione për atë se cilat perosna kualifikohen për dorëzimin e dokumentacionit për aplikimin për vizë nëpërmjet postës, shikoni në https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv/information/courier#courier_send.

  7. Kam pranuar udhëzime nga Seksioni Konsullor që duhet të dorëzoj dokumentacion shtesë në lidhje me aplikimin tim për vizë. Çfarë duhet të bëj?

    Mund të dërgoni dokumentacion shtesë në Seksioni Konsullor vetëm nëse keni marrë një letër ose një email me udhëzime të caktuara duke përfshirë listën e dokumentacionin e kërkuar që duhet ta dërgoni me postën e shpejtë. Për të dërguar dokumentacion në Seksioni Konsullor pa pagesë, ndiqni udhëzimet se si ta printoni Çertifikatën për Autorizimin e Korrierit pa pagesë. Nëse keni probleme gjatë printimit të Çertifikatës për Autorizimin e Korrierit ndiqni udhëzimet për Problemet me dorëzimin e dokumenteve në faqen "Na kontaktoni" në këtë faqe të interneti. Për listë me lokacione të autorizuara për dorëzimin e dokumentacionit, vizitoni faqen: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv/information/courier#courier_send.

  8. Si mund ta ndjeki procedurën e dorëzimit të dokumentacionit?

    Hyni në llogarinë tuaj dhe nën opsioni Statusi klikoni te lidhja e Numrit i transportit të postës së shpejtë. Faqja do të hapët dhe do ta paraqet statusin e dorëzimit. Nëse në statusin tuaj nuk paraqitet Numri i transportit të postës së shpejtë, pasaporta juaj nuk është përpunuar dhe mund që akoma përpunohet. Pas pjesëmarrjes në intervistën në Seksionin Konsullor të Shteteve të Bashkuara, mund ta ndjekni gjendjen e zgjidhjes së aplikimit tuaj për vizë në https://ceac.state.gov/CEAC ose, nëse është e zbatueshme, ndiqni udhëzimet lokale që i keni marrë gjatë intervistës. Nëse paraqiten probleme ose shqetësime të tjera në lidhje me kthimin e dokumentacionin, ose nëse kanë kaluar më shumë se 5 ditë pune që nga lëshimi i vizës tuaj dhe Numri i transportit të postës së shpejtë nuk është ende i disponueshëm, ndiqni udhëzimet për Problemet me dorëzimin e dokumentacionin në faqen të internetit "Na kontaktoni".

Pyetje të Tjera për Procesimin e Vizave

Disponueshmëria për Takime

  1. Unë tashmë e kam planifikuar një takim, por si mund të kontrolloj nëse ka ndonjë mundësi takimi më parë në kohë?

    Ju nuk mund të shihni disponueshmërinë e takimit nëse nuk planifikoni në mënyrë aktive një takim. Nëse keni një takim të planifikuar dhe doni të shihni nëse ka disponueshmëri takimesh më parë në kohë, duhet të regjistroheni në llogarinë tuaj në këtë faqe (https://ais.usvisa-info.com/), klikoni në Continue (Vazhdo) dhe përzgjidhni opsionin "Reschedule Appointment" ("Ricaktoni Takimin"). Kalendari i takimeve që do të shfaqet përfshin takimet në dispozicion, bazuar në klasën tuaj të vizës dhe kritere të tjera. Zgjidhni datën dhe kohën e takimit që preferoni dhe klikoni në butonin Reschedule (Ripërcakto). Sistemi do ju kërkojë të konfirmoni ndryshimin dhe më pas të paraqisni një faqe të përditësuar të Konfirmimit dhe Udhëzimeve. Nëse vendosni të mbani takimin që keni, klikoni në butonin Close (Mbyll).

  2. Meqenëse nuk ka takime për intervista, a duhet të përpiqem të aplikoj në një vend tjetër?

    Ne ju rekomandojmë të aplikoni në vendin ku jeni shtetas/e ose rezident/e i/e përhershëm/e ligjor/e. Aktualisht, shumica e Ambasadave dhe Konsullatave të U.S. kanë burime të kufizuara në dispozicion për procesimin e aplikimeve për vizë; rrjedhimisht, janë duke i dhënë përparësi aplikimeve të qytetarëve/eve dhe banorëve/eve të përhershëm/e ligjorë/e.

  3. A ka një kufi në numrin e herëve që mund të hyj në llogarinë time për të kontrolluar disponueshmërinë e takimit?

    Nuk ka kufi në numrin e herëve që mund të hyni në llogarinë tuaj; megjithatë, rifreskimi i përsëritur i një faqeje brenda sistemit për një periudhë të zgjatur kohe mund të çojë në çaktivizimin e llogarisë tuaj. Për më tepër, hyrja në këtë faqe në internet, përmes disa kompjuterëve të ndryshëm dhe në të njëjtën kohë, ose përdorimi i mjeteve të automatizuara ose jo njerëzore, të tilla si skripte, është i ndaluar, në bazë të Kushteve të Përdorimit të kësaj faqeje.

Anulimi i Takimit

  1. A duhet të paraqitem në takimin tim nëse kam marrë një lajmërim për anulim të takimit?

    Ju nuk duhet të merrni pjesë në takimin tuaj konsullor nëse keni marrë një njoftim për anulimin e takimit. Për të riplanifikuar takimin tuaj, ju lutemi, regjistrohuni në llogarinë tuaj të përdoruesit në këtë faqe interneti (https://ais.usvisa-info.com/), zgjidhni opsionin “Continue” ("Vazhdo") dhe ndiqni udhëzimet e sistemit nën opsionin “Reschedule Appointment" ("Ripërcaktoni Takimin"). Nëse keni nevojë për ndihmë të mëtejshme, ju lutemi, referojuni seksionit të Ndihmës (Help) në fund të faqes.

  2. Takimi im u anulua. Përse nuk mora një lajmërim me email?

    Kur një takim anulohet, dërgohet automatikisht një email në adresën e emailit të dhënë në sistemin e caktimit të takimeve. Në disa raste, adresa e postës elektronike e dhënë është e pasaktë, aplikanti/ja nuk ka qasje në adresën e emailit që përdori për të krijuar llogarinë, ose emaili i dërguar shkon në postën e padëshiruar (në bazë të konfigurimit të llogarisë së postës elektronike). Për këto arsye, ne rekomandojmë që aplikantët/et të kontrollojnë statusin e takimit të tyre një ose dy ditë para takimit, duke u futur në këtë faqe interneti (https://ais.usvisa-info.com/).

  3. Si mund ta zbuloj nëse takimi im do të anulohet dhe sa kohë përpara do të marr një email lajmërimi nëse ndodh?

    Në përgjithësi, Seksionet Konsullore përpiqen të anulojnë takimet të paktën tre javë përpara; megjithatë, duke pasur parasysh ndryshimet që ndodhin në mnëyrë të vazhdueshme, anulimet mund të ndodhin edhe më pak se tre javë para takimit. Ne rekomandojmë që aplikantët/et të kontrollojnë statusin e takimit të tyre një ose dy ditë para takimit, duke u regjistruar në këtë faqe interneti (https://ais.usvisa-info.com/).

Rinovimi i Vizës

  1. Më duhet të rinovoj vizën, por nuk shoh deklarata kualifikuese të heqjes dorë nga intervista e rinovimit. Ku mund t'i gjej deklaratat kualifikuese, në mënyrë që të mos më duhet të marr pjesë në një intervistë për vizë?

    Aplikantët/et kualifikohen për heqje dorë nga intervista bazuar në informacionin që ata/ato japin ndërsa vazhdojnë të ndjekin hapat në këtë faqe interneti (https://ais.usvisa-info.com/). Nëse nuk janë paraqitur deklarata kualifikuese, ose nuk jeni kualifikuar për heqjen dorë nga intervista, ose opsioni i heqjes dorë nga intervista nuk është aktualisht i disponueshëm në Seksionin Konsullor ku po aplikoni.

  2. Sa është koha e pritjes për të lëshuar një vizë për rastet e rinovimit të vizës?

    Çdo aplikim për vizë është unik dhe koha e përpunimit ndryshon në bazë të secilit rast. Ambasadat dhe Konsullatat e U.S. po veprojnë me kapacitet të zvogëluar dhe aktualisht kanë burime të kufizuara në dispozicion për të procesuar aplikimet për viza, gjë që mund të vonojë lëshimin e vizës suaj. Ju mund të ndiqni statusin e aplikimit tuaj për vizë në https://ceac.state.gov/CEAC.

Takime Emergjence

  1. Kam paraqitur një kërkesë për takim emergjence, por ende jam duke pritur për një përgjigje.

    Seksionet Konsullore po marrin një numër të madh kërkesash për takime emergjence. Këto kërkesa rishikohen dhe jepen bazuar në disponueshmërinë e zyrtarëve/eve konsullorë/e për të procesuar aplikimet për viza. Nëse nuk keni marrë ende një përgjigje për kërkesën tuaj për takim emergjence, ju lutemi prisni një përgjigje nga Seksioni Konsullor pasi janë duke punuar me dedikim me një numër të madhe kërkesash të grumbulluara. Nëse nuk merrni një përgjigje, planifikoni të merrni pjesë në takimin tuaj për intervistë konsullore në datën dhe kohën e caktuar fillimisht.

  2. Kërkesa ime për takim emergjence u refuzua. A mund të dërgoj një kërkesë tjetër emergjence?

    Në raste shumë të kufizuara, disa Seksione Konsulore mund tw lejojnë aplikantë dhe aplikante të dërgojnë më shumë se një kërkesë për takim emergjent. Mënyra më e mirë për të kontrolluar nëse jeni i/e autorizuar për të dërguar një tjetër kërkesë për takim emergjent është të lidheni në llogarinë tuaj në këtë faqe interneti (https://ais.usvisa-info.com/). Nëse nuk e keni mundësinë për të dërguar një kërkesë të re të përshpejtuar, duhet të planifikoni të merrni pjesë në takimin e intervistë tuaj konsualore në datën e paracaktuar.

  3. Kërkesa ime për takim emergjence u miratua, por nuk mund të marr pjesë në takimin në datën e re.

    Për shkak të numrit të madh të kërkesave për takime të përshpejtuara, Seksionet Konsullore po miratojnë vetëm një numër të kufizuar kërkesash për takime emergjente. Nëse kërkesa juaj për takim emergjence është miratuar dhe keni marrë një takim të ri, ju rekomandojmë që të bëni çdo përpjekje për të marrë pjesë, pasi kapaciteti i takimeve është jashtëzakonisht i kufizuar.

    Nëse nuk do të mund të merrni pjesë në takimin tuaj emergjent, mund ta anulloni atë dhe të vendosni një takim të ri bazuar në kapacitetet në dispozicion.

Rinovimi i Vizës

  1. Për sa kohë është e vlefshme tarifa ime për vizë, për të caktuar një takim?

    Kjo tarifë e aplikimit për vizë është normalisht e vlefshme për një vit nga data e blerjes; megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit e kupton që shumë aplikantë/e për vizë kanë paguar tarifën e procesimit të aplikimit për vizë dhe janë ende në pritje për të marrë pjesë ose për të caktuar një takim për vizë. Për këtë arsye, vlefshmëria e tarifës së vizës është zgjatur deri më 30 Shtator, 2023, në përputhje me udhëzimet e Departamentit të Shtetit.

    Për të kontrolluar datën e skadimit të tarifës suaj për vizë, regjistrohuni në llogarinë tuaj në këtë faqe interneti (https://ais.usvisa-info.com/), klikoni në butonin Continue (Vazhdo) dhe zgjidhni opsionin Payment Receipt (Pranimi i Pagesës). Data e skadimit të tarifës së vizës për secilin/secilën aplikant/e është e shënuar në Payment Receipt (Dëftesën e Pagesës).

  2. Kam paguar tarifën për vizë, por nuk dua të vazhdoj me aplikimin sepse nevojat e mia për udhëtim kanë ndryshuar, takimi është anuluar disa herë ose për shkak të kohës së gjatë të pritjes për të marrë një takim. A mund të marr një rimbursim?

    Tarifat e vizave janë të parimbursueshme dhe të patransferueshme. Të gjithë/a aplikantët/et për viza jo-emigruese duhet të paguajnë tarifën e aplikimit për vizë para se të caktojnë një takim. Para se të paguajnë tarifën e vizës, aplikantëve/eve u kërkohet të pranojnë, duke përzgjedhur një kuti, se ata/ato e kuptojnë që tarifa e vizës do t'i caktohet aplikantit/es për vizë dhe se është e parimbursueshme dhe e patransferueshme (qoftë tek një person tjetër ose për përdorim në një vend tjetër).

    Kjo tarifë e aplikimit për vizë është normalisht e vlefshme për një vit nga data e blerjes; megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit e kupton që shumë aplikantë/e për vizë kanë paguar tarifën e procesimit të aplikimit për vizë dhe janë ende në pritje për të marrë pjesë ose për të caktuar një takim për vizë. Për këtë arsye, vlefshmëria e tarifës së vizës është zgjatur deri më 30 Shtator, 2023, në përputhje me udhëzimet e Departamentit të Shtetit.

    Për të kontrolluar datën e skadimit të tarifës suaj për vizë, regjistrohuni në llogarinë tuaj në këtë faqe (https://ais.usvisa-info.com/), klikoni në butonin Continue (Vazhdo) dhe zgjidhni opsionin Payment Receipt (Pranimi i Pagesës). Data e skadimit të tarifës së vizës për secilin/secilën aplikant/e është e shënuar në Payment Receipt (Pranimin e Pagesës)

Statusi i Aplikimeve për Vizë të Dorëzuara

  1. Kam bashkangjitur kërkesën time për rinovimin e vizës shumë javë/muaj më parë dhe do të doja të dija për statusin e aplikimit tim.

    Ambasadat dhe Konsullatat e U.S. po punojnë me kapacitet të reduktuar dhe aktualisht kanë burime të kufizuara në dispozicion për të procesuar aplikimet për viza; prandaj, koha e kërkuar për të procesuar një aplikim për vizë dhe printimin e një vize të miratuar për U.S. po merr më shumë kohë se zakonisht (në disa raste edhe disa muaj).

    Pasi të keni bashkangjitur dokumentet tuaja për rinovimin e vizës ose pasi të merrni pjesë në një takim për intervistë për vizë, mund të ndiqni statusin e aplikimit tuaj në: https://ceac.state.gov/CEAC.

    Mos telefononi dhe mos dërgoni email aty ku thotë Contact Us (Na Kontaktoni) për të pyetur për statusin e aplikimit tuaj, pasi ata/ato nuk kanë qasje në këtë informacion.

  2. Sa kohë do të duhet për procesimin e vizës sime dhe për t’u informuar për statusin e aplikimit tim për vizë?

    Çdo aplikim për vizë është unik dhe koha e përpunimit ndryshon në bazë të secilit rast. Ambasadat dhe Konsullatat e U.S. po veprojnë me kapacitet të zvogëluar dhe aktualisht kanë burime të kufizuara në dispozicion për të procesuar aplikimet për viza, gjë që mund të vonojë lëshimin e vizës suaj. Ju mund të ndiqni statusin e aplikimit tuaj për vizë në https://ceac.state.gov/CEAC.

Të tjera

  1. Kam marrë një email që më lajmëron se llogaria ime është çaktivizuar, çfarë mund të bëj?

    Hyni në llogarinë tuaj në këtë faqe interneti (https://ais.usvisa-info.com/) dhe ndiqni udhëzimet e dhëna në lidhje me riaktivizimin e llogarisë.

  2. Nëse e plotësova formularin tim DS-160 në 2020, a më duhet të plotësoj një formular të ri për takimin tim në 2021?

    Formularët DS-160 të bashkangjitur nuk skadojnë. Ata mund të përdoren për të aplikuar për vizë shumë muaj më vonë, nëse informacioni i futur në formular është ende i vlefshëm. E njëjta gjë vlen edhe për fotot e ngarkuara. Seksionet Konsullore do të përcaktojnë në kohën kur aplikimi për vizë procesohet nëse keni nevojë të paraqisni përsëri një fotografi më të fundit.